Sot, 15 vjet nga masakra në Burgun
e Dubravës, ende asnjë i dënuar 

Sot, 15 vjet nga masakra në Burgun<br />e Dubravës, ende asnjë i dënuar 
Sot shënohen 15 vjet nga masakra e bërë në Burgun e Dubravës. Gjithçka nisi me 19 maj, kur aeroplanët e NATO-s, duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, filluan bombardimet mbi pavionet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë.

Po më 22 maj 1999, policia dhe ushtria serbe kishin zhvilluar një nga masakrat më të mëdha gjatë kësaj lufte në Kosovë.

Nga rreth 1 mijë të burgosur të cilët ishin në rreshtin e parë u qëlluan për vdekje me bomba e armë dhe mbi 150 të burgosur politik shqiptarë janë vrarë, ndërsa mbi 300 të tjerë, janë plagosur.

15 vjet pas, ende nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike