Ambasadori i BETiranë Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të gjithë institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar, ishte ky një mesazh i Sorecës.

Bashkimi Evropian thotë Soreca, do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Reformën e Drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor. 

"Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri", shkruan Soreca.

Këtë mesazh Soreca e ka shpërndarë në Tëitter krahas disa fotove të një takimi online me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.