Sot bëhet një viti nga sulmi i terroristëve serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Teksa mori pjesë homazhet që u bënë ditën e sotme te varri i policit të vrarë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit.
Ai kërkoi mbështetjen dhe përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë që Serbia të jep përgjegjësi për financimin dhe dirigjimin e grupit paramilitarë që cenuan sovranitetin e Kosovës.
Nga ana tjetër, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e rënies së dëshmorit, rreshterit Afrim Bunjaku.
“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Lajmi kryesor:
Sot një vit nga ‘Banjska’, homazhe për heroin Afrim Bunjaku! Kurti: Ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është adresa kryesore e agresionit në Banjskë dhe e fshehjes së Milan Radoiçiqit, kryesuesit të grupit serb, më 24 shtator të vitit të kaluar.
Në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku, ai tha se qëllimi i agresionit në Banjksë ishte i aneksimit të veriut të Kosovës.
“Prijësi i këtij grupi ishte vet Milan Radoiçiq kriminel i profilit të lartë që nënpetkun e një politikani aktiv në Kosovë prej vitesh kishte zbatuar urdhra kriminal nga Beogradi. Ai kishte trajtuar një rrjet të gjerë parapolitik në trajtën e një bande mafioze e një grupi terrorist me të cilin e kishte mbajtur nën kontroll pothuajse gjithë veriun e Kosovës me anë të frikësimit, terrorit dhe shantazhit”, shkruan KlanKosova.tv.
“Që nga ajo ditë Radoiçiq është kërkuar nga shteti i Kosovës, kurse është fshehur nga shteti i Serbisë. Aktakuza e ngritur ndaj tij së fundi nuk është vetëm një kusht juridik edhe një denoncim ndaj një tentative të dështuar në trajtën e një terrorizimi shtetëror të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.
Adresa e vendimit politik e planifikimit operacional e urdhërdhënies institucionale dhe adresa e fshehjes së ekzekutuesve të këtij akti agresioni me qëllim të aneksimit të një pjesë të territorit të Kosovës është Beogradi zyrtar, dhe vet shteti i Serbisë”, ka thënë Kurti.