Ambasadori Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka takuar Presidentin Bajram Begaj. Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, siç njofton delegacioni i BE-së në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale.
Soreca më tej inkurajoi vendin tonë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së si. Ndërkaq vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.
"Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE. Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal. Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë", thuhet në reagim.









Komente
Komento