Soreca dhe Cakaj dorëzojnë 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Elbasan e Gramsh! Ambasadori: Në këtë luftë nuk jeni vetëm

ELBASAN- 150 pako me ushqime u janë dhuruar familjeve në nevojë në bashkinë e Elbasanit dhe Gramshit nga ambasador i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19. Ndihma kanë shkuar për familjet, të cilat janë identifikuara nga ana e Bashkisë që kanë një nevojë urgjente për ndërhyrje (75 pako secila Bashki).

Kjo mbështetje vjen në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë të financuar nga Bashkimi Evropian të cilët vendosën që të përdorin një pjesë të fondit të asistencës teknike për të ndihmuar institucionet dhe familjet në nevojë brenda zonës së programit ndërkufitar. Alokimi buxhetor prej 10,000 Euro për këtë emergjencë do të dërgohet për të ndihmuar komunitetet lokale në të dy anët e kufirit, ku 5.000 Euro shkojnë për familjet në nevojë në Shqipëri dhe përkatësisht në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Gramsh.

Në fjalën e tij, Soreca tha se se qytetarët nuk do të jenë të vetëm në këtë luftë, teksa u njoh nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja mbi projektet e zhvillimin e turizmit, pjesë e së cilit është edhe rivitalizimi i rrugës Egnatia, për të cilin Bashkia e Elbasanit ka aplikuar për mbështetje në programet e BE-së.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja