Masakra e Gërdecit, 16 vite pas ende s’ka drejtësi për 26 viktimat! Askush i dënuar për vrasje, zero përgjegjësi për rolin e Shkëlzen Berishës

Bërja e drejtësisë për një masakër si ajo e Gërdecit 16 vite më parë që i mori jetën 26 personave dhe plagosi gati 200 të tjerë, një pjesë e madhe mbeten të gjymtuar, dhe rrafshoi qindra shtëpi, është  një prej mëkateve më të mëdha të sistemit gjyqësor në vend në këto 33 vite postkomunizëm.

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë javët e fundit po zhvillohet një proces gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK e çoi në gjyq nën akuzën e shpërdorimit të detyrës të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, duke mos formuluar asnjë akuzë të re apo bërë hetim të ri. Rikthyen një proces të cilës Mediu i kishte shpëtuar me procedurë shtatorin e vitit 2009, ditën kur ish ministri kishte marrë mandatin e deputetit dhe tashmë kishte imunitet.

Në proces deri më tani janë pyetur dhjetëra dëshmitarë por shumë të rëndësishëm kanë refuzuar të flasin. Është thirrur djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve. Ajo foli por pak tha të vërteta.

Vetë Mediu refuzoi të pyetej tani në seancë, ndërsa tha se do të fliste në fund. Ish-drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli, ka refuzuar të flasë gjithashtu, duke shfrytëzuar të drejtën për të mos dëshmuar, njëlloj siç bënë edhe ish ushtarakë si Sokol Ngjeçi, Besnik Dauti, Dashnor Çaushi ndërsa të gjithë janë në kërkim të Anjola Agollit, ish-sekretare e Ministrit të Drejtësisë që ta pyesin për faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes. Ndërkohë që ende nuk kanë folur dhe është e paqartë se si do të procedohet me ish gjeneralin Luan Hoxha dhe amerikanët e SAC që dinë shumë për atë aferë kriminale.

16 vite nga Gërdeci, askush nuk është sot në qeli dhe askush nuk është i dënuar për vrasje nga 28 të pandehurit që morën dënime pranverën e 2012-s, 4 vite pas masakrës. Dënimin më të rëndë me 18 vjet burg e mori Ylli Pinari, ish-drejtori i “Meico”-s, ndërmarrjes shtetërore të import-eksportit të armëve dhe drejtori i Fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli, ndërsa pronari i fabrikës, Mihal Delijorgji u dënua me 10 vjet. Për të tre këta ishte kërkuar burgim i përjetshëm. Për ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, i cili është larguar nga vendi, dënimi ishte 6 vjet burg, ndërsa disa ish-gjeneralë të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Po ashtu, 10 vjet u dhanë dhe për Sokol Ngjecin, zyrtar i “Meico”-s. Për ish-kupolën e ushtrisë shqiptare, dënimi më i madh u dha për ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, me 6 vjet nga 8 të kërkuar nga Prokuroria, dy ishgjeneralë u shpallën të pafajshëm, ndërsa dy të tjerë u dënuan njëri, Dashnor Caushi me tre vjet, ndërsa tjetri Shpëtim Spahiu me katër vjet, por me kusht. Për të tjerët, funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes u dhanë dënime nga 1 deri tre vjet burgim. Në total, Gjykata dha 94 vite burgim, gjoba dhe 9 të pandehur morën pafajësinë. Një vendim, i cili që në sallën e gjyqit provokoi acarimin e familjarëve të viktimave, të cilët e quajtën të turpshëm atë. Një pjesë e mirë të dënuarve përfituan nga shkurtimi i dënimit në Apel, përllogaritja e ditëve të paraburgimit dhe ulja më vonë e dënimit për “sjellje të mirë”.

Paralelisht me procesin gjyqësor në GJKKO ndaj Mediut në godinën e drejtësisë së re SPAK ka hapur edhe një tjetër çështje, teksa  vijon hetimet për “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash” duke dhënë shpresë se përgjegjësit kryesorë do të dënohen, një hetim që do të çojë te përgjegjësia  e Sali Berishës dhe djalit të tij, Shkëlzenit, emra të cilat dalin në shumë prova. Edhe sot pas 16 vitesh, afera kriminale dhe masakra më e madhe që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në historinë e pluralizmit shqiptar pret të zbardhet.

VENDIMET PËR GERDECIN
TË DËNUAR
  1. 1. Ylli Pinari                  18 vite burg, u kërkua i përjetshëm
  2. 2. Dritan Minxholli        18 vite burg, u kërkua i përjetshëm
  3. 3. Mihal Delijorgji         10 vite burg, u kërkua i përjetshëm
  4. 4. Sokol Ngjeçi            10 vite, u kërkuan 23 vite
  5. 5. Luan Hoxha              6 vjet burgim
  6. 6. Shpëtim Spahiu        4 vjet burg
  7. 7.Shkëlzen Madani       3 vite, 300 mijë lekë gjobë
  8. 8. Dashnor Çaushi        3 vite burg
  9. 9. Hilmi Laçaj                3 vjet burg
  10. 10. Gëzim Oshafi         3 vjet burg
  11. 11. Jorgo Mino              3 vjet burg
  12. 12.Fari Toska               3 vjet burg
  13. 13. Zenun Fero            3 vjet burg
  14. 14. Hysni Çoçka           3 vjet burg
  15. 15. Armand Tartari        1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
  16. 16. Ndue Marku           1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
  17. 17. Fatbardh kuçi         1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
  18. 18. Denis Hajdari         1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
  19. 19.”ALBADEMIL SH.P.K. 25 MILIONË LEKË GJOBË

TË PAFAJSHËM
  1. 1. Ardian Mullahi           I pafajshëm
  2. 2. Agim Lala                  I pafajshëm
  3. 3. Zija Bahja                  I pafajshëm
  4. 4. Agim Babameto        I pafajshëm
  5. 5. Rezart Tërshana       I pafajshëm
  6. 6. Besnik Dauti             I pafajshëm
  7. 7. Adriatik Mema           I pafajshëm
  8. 8. Juliana Margariti       E pafajshme
  9. 9. Fiqiret Mato              E pafajshëm

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë