Soros e-mail Clintonit 2 ditë pas
21 janarit:Ndërhyni, ulni gjakrat
PDF - Ja e-maili i George Soros 

Soros e-mail Clintonit 2 ditë pas<br />21 janarit:Ndërhyni, ulni gjakrat<br />PDF - Ja e-maili i George Soros 
Ngjarjet e 21 janarit janë rikthyer sërish. Pas publikimit të  skandalit të e-mailt të kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillaty Clinton, prestigjiozja amerikane Washington Post shkruan se në këtë liste është përfshirë edhe Shqipëria, e pikërisht ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011.
 
Washington Post ka botuar një artikull ku flitet për një e-mail që Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, dy ditë pas demonstratës së opozitës para kryeministrisë të drejtuar nga Sali Berisha.
 
 Soros  me anë të këtij e-mail bën një pasqyrë të asaj çfarë kish ndodhur në Tiranë dhe kërkonte ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri.
 
Një situatë e tensionuar ka lindur në Shqipëri, e cili ka nevojë për vëmendje urgjente në nivele të larta të qeverisë amerikane. Unë besoj se dy gjëra duhet të bëhen urgjentisht:  Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës duhet të mbajnë mbi supe peshën e plotë të komunitetit ndërkombëtar në mënyrë që këta të parandalojnë demonstratat e mëtejshme si dhe ulin tonet me deklarata e tyre publike  Caktoni  një zyrtar të lartë evropian si një ndërmjetës. Ndërsa unë jam i shqetësuar në lidhje me retorikën duke u përdorur nga të dyja palët, unë jam veçanërisht i shqetësuar në lidhje me veprimet e Kryeministrit.”, i shkruan Soros Clintonit.
 
Manjati pasi analizon gjithë atë që ndodhi në Tiranë, thekson se vendi po shkonte drejt një anarkik të plotë si ajo e 1997. E për këtë sipas George Soros duhet të ndërhyjë SHBA e BE.
 
“Ka shenja se kontrolli i Edi Ramës mbi njerëzit e tij ka humbur. SHBA dhe BE-ja duhet të punojnë në harmoni të plotë mbi këtë, por duke pasur parasysh aspiratat europiane të Shqipërisë. BE-ja duhet të marrë rolin e udhëheqësit. Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj një ndërmjetës të tillë si Karl Bildt, Marti Ahtisari ose Miroslav Lajçak, secili prej ka lidhje të forta me Ballkanin“, thuhet në e-mailin drejtuar Clinton të cilin Shqiptarja.com e siguron.
 
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka muaj që ka nisur debati për përdorimin e email-it personal në kohën që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti. Madje, ajo është akuzuar për mos përdorimin e email-it zyrtar.     

Letra e perkthyer nga gazetares e redaksise online te Shqiptarja.com

E dashur Hillary,
Një situatë e tensionuar ka lindur në Shqipëri, e cili ka nevojë për vëmendje urgjente në nivele të larta të qeverisë amerikane.

Ju mund të dini se një demonstratë e opozitës në Tiranë të premten rezultoi në vdekjen e tre njerëzve dhe shkatërrimin e pronës. Ka shqetësime serioze rreth trazirave të mëtejshme lidhur me një kundër-demonstratë të organizuar nga partia në pushtet të mërkurën dhe një ngjarje tjetër nga opozita dy ditë më vonë ku do të përkujtohen viktimat.

Nëse dhjetëra mijëra njerëz hyjnë dalin rrugë në një mjedis politik të tensionuar, unë them se ky nuk është një ogur i mirë se do të ketë një kthim të rendit publik dhe procesit të brishtë demokratik për vendit. Unë besoj se dy gjëra duhet të bëhet urgjentisht: 

1. Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës duhet të mbajnë mbi supe peshën e plotë të komunitetit ndërkombëtar në mënyrë që këta të parandalojnë demonstratat e mëtejshme si dhe ulin tonet me deklarata e tyre publike 

2. Caktoni një zyrtar të lartë evropian si një ndërmjetës. Ndërsa unë jam i shqetësuar në lidhje me retorikën duke u përdorur nga të dyja palët, unë jam veçanërisht i shqetësuar në lidhje me veprimet e Kryeministrit.

Është një video ku duket që anëtarët e Gardës Kombëtare qëllojnë mbi demonstruesit nga Kryeministria. Prokurori (i emëruar nga Partia Demokratike), ka lëshuar urdhër-arreste për individët në fjalë. Kryeministri e ka akuzuar më parë opozitën se qëllimisht ka vrarë këta aktivistë si një provokim. Pasi kjo video doli deputetë nga partia e tij akuzuan prokurorin për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me opozitën, një akuzë që zoti Berisha e përsëriti edhe sot.
 
Asnjë arrestim nuk është bërë. Demonstrata erdhi pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2009. Mjedisi politik është përkeqësuar qysh atëherë dhe tani po afrohet në nivele të vitit 1997, kur çështje të ngjashme e kanë çuar vendin në anarki. 

Ka shenja se kontrolli i Edi Ramës mbi njerëzit e tij ka humbur. SHBA dhe BE-ja duhet të punojnë në harmoni të plotë mbi këtë, por duke pasur parasysh aspiratat evropiane të Shqipërisë. BE-ja duhet të marrë rolin e udhëheqësit. Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj një ndërmjetës të tillë si Karl Bildt, Marti Ahtisari ose Miroslav Lajçak, secili prej ka lidhje të forta me Ballkanin.

George Soro

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt