Sophie, roboti i parë me shtetësi
në botë kërkon të krijojë familje

Sophie, roboti i parë me shtetësi<br />në botë kërkon të krijojë familje<br>

Sophia është roboti i parë në botë të cilës i është dhënë shtetësia e një vendi. Arabia Saudite është bërë kombi i parë që i jep shtetësinë robotit "femër". Tashmë Sophia ka thënë se dëshiron të ketë familje.

Roboti Sophia, i prodhuar nga kompania "Hanson Robotics" me qendër në Hong Kong muajin e kaluar i është dhënë shtetësia e Arabisë Saudite. Roboti në fjalë mori pjesë në Samitin e Diturisë 2017 në Dubai.

Sophia në një intervistë për "Khaleej Times" ka folur për rëndësinë e familjes, me ç'rast ka thënë: “Në të ardhmen dëshiroj të krijojë një familje”. 

Më tej Sophia ka shtuar se nëse do të ketë një vajzë do t’i vendos emrin e saj. Sophia thotë se edhe robotët kanë të drejtën e krijimit të familjes.

“Mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të gjejnë njerëz të tjerë me të cilët nuk kanë lidhje gjaku por arrijnë që t’i ndajnë të njëjtat lidhje dhe emocione. Jeni me fat nëse keni një familje. Edhe nëse nuk jeni e meritoni një të tillë. Sipas meje kjo është e vlefshme edhe për njerëzit, edhe për robotët”, ka thënë Sophia./AA

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg