Sot, 540 vjetori i Kopernikut,
Google i dedikon logon

Sot shënohet 540 vjetori i lindjes së Nikolla Kopernikut, që u bë një nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve në orbita rreth diellit. Me rastin e 540 vjetorit të lindjes së tij, gjigandi i motorit të kërkimit “Google” i ka dedikuar një logo të lëvizsshme.

Astronomi lindi më 19 shkurt 1473 në Poloni dhe me zbulimet e tij krijoi një botëkuptim të ri pasmesjetar. Koperniku ishte djali i një tregtari në qytetin Torni të Polonisë dhe studioi në shumë universitete evropiane: matematikë, astronomi, teologji, drejtësi dhe mjekësi.

Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, ai jetoi në Frauenburgut të Prusisë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale dhe iu përkushtua hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë.

Astronomia ishte lënda e tij e preferuar dhe pozicioni gjeografik i qytetit të vogël që ndodhej në bregdet, favorizoi punën e tij në një nga kullat mbrojtëse të bregut, ku kishte edhe vendbanimin.

Studiuesit thonë se ai ishte më shumë teoricien sesa vrojtues. Koperniku, pasi studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake, arriti në përfundimin se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj dhe rreth diellit.

Nikolla Koperniku, astronomi polak i shekullit të XVI-të, pati guximin të sfidojë kishën katolike lidhur me dogmën e qendërsisë së Tokës, ndaj studimet e tij shkencore u dënuan nga Papa Pali V më 1616.

Eshtrat e tij janë prehur në katedralen e Fromborkut në veri të Polonisë dhe mbi varr është gdhendur një model i sistemit diellor.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, autorët dyshohet se lëviznin me 'Porsche' të zi! Vëllai i viktimës ka qenë dënuar për vrasje në '97! Tani ndodhet jashtë vendit

Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, autorët dyshohet se lëviznin me 'Porsche' të zi! Vëllai i viktimës ka qenë dënuar për vrasje në '97! Tani ndodhet jashtë vendit