Sot 22 prilli, dita Botërore e Tokës! Begaj: Kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër
22 Prilli, Dita Botërore e Tokës
Data 22 Prill shënon Ditën Botërore të Tokës.
Për herë të parë, ajo u caktua në vitin 1970 dhe më pas filloi të zhvillohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.
Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell për Ditën e Tokës, zgjodhi si datë ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.
Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë.
Ashtu si çdo vit 22 Prilli ka një temë të veçantë për të përqendruar vëmendjen globale në çështjet urgjente mjedisore.
Tema e Ditës së Tokës 2024 është "Planeti kundër Plastikës". Një temë që thekson nevojën për veprim kolektiv për të mbrojtur ekosistemet e planetit, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të ruajtur biodiversitetin.
Kështu përveç aktivistëve edhe presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithëve që të kujdesemi për shëndetin e planetin tonë.
“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë.
Kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër”, shkruan Begaj.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.1%
-
Pak
81.3%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Presidenti Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 13 Kisha Ortodokse të Botës
28 Mars, 15:54
-
Presidenti sllovak në Tiranë, Begaj i kërkon njohjen e Kosovës! Pellegrini: Vendimi ynë bazohet në rregullat e diplomacisë, s’ka lidhje me Shqipërinë
28 Mars, 10:59
-
Kenia njohu Pavarësinë e Kosovës, presidenti Begaj: I gëzuar, falenderoj mikun tim Rutto për këtë vendim të shumëpritur nga shqiptarët
26 Mars, 16:10
-
Begaj në Austri, takohet me homologun e tij: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për anëtarësimin në BE
25 Mars, 14:32
-
Begaj niset për vizitë zyrtare në Austri, takim me homologun austriak dhe shqiptarët që jetojnë atje
24 Mars, 16:55
-
Pse është e rrezikshme të pini ujë nga e njëjta shishe plastike?
23 Mars, 16:28
-
Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE
19 Mars, 14:20
-
Presidenti Begaj pret nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, në fokus rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
18 Mars, 14:30
-
Festë dhe fushatë! Opozita zbret në Elbasan për Ditën e Verës! Rama e Begaj urojnë nga rrjetet sociale
14 Mars, 07:03
-
Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në Forumin Global në Baku: Kemi nevojë për një rend botëror, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira por zgjidhen
13 Mars, 16:21
-
Presidenti Begaj niset drejt Azerbajxhanit, pjesë e forumit të 12-të global Baku
12 Mars, 08:35
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04