Sot ndryshoi ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Sot ndryshoi ora,  akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshimi i orës

Rikthehet ora diellore. Sot, akrepat e orës u kthyen një orë mbrapa, çka do të thotë se do të flemë më shumë. Kur ora shkoi 3 e mëngjesit (të së dielës) akrepat u kthyen 1 orë pas, duke shënuar orë 02:00.

Kështu mbërmjet vijnë më herët pasi errësohet më shpejt. Të gjitha pajisjet dixhitale përditësohen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.

 

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit Mars 2025. Në Europë ka pasur diskutime për aplikimin e vetëm një orë përgjatë gjithë vitit, por deri tani pa rezultat.

Ekspertë të mjekësisë në Britani thonë se ndryshimi dy herë në vit i orës ka pasoja në shëndetin e njeriut më shumë sesa mund të imagjinohet, ndaj kërkojnë të mbahet gjithnjë ora dimërore.

Ndryshimi konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme, pasi ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me errësirë dhe jo me dritën natyrale të ditës në mëngjes.

Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën.

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 26/10/2024 13:39

    nga 23 ore qe eshte per 6 muaj do behet 24 ore a dini kete jua thote nari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër