Sot 25 vjetori i FRESSH-it, PS
fton Ilir Metën dhe Kryemadhin

Sot 25 vjetori i FRESSH-it, PS<br />fton Ilir Metën dhe Kryemadhin
Forumi Rinor Socialist feston sot 25 vjetorin e krijimit të tij. Në Pallatin e Kongreseve, me qëllim vlerësimin e kontribuuesve ndër vite dhe shpalljen e objektivave të mëtejshme do të mbahet mesditën e sotme kongresi i FRESSH-it në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria.

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se janë ftuar të jenë pjesë e këtij aktiviteti të gjithë drejtuesit e FRESSH-it ndër vite: duke filluar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Ilir Zela, Gjergji Koja, Elisa Spiropali, Megi Ajtyresa dhe Joleza Koka. Nuk dihet nëse Meta dhe Kryemadhi do të pranojnë apo jo ftesën e socialistëve, por fjalën kryesore në këtë takim do ta ketë kryetari i PS-së, Edi Rama.

Po ashtu do të ketë edhe dy fjalime të tjera nga përfaqësuesit e partisë, njëri prej tyre do të jetë ai i Pandeli Majkos. Fjalë do të ketë më pas kryetari i forumit, Eljo Hysko, e po ashtu anëtarët  e tjerë të kryesisë: Shpati Kolgega, Marinela Rukia, Ana Abdi, Ermal Petushi, etj. Një prej vendimeve të sotme të Kongresit të FRESSH-it do të jetë miratimi i statutit të forumit. Më në fund, pas 12 vjetësh pa dokument themeltar, forumi do të ketë një statut që i mungonte që prej vitit 2005.

Mesazhi
“FRESSH MBUSH 25 VJEÇ! Çerek shekulli më parë, një grup të rinjsh themelojnë Forumin e Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë me misionin për të shkurtuar distancën mes Shqipërisë dhe konceptit europian të social-demokracisë. Mes gjithë figurave politike dhe personaliteteve që gjenezën e kanë pasur në FRESSH, ne gjendemi sot, 25 vite më pas, me barrën e rëndë të historisë së lavdishme mbi supe për të qenë në lartësinë e duhur. Për të rikujtuar historinë, për t'i hedhur një sy sukseseve të së shkuarës së afërt por mbi të gjitha për të prezantuar zgjidhjet tona ndaj sfidave të së ardhmes, ju ftojmë të gjithëve të mos humbisni #Kongresin_E_FRESSH ditën e Dielë më 15 janar, ora 11:00. @PallatiKongreseve.  Mos e humb! Nëse je i ri, je FRESSH!”-thuhet në kartolinën e organizatorëve për të ftuarit e kongresit.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës