Sot 80 vjetori i kineastit tonë
të mirenjohur Dhimitër Anagnosti 

Sot 80 vjetori i kineastit tonë<br />të mirenjohur Dhimitër Anagnosti 
Kineasti i shquar, Dhimitër Anagnosti, kremton sot 80 vjetorin e lindjes. Anagnosti është regjizor i disa prej filmave më të njohur shqiptar, si para dhe pas viteve 1990. Përrallë nga e kaluara, Cuca e Maleve, Lulkuqet mbi mure, Gjoleka djali i Abazit, Plage të vjetra, Komisari i Dritës, janë disa prej filmave që mbajnë e firmën e, Dhimitër Anaganostit.

Ky i fundit ka lindur në Vlorë, studimet për kinematografi i ka kryer në Moske dhe është i martur me aktoren e mirënjohur, Roza Xhuxha.

Anagnosti është quajtur eventi që është organizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me rastin e 80-vjetorit të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti, një nga emrat e nderuar të shkollës kinematografike shqiptare.

80 vjetori i Dhimitër Anagnosti

Dhimitër Anagnosti, vlerësohet si regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar. Ai ka lindur në Vuno të rrethit të Vlorës. Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë".

80 vjetori i Dhimitër Anagnosti

Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurrime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. 

80 vjetori i Dhimitër Anagnosti

80 vjetori dhimiter anagnosti

80 vjetori dhimiter anagnosti
 Foto të tjera..

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015