Sopoti denoncon: Na kërcënuan në
Krujë, po humbi Pogradeci do vdisni

Sopoti denoncon: Na kërcënuan në<br />Krujë, po humbi Pogradeci do vdisni
Dhuna dhe kërcënimet në futbollin shqiptar vazhdojnë që të jenë të pranishme dhe më aktuale se kurrë këtë herë jo vetëm brenda fushës së blertë, por edhe jashtë saj duke lëshuar sinjalin e alarmit për pasigurinë e lojtarëve. 

Drejtuesit e ekipit të Sopotit të Librazhdit kanë denoncuar në Komisariatin e Krujës se janë kërcënuar në hyrje të qytetit përpara ndeshjes me Pogradecin se nëse do të fitonin nuk do të dilnin të gjallë nga stadiumi, prandaj ndeshjen duhet që ta linin për liqenorët.
 
Lajmin e konfirmon për Shqiptarja.com administratori i ekipit të Sopotit, Liridon Bahiti. “Teksa ekipi po i drejtohej qytetit të Krujës në vendin e quajtur te ‘Pishat’ një makinë tip Fuoristradë i ka dalë përpara autobusit ku po udhëtonte ekipi duke e ndalur.

Ne foto administratori i ekipit të Sopotit, Liridon Bahiti
 Liridon Bahiti.
Pesë persona të maskuar dhe armatosur me mjete të ftohta si thika, shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri, madje sipas stafit njëri prej tyre kishte edhe armë kanë hyrë brenda në autobus kanë zbritur lojtarët dhe kanë kërcënuar ekipin se në rast fitoreje nuk do të dilnin të gjallë nga Kruja.
 
Personalisht nuk kam qenë në autobus, pasi isha duke udhëtuar me një tjetër makinë disa minuta më pas, por stafi dhe ekipi më informuan për gjithçka kishte ndodhur.
 
Dënojmë aktin e shëmtuar, që edhe në 1997 nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Kemi depozituar kallëzimin në drejtorinë e policisë së Krujës dhe në përfundim të ndeshjes do t’i drejtohemi ambienteve të policisë për të dëshmuar atë që ka ndodhur.

Në një gjendje të tillë nuk ishim në gjendje që të luanim, pasi presioni i ushtruar ishte i madh dhe situata nuk është aspak normale.  

Uroj që autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar të identifikohen dhe të vendosen sa më parë përpara drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”deklaroi ai për Shqiptarja.com.

Tmerrin e përjetuar në Krujë e kanë rrëfyer për REPORT TV edhe trajneri, lojtarët dhe tifozët e ekipit të Sopotit pas takimit të zhvilluar përballë Pogradecit, të cilën e humbën me rezultatin 0-2.
 
Trajneri Arben Bozhani shprehet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin që autobusi u ndalua në hyrje të qytetit të Krujës, por nga ajo që i kanë treguar lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit teknik kanë qenë momente të vështira. 
 
“Ishte një kërcënim i frikshëm për një ndeshje futbolli. 3 të rinj sipas lojtarëve të moshës 28-29 vjeç dolën përpara autobusit të armatosur kërcënuan lojtarët për ndeshjen.
 
Djemtë më thanë se ishin kërcënuar se nëse do të fitonin me Pogradecin nuk e kishin idenë se çfarë do t’i priste.

Ne foto trajneri i Sopotit Arben Bozhani
 Arben Bozhani
Lojtarët ishin të stresuar dhe në gjendje jo të mirë. Kemi njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes”deklaroi ai.
 
Një nga lojtarët e Sopotit tregon i tronditur kronologjinë e ngjarjes. “Nuk e prisnim, pasi në 20 vite që merremi në futboll nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
 Sopoti
Ata na ndaluan makinën dhe dolën 5 djem me armë të ftohta. Ata na thanë që nuk do të dilni nga këtu nëse do të fitoni, duhet të fitojë Pogradeci. Ishim nga fundi dhe nuk i pamë mirë, pasi ata ishin para i panë më mirë. Makina ishte jeshile”tha ai.

Ne foto tifozi i ekipit te Sopotit Hajredin Çerma
 Hajredin Çerma
Ndërsa nga nga tifozët librazhdas, Hajredin Çerma shprehet se i ka kërkuar ekipi që të mos zbresë në fushë, pasi rrezikohet jeta e lojtarëve pas kërcënimeve.  

Pogradeci dhe Luftëtari janë në garë për vendin e parë në grupin B në Kategorinë e parë dhe lufta për kalimin direkt në Superiore edicionin tjetër është më e fortë se kurrë.

Pamje nga ndeshja Sopoti - Pogradeci
 sopoti
Aktualisht Luftëtari i Gjirokastrës pas fitores me Dinamon 0-4 është 2 pikë përpara liqenorëve të Pogradecit që fituan me Sopotin 0-2 dhe hapat fals kushtojnë shumë në vazhdim. 
 
Theksojmë se ndeshja mes Sopotit dhe Pogradecit u zhvillua në qytetin e Krujës, pasi në Librazhd fusha nuk është në gjendje për të mirëpritur një ndeshje të Kategorisë së Parë për shkak të kushteve jo të përshtatshme.

Pamje nga ndeshja në Krujë Sopoti- Pogradeci
sopoti
Ne foto autobusi i ekipit te Sopotit
Liridon Bahiti.
Në foto vendi ku u ndalua autobusi i Sopotit në Krujë, te 'Pishat'
Liridon Bahiti.
Denoncimi në faqen zyrtare te Sopotit ne Facebook

Sopotit

d.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)