Sopranoja Arlinda Morava: Merremi
me politikë ndaj e kemi braktisur artin 

Sopranoja Arlinda Morava: Merremi<br />me politikë ndaj e kemi braktisur artin 
Le të mos merremi kaq shumë me politikë por ti kushtojmë më shumë vëmendje artit në mënyrë që të rrisim brezat e rinj me art dhe kulturë. Është kjo thirrja e sopranos shqiptare që jeton e interpreton prej 18 vjetësh në Bukuresht të Rumanisë Arlinda Morava. E ftuar në studion e A1 Report për të folur për pjesëmarrjen e saj në festivalin Flauti Magjik këtë të enjte në 21 maj, Morava shpreh zhgënjimin e saj për mungesën e vëmendjes ndaj artit në Shqipëri duke vënë theksin tek roli i medias në këtë drejtim. 

“Le të mos merremi ka shume me politike, por ti kushtohemi me shume artit. Duhet me shume pune nga media qe ti japë më shumë rëndësi artit dhe medias, që publikut ti bëhet edukatë. Në Rumani është tashmë edukatë, që në kopështe dhe shkolla, pasi atje ka një traditë prej shekujsh. Natyrisht që ne na duhet kohë që të arrijmë deri aty por media ka një fuqi të madhe për të promovuar më shumë artin sepse ne kemi artiste të mrekullueshëm, dhe është e pafalshme që ata të rrinë në hije. Është në të mirë të publikut që të rritet me frymën e muzikës klasike. Eshtë e dhimbshme që gjithçka fokusohet tek politika. Ne i kemi dhënë botës emra të mëdhnj të artit dhe unë kam një krenari jashtëzakonisht të madhe sa herë që intrerpretoj në gjuhen shqipe pasi përçoj një copëz Shqipërie nëpër botë. Perlat shqiptare që i kam zgjedhur i përcoj tek publiku rumun që nuk i kupton fjalët por përmes muzikës dhe interpretimit arrijnë të perceptojnë ndjeshmërinë dhe bukurinë e vendit tonë,”-shprehet Arlinda Morava. Sipas saj në shoqërinë shqiptare ka shumë mangësira sa i përket artit dhe kulturës pasi brezat e rinj nuk po rriten me ushqim shpirtëror cilësor por më shumë me marketing. 
E pyetur ndërkaq se sa e ka ndjerë mbështetjen e shtetit shqiptar ndër vite, sopranoja e mirënjohur shprehet: 
Nuk e kam ndjerë, asnjëherë. Vetëm në fillimet e mia pata mbështetjen e ambasadorit të atëhershëm Leonidha Mertiri dhe ambasada më ka përkrahur, por nga shteti shqiptar nuk ka patur asnjë lloj mbështetje. Koncertet që unë vij këtu në Shqipëri, janë kryesisht sipërmarrje individuale. 

Sopranoja Arlinda Morava është e ftuara e nderit në festivalin “Flauti Magjik” që mbyll siparin këtë të enjte në 21 maj me një mbrëmje gala në amfiteatrin pranë Akademisë së Arteve ku i ka rezervuar publikut një musical dhe një duet me tenorin Kastriot Tusha.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023