Sot 22 vjet PS, Rama: Krenar për
PS, Festa pas fitores me aleancën

Sot 22 vjet PS, Rama: Krenar për<br />PS, Festa pas fitores me aleancën
TIRANE - Partia Socialiste nuk do të organizojë festë për 22 vjetorin e themelimit të saj. Ky 22 vjetor e gjen këtë parti në fushatë elektorale, dhe s’do të bëhet një festë traditcionale, pasi kreu i PS Edi Rama gjendet në Dibër në takime elektorale. Megjithatë nëpërmjet një postimi në facebook, Rama uroi gëzuar të gjithë socialistëve e cila i gjen në prag të një fitoreje të madhe.

"Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe "Aleancës për Shqipërinë Europiane", në zgjedhjet e 23 qershorit!. Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim! Prej andej do të përshëndesë gjithë socialistët shqiptarë, duke i uruar dhe për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhurata më e mirë sipas PS për këtë festë."- shkruan Rama në Facebook.

rama
(Postimi i Rames sot ne facebook)

Shqiptarja.com sjell dëshmitë e ish themeluesve të PS  Namik Dokle,   Musa Ulqinit dhe Ndre Legisit

THEMELIMI I PS
Plot 22 vite më parë në kongresin e 10 të PPSH, delegatët e këtij forumit të lartë të partisë që kishte udhëhequr vendin përmbi 45 vite por dhe kishte fituar zgjedhjet e para pluraliste, vendosën rithemelimin e së majtës.

Kështu më 12 qershor të vitit 1991 u themelua Partia Socialiste, akt që nuk kaloi pa debate mes kastës së vjetër të ish-byrosë politike dhe njerëzve që kërkonin ndryshimin, ku zëri më i fortë ishte ai i patriarkut të letrave shqipe, Dridëro Agolli.

Kongresi vendosi përjashtimin e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike, dhe në krye të PS u zgjodh Fatos Nano. Nënkryetarë të kësaj partie u zgjodhën Spiro Dede, Servet Pëllumbi dhe Ismail Lleshi.

Këtu nisi rruga e reformimit të PS, një rrugë plot pengesa, e cila kaloi dhe nga burgu i sigurisë së lartë të Bënçës, ku u “mbyll” kreu i ri i PS Fatos Nano e deri në ditët e sotme.

Një histori e mbushur me përplasje dhe suksese, në pushtet tetë vite, në opozitë tetë vite, duke dhënë shembullin se një kryeministër dhe kryetar partie dorëhiqet kur humb zgjedhjet në mënyrë të drejtë, siç bëri Fatos Nano.

Në krye të PS u zgjodh Edi Rama, aktualisht zv.president i Internacionales Socialiste dhe kandidat potencial për kryeministër. Nga themeluesit e PS Xhuveli është në PPA, Islami në PD dhe Koçi i rikthyer në PS.

erjon brace
(Postimi i deputetit të PS-së Erjon Braçe)
 Redaksia Online
(jm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat