Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite

Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite

Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së, në aktivitetin e Shkollës së Magjistraturës

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj  morën pjesë këtë të premtë në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e strategjisë së Shkollës së Magjistraturës. 

Gjatë këtij takimi ku pjesëmarrës ishin edhe figurat kryesore të drejtësisë në vendin tonë, Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca u shpreh se ndërkombëtarët janë gati për të ndihmuar, në programe dhe fonde dhe që për 3 vitet e ardhshme Shqipërisë do ti jepen 34 milionë euro si investime për Shkollën e Magjistraturës.

 Gjatë fjalës së mbajtur ambasadori Soreca u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit(SPAK).

Jemi gati  t’ju mbështesim pasi ky eshtë një komponent shume i rëmndësishëm ,por edhe magjistratura duhet të bëjë punën e saj.  34 milionë euro  do t’i jepen Shqipërisë për tre vitet e ardhshme, ndihmë për reformën në drejtësi të ketë mbështjetje për të  patur një mbështejtur drejtësinë shqiptare. Do të investojmë në shkollën e magjistraturës. Është i qartë që aktiviteti i shkollës duhet të jetë i mirëkordinuar. Jemi gati t’ju ndihmojmë që kjo shkollë të  ketë funksionimin e duhur. Do donim më shumë kandidatë . 75 kandidatë do të kandidojnë në shkollën e magjistraturës. Dua të përgëzoj qeverinë deri më tani për punën e bërë deri më tani për ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vettingun,  inkurajojmë vazhdimin e punës."

 Nga ana e saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj theksoi se strategjia e kësaj shkolle do të hartohet nga dy këshilla në bashkëpunim  me faktorët ndërkombëtar në vendin tonë,  për të krijuar një kulturë të re bashkëpunimi ndërinstitucional që të plotësohen detyrimet dhe të çohet përpara reforma në drejtësi. 

 Është kënaqësi për mua që ndodhem në prezantimin e Shkollën e Magjistraturës,  Siç tha ambasadori Soreka është e nevojshme mbushja e sistemit të vakancave për të çuar përpara reformën ne drejtësi.  Janë shtuar vendet vakante duke shkuar në 75.  Bashkarisht duhet të bashkëpunojmë për të vënë në jetë rezulatate   konkrete te reformës në drejtësi dhe për të cuar përpara përgjegjshmërinë, intregritetin dhe zbatueshmërinë e reformës në drejtësi. Vetëm pak ditë më parë organizuam . Sigurisht Shkolla e Magjistraturës nuk është vetme në instucionin e drejtësisë , por ajo luan një rol të rëndësishmë në përgatitjen e re të brezit të ri të magjsistartëve dhe qeveria do ta trajtojë me proritet . Dhe unë besoj se duhet të ketë një bashkëpunim të fortë institucional , për të krijuar kështu një kulture të re bashkëpunimi që në fund të ditës të përmbushim të gjithë angazhimet dhe detyrimet që kemi marrë përsipër në rrugën e ecururisë tonë drejt Bashkimit Evropian . Strategjia e Shkollës dhe stragjia ndërstrukturale e sistemit të drejtësisë janë du hallka të rëndësishme  Shpresoj fort që gjithë bashkëpunimi që do të kemi , të mundet t;ia dalë me sukses me qëllim që të ngrejmë insituacionin e SPAK dhe instititucionete reja të drejtësisë.

Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë

Gjatë këtij aktivitetit fjalën e ka marrë  kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Gent Ibrahimi, i cili  deklaroi se për këtë shkollë kanë aplikuar 25 kandidatë, të cilët do të përzgjidhen. Nga ana tjterër, ai theksoi se misioni i Euralius ka dhënë një kontribut të rëndësishwm duke nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë ‘”frutat e kalbura”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 01/02/2019 18:09

    Cdo aty Kyl Zhezair Zagari turpi I drejtesise shqiptare ky duhet arrestuar me urgjence

    Përgjigju
  • Albaneze: 01/02/2019 17:10

    Po my qen (Zaganjori) prap ne krye te mbledhjeve. Ku eshte vetingu per kete hajdut. Turp turp drejtesisise i thencin drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr