Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pritja po shoqërohet me emocione mes qytetarëve në Kosovë.

Mes tyre është edhe Sevdie Sadiku, veprimtare e çështjes kombëtare nga Vushtria, e cila i tha gazetarit tw Report TV Isa Myzyraj, se do ta kalojë natën zgjuar, në pritje të verdiktit.

“Unë quhem Sevdie Sadiku. Jam një veprimtare e kauzës kombëtare shqiptare. Vij nga Vushtria. Drejtësia ndërkombëtare e ka humbur rrugën. Në vend se të formojë Gjykatë Speciale për krimet serbe e për Serbinë, formon Gjykatë për çlirimtarët e luftën e drejtë. Nëpër shekuj kombi shqiptar ka bërë luftëra të drejta e mbrojtëse. Unë pres liri për çlirimtarët. Unë sot do të rri tërë natën. Tërë jetën ia kam kushtuar çështjes kombëtare. Për mua kombi është mbi gjithçka. Uroj që nesër të festojmë.”


Lajmi kryesor:

Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin! Prishtina pret verdiktin në shesh, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për ish krerët e UÇK-së: Shpallini të pafajshëm!