Sot 5 Maji, Rama: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë! Meta dhe Nikolla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kjo date është shume e rëndësishme për shqiptaret, pasi ne këtë date kujtohen dhe nderohen trimat qe luftuan për Shqipërinë e lire.

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një urim për 5 Majin, i cili ka shkruar se i përkujton përulësisht me respekt ata që e deshën atdheun me jetë. Mesazhin e tij për Ditën e Dëshmorëve të Kombit e dha edhe presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilluan sot homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar. Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve. U ndërtuan varreza dëshmorësh në çdo qendër rrethi. Shqipëria, përpos 26 të tillave që ishin në qendrat e rretheve, pati dy të tjera, krejt të veçanta e që u përkisnin dy fshatrave martire, Kuçit të Kurveleshit dhe Pezës së Tiranës. Ndërsa në këtë të fundit përuleshin e nderonin gjithë udhëheqja e partisë dhe shtetit, si në 5 maj, ashtu dhe në 16 shtator, ditën e Konferencës së Pezës, në Kuç, si rregull shkonin nxënësit e shkollës së fshatit dhe familjet e dëshmorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Sot 5 maji, si u përkujtuan Dëshmorët e Kombit nëpër qytetet e vendit

1651742663_fier.JPG

Në mbarë vendin janë kryer homazhe në nderim të të rënëve në Luftën Nacional-Çlirimtare.

Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar sot në varrezat e deshmorëve me një ceremoni nderimi për të rënët. 5 Maji i këtij viti përkon me 80 vjetorin e rënies së heroit të popullit Qemal Stafa, ndërsa të shumtë kanë qenë sot pjesëmarrësit në ceremoni. Të pranishëm kryebashkiaku Leli, kreu i qarkut Mocka, deputetë socialist, kreu i policisë së Vlorës Berberi, përfaqësues të institucioneve si dhe familjarë të dëshmorëve ,dhe veteranë të Luftës antifashiste nacionalclirimtare, ndërsa binte në sy dhe pjesëmarrja e të rinjve Ceremonia, lule dhe kurora në lapidarian e Dëshmorëve në këtë 5 maj të shënjuar në nder të atyre që dhanë jetën për liri.

Një prej shesheve përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, nga sot do të quhet Sheshi “ Ilir Ngresi” në nder të majorit të rënë në krye të detyrës në 30 Dhjetor në Vitin 2000. Ngresi i cili kishte mbajtur detyrën e shefit të krimeve në Berat dhe shefit të komisariatit të në Delvinës. Ai u ekzekutua pranë banesës së tij pikërisht në këtë shesh.

Në kuadër të 5 majit “Ditës së Dëshmorëve” ditën e sotme u zhvilluan homazhe në nderim të tyre në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit Gjirokastër. Në ceremoninë e vendosjes së kurorave ishin te pranishëm prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote, kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi si edhe familjarë e të afërm të të rënëve.

5-maji dita e dëshmorëve është përkujtuar edhe në Lezhë. Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve, drejtues lokal dhe të partisë socialiste vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve, në nderim  të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ora 11:21
13 vite nga vrasja e ish-deputetit të PS-së Fatmir Xhindit, Balla: Presim që drejtësia të zbardhë ngjarjen

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ka kujtuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, ku kreu homazhe në Lushnjë. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Balla ka përkujtuar edhe ish-deputetin e ndjerë të PS-së, Fatmir Xhindin, i vrarë në 2009 në Roskovec, ndërsa tha se presin që drejtësia të zbardhë vrasjen.

‘Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtësisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre.  Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim’, tha Balla.

Ora 10:05
5 Maji/ Meta, Ahmetaj, Nikolla dhe Peleshi homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilluan sot homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit. Pjesë në homazhe mori edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. 

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm gjatë homazheve të ditës së sotme, pasi ndodhet në Varshavë pasi do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

Ora 09:43
Meta mesazh në Ditën e Dëshmorëve të Kombit: Nderim për të rinjtë dhe të rejat që dhanë jetën për lirinë

Presidenti Ilir Meta, përmes një mesazhi ka kujtuar dhe nderuar Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Ai shprehet se sot është një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit, Lirisë dhe Pavarësisë.

5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit, Lirisë dhe Pavarësisë.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!”, shkruan Meta.

Ora 08:19
5 maji, Rama: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një urim për 5 Majin, ditën e “Dëshmorëve të Atdheut” duke publikuar foton e monumentit “Nëna Shqipëri”.

Krah fotos ai ka shkruar se i përkujton përulësisht me respekt ata që e deshën atdheun me jetë.

“Mirëmëngjesi. Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë.”, shkruan Rama.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shembull: 05/05/2022 21:38

    Kjo duhet të jetë Festa ma Madhe e çdo AtdheTari në kujtimin e Atyre që dhanë Gjithçka e Sakrifikuan Jetën për MëmëDheun!!

    Përgjigju
  • Goni: 05/05/2022 15:02

    Komentet i shkruan software. Ska më sufllaqe

    Përgjigju
  • koli: 05/05/2022 13:19

    Mirenjohje per te gjithe keta heronj qe kane sakrifikuar jeten e tyre per popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Alda: 05/05/2022 12:51

    Lavdi deshmoreve qe mbrojten vendin me jete. Respekt e nderim maksimal.

    Përgjigju
  • Besmir Agolli: 05/05/2022 12:41

    I paharruar qofte kontributi i tyre ne shtetin ton!

    Përgjigju
  • SELO: 05/05/2022 11:34

    Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë

    Përgjigju
  • Alb: 05/05/2022 10:28

    Lavdi deshmorve Lavdi PPSH. Poshte trathtaret e sotmite si po vjellin shqipnin per dite

    Përgjigju
  • Genti: 05/05/2022 10:23

    Lavdi deshmorve

    Përgjigju
  • Denis: 05/05/2022 10:17

    Lavdi Deshmoreve te Kombit qe sakrifikuan jetet e tyre per Atdheun. I pa harruar qofte kujtimi i tyre

    Përgjigju
  • Luis: 05/05/2022 10:16

    Deshmoret jane pasqyrimi i patriotizmit per vendin.Lavdi deshmoreve tane

    Përgjigju
  • Armandi: 05/05/2022 10:16

    Lavdi dhe nderime per deshmoret e kombit qe sakrifikuan jeten per te cliruar shqiperine????????

    Përgjigju
  • alfred: 05/05/2022 10:15

    respekt dhe lavderime te pafundme per deshmoret tane.Dolen ne fushe beteje per te mbrojt atdheun e tyre.kjo eshte nje nga gjerat me te veshtira qe dikush mund te bej por ata treguan se vertete jane atdhe dashes dhe e mbrojten vendin deri ne vdekje

    Përgjigju
  • Kevi: 05/05/2022 10:15

    Lavdi per jete Heronjve e Deshmoreve qe dhane jeten ne lulen e rinis per clirimin e atdheut ton te dashur qe ne gezojme sot. ????❤️

    Përgjigju
  • Kevi: 05/05/2022 10:15

    Lavdi per jete Heronjve e Deshmoreve qe dhane jeten ne lulen e rinis per clirimin e atdheut ton te dashur qe ne gezojme sot. ????❤️

    Përgjigju
  • Asllan: 05/05/2022 10:13

    Lavdi Deshmoreve te Kombit! 5maji,dita e heronjve te cilet sakrifikuan gjithcka per Kombin dhe luftuan deri ne frymen e fundit!

    Përgjigju
  • redi: 05/05/2022 10:13

    Nje dite qe mbart shume dhimbje dhe njekohesisht shume miremnjeohje per ata qe dhane jeten e tyre ne mbrojtje te atdheut.Lavdi dhe respekt maksimal perhere per heronjt tane.

    Përgjigju
  • Jorgo: 05/05/2022 10:11

    Lavdi heronjeve dhe deshmoreve te kombi qe sakrifikuan jeten e tyre per atdheun

    Përgjigju
  • Klodi: 05/05/2022 10:10

    I paharruar qofte kujtimi i tyre . Lavdi perjete deshmoreve te atdheut . Femijet e tyre ishalla rriten plot jete dhe shendet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës