Sot 3 maji Dita Ndërkombëtare e
Lirisë së Medias, fakte dhe historiku
Tre maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Kjo ditë u kujton njerëzve se shumë gazetarë kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për të sjellë lajmin tek publiku.
Tre maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Kjo ditë u kujton njerëzve se shumë gazetarë kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për të sjellë lajmin tek publiku.
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993 si një zgjatim i Seminarit mbi Promovimin e një shtypi të pavarur dhe pluralist afrikan. Ky seminar u zhvillua në Namibi në vitin 1991 dhe solli miratimin e Deklaratës ‘Windhoek’ mbi Promovimin dhe Pluralizmin e Medias.
Deklarata ‘Windhoek’ është krijuar për ruajtur dhe nxitur një shtyp të pavarur , pluralist dhe të lirë. Deklarata thekson rëndësinë e një shtypi të lirë për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në një vend, si dhe për zhvillimin ekonomik. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’ .
Megjithëse kjo ditë ka filluar të kujtohet që nga viti 1993 , ajo i ka rrënjët shumë më të thella në Kombet e Bashkuara . Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut 1948 thekson se “të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar , marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufinjtë.”
Çdo vit që nga viti 1997, UNESCO nderon me Çmimin Botëror të Lirisë së Medias , Guillermo Cano, punën e një individi apo të një organizate për të mbrojtur apo promovuar lirinë e shprehjes , veçanërisht në qoftë se ajo e vë jetën e individit në rrezik. Çmimi është emëruar pas vrasjes së një gazetari në vitin 1986, pas denoncimit të baronëve të drogës . Vitin e kaluar ky çmim iu dha pas vdekjes një gazetari investigativ rus i cili gjeti vdekjen pas sulmit të një bande kriminale ndaj tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17