SHBA- Donald Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara! Një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitol, u dënua për akuza të krimit dhe u mbijetoi dy atentateve.
Me fitoren në Uiskonsin, Trump siguroi 292 vota elektorale nga 270 që ishin të nevojshme për të siguruar presidencën. Ndërsa Kamala Harris arriti të marrë 224 vota. Fitorja e tij u konfirmua pasi triumfoi në katër shtetet kyçe për këto zgjedhje: Pensilvani, Uiskonsin (Wiskons), Karolinë të Veriut dhe Xhorxhia.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris pritet të mbajë një fjalim, ndërsa sipas mediave ka zhvilluar edhe një telefonatë me Donald Trump, ku ka pranuar tashmë rezultatet e garës. Telefonata zgjati vetëm disa minuta dhe Harris ka uruar Trump për fitoren ndërsa ka vendosur theksin tek një transferim paqësor i pushtetit.
Zgjedhjet në SHBA
Mëngjesin e sotëm (6 nëntor 2024) ndërsa ende po numëroheshin votat, Trump shpalli fitoren para mbështetësve të tij në një tubim në Florida. Sigurinë se ai do të ishte presidenti i Amerikës e mori pasi fitoi një nga shtetet kyçe Pensilvaninë si dhe projeksionet e Fox News e kishin shpallur fitues po me 277 vota.
"Kjo është një fitore politike që vendi ynë s’e kishte parë kurrë. Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin që më dha duke më zgjedhur presidentin e 47-të, pasi më bëtë të 45-tin. Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm. Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës. Do ta bëjmë të madhe sërish" tha Trump para një turme të madhe mbështetësish të mbledhur në Qendrën e Konventës së Qarkut Palm Beach.
Mbështetësve u premtoi se do të ndalonte lufrat dhe se do të punonte ta bënte Amerikën të madhe sërish.
Zoti më shpëtoi jetën për një arsye për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer madhëshinë amerikane e do ta përmbushim këtë mision. Për 4 vjet nuk patëm asnjë luftë, përveç se mundëm ISIS-in, e mposhtëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftë. Më thanë, "Po ti do fillosh luftë", edhe u thashë, "Jo, unë ndaloj luftëra, nuk i filloj'. Kjo është një fitore masive për demokracinë dhe lirinë" vijoi më tej.
Gjatë fjalimit falenderoi dhe miliarderin Elon Musk.
"Kemi një yll të ri, quhet Elon", tha Trump.
Harris e ka shtyrë fjalimin për nesër tha një zyrtar i fushatës së nënpresidentes.
Në zgjedhjet e së martës, 5 nentor, republikanët fituan shumicën në Senat, duke siguruar të paktën 52 nga 100 vendet. Kjo do t’u japë republikanëve mundësinë të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.Ndërkohë rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve, e cila tani kontrollohet nga republikanët, ende nuk është i qartë. Rezultatet e garave për 100 vende të Dhomës së Përfaqësuesve ende nuk janë shpallur
Liderët nga e gjithë bota uruan presidentin Trump për fitoren e tij.
Trump është ish-Presidenti i parë që nga Grover Cleveland që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi humbi një palë zgjedhje pas mandatit të parë. Trump sot 78 vjeç është në të njëjtën moshë që kishte Biden kur u bë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-ve dhe që u inaugurua në 2020.
Trump i cili shërbeu si President në periudhën 2017-2021, u largua nga posti pasi humbi përballë Presidentit aktual Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 për të cilat vazhdoi të pohonte në mënyrë të rreme se i kishte fituar. Ky mohim ndihmoi në nxitjen e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij, të cilët ndërprenë numërimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve. Trump dhe aleatët e tij gjithashtu nisën sfida të shumta ligjore pas votimeve të vitit 2020. Gjykatësit shtetërorë dhe federalë përfundimisht hodhën poshtë më shumë se 50 padi.
Që kur u largua nga posti, ish Presidenti Trump u dënua për 34 akuza të lidhura me pagesat që i bëri një aktoreje të filmave për të rritur në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Shpallja e dënimit është caktuar për 26 nëntor. Zoti Trump u padit gjithashtu në tre raste të tjera, duke përfshirë dy nën akuzat për përpjekje për të përmbysur në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2020 dhe një tjetër që pretendon se mori qindra dokumente sekrete në shtëpinë e tij në Florida. Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.
67,099,223 vota popullore (48%)
Donald Trump 292 vota elektorale
71,940,105 vota popullore (51%)
Republikanët – 51 vende
Republikanët – 201 vende
Shënim: Në redaksinë online punuan gazetarët: Suela Gera, Sidorela Braçja, Xhoana Kushi, Gersi Kokonozi, Sibora Elezaj, Kol Marku dhe Artur Qoraj.
Ndiqni të gjitha lajmet në zhvillim.
Departamenti i Drejtësisë
Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të mbyllë dy çështje penale federale kundër Donald Trump, ndërsa ai përgatitet të bëjë betimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë—një vendim që përkon me një politikë të kahershme që pengon avokatët e Departamentit të Drejtësisë nga ndjekja penale e një presidenti në detyrë.
Në argumentimin e tyre, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë cituan një memorandum të Zyrës së Këshillit Ligjor të paraqitur në vitin 2000, i cili mbështet një argument të periudhës së Ëatergate-it, që pohon se është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve për Departamentin e Drejtësisë të hetojë një president në detyrë.
Ai gjithashtu thekson se procedurat e tilla do të “ndërhynin padrejtësisht dhe drejtpërdrejt në ushtrimin e Presidencës.”
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr gjithashtu mbështeti këtë qëndrim të mërkurën në një intervistë për Fox Neës Digital, duke theksuar se pasi Trump të marrë detyrën në janar, prokurorët nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë çështjet gjatë mandatit të tij.
Presidenti aktual Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e sapo rizgjedhur Donald Trump, duke e uruar për fitoren dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti po planifikon gjithashtu t'i drejtohet kombit të enjten, raportojnë mediat amerikane.
Senati amerikan
Krahas presidentit, republikanët kanë fituar edhe Senatin amerikan, duke marrë 52 vende. Shumica e vendeve në Senat, i jep mundëisnë republikanëve të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Nuk është ende e qartë se kush do të shërbejë si udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat.
ish udhëheqësi republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Senatit në histori, njoftoi në fillim të këtij viti se do të largohej.
Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.
Republikani Bernie Moreno fitoi ndaj senatorit demokrat të Ohajos Sherrod Brown. Zoti Moreno, një biznesmen, e quajti senatorin Brown, i cili kërkonte mandatin e tretë si senator, një politikan shumë liberal për shtetin konservator të Ohajos, duke e lidhur atë me politikat e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris.
Republikanët përmbysën edhe garat për Senat në Nebraska dhe Virxhinian Perëndimore.
Kamala Harris
Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke telefonuar presidentin e rizgjedhur Donald Trump, për ta uruar për fitoren.
Burime nga ekipi elektoral i Harris kanë raportuar për CNN se ajo telefonoi "Trump për ta uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët.”
Sergio Mattarella
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ka uruar republikanin Donald Trump për rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara, në një mesazh ku ndër të tjera konfirmon, dëshirën e çeliktë të Romës për të bashkëpunuar intensivisht me Uashingtonin, në aspektin dypalësh, si dhe në kuadër të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Donald Trump, Satya Nadella dhe Jeff Bezos
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe pronari i Washington Post, uroi republikanin Donald Trump për rizgjedhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
"Shumë urime për presidentin tonë të 45-të dhe tani të 47-të, në një rikthim të jashtëzakonshëm politik dhe fitore vendimtare. I uroj Trump-it suksese në udhëheqjen dhe bashkimin e Amerikës",- shkruan Bezos.
Big congratulations to our 45th and now 47th President on an extraordinary political comeback and decisive victory. No nation has bigger opportunities. Wishing @realDonaldTrump all success in leading and uniting the America we all love.
— Jeff Bezos (@JeffBezos) November 6, 2024
Kamala Harris
“Biden mban përgjegjësi të madhe për humbjen” e Kamala Harris. Një burim nga ekipi i zëvendëspresidentit e tha këtë për CNN
Donald Trump dhe Xi Jiping
Kina ka uruar Donald Trumpin për rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara.
“Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan dhe i shprehim urimet tona zotit Trump për zgjedhjen e tij në presidencën amerikane”, shprehet ministria e Jashtme e Kinës përmes një deklarate.
Kamala Harris
Kamala Harris do t'u drejtohet mbështetësve të saj në Universitetin Howard në Uashington në orën 16:00 me orën lokale, mesnatë në vendin tonë. Këtë e bën të ditur CNN.
Elon Musk dhuroi 119 milionë dollarë për të mbështetur fushatën elektorale të Donald Trump, por basti i tij u shpërblye menjëherë nga fitorja e manjatit, duke bërë që aksionet e Tesla të ngriheshin në qiell në Wall Street (+13%) me një fitim prej 13 miliardë dollarësh, e barabartë me një kthim. prej 11,000% të kontributit të tij. Kështu shkruan CNN
Ish presidenti republikan George Bush ka uruar kandidatin Donald Trump për fitimin e mandatit presidencial për 4 vitet e ardhshme.
Megjithëse i përkasin të njëjtës familje politike republikane në SHBA, raportet mes të dyve nuk kanë qenë pozitive. Megjithatë Bush uron Trump gjithashtu dhe zv.presidentin e ri JD Vance.
Bush thotë se: Uroj presidentin Trump për zgjedhjen si president ii 47-të i SHBA, gjithashtu dhe zv.presidentin JD Vance dhe familjet e tyre.
Nga ana tjetër Bush falenderoi Kamala Harris dhe Joe Biden për shërbimin e tyre.
Joe Biden dhe Kamala Harris
Demokratja Kamala Harris do të telefonojë sot republikanin Donad Trump për të pranuar zyrtarisht humbjen në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Kështu shkruan NBC News , duke cituar dy burime të afërta me nënpresidentin. Presidenti Joe Biden do të flasë gjithashtu me presidentin e zgjedhur, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Koha e dy telefonatave ende nuk është përcaktuar.
Me projeksionin e fundit dhe vendimtar nga Ëisconsin përfshirë edhe Alaskën, Donald Trump tani ka 279 vota të kolegjit elektoral.
Ndërsa, kandidatja tjetër në garë me Trump, Kamala Harris ka 223 vota.
Fitues shpallet kandidati që merr 270 vota ose më shumë.
Foto: Donald Trump dhe Kai
Mbesa e Donald Trump, Kai, ka uruar gjyshin e saj për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
“Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan,” shkroi Kai në platformën X.
“Urime gjysh, të dua, e ardhmja do të jetë fantastike ” shtoi ajo.
Foto: Mbështetës të Kamala Harris
Në disa qarqe të Partisë Demokratike, 'revolta postmortore' ka filluar tashmë, pavarësisht se rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht.
Një operativ politik demokrat në Uashington shkruan se partia “duhet të largojë snobët elitarë në DC si fillim”.
Të tjerët më kanë thënë të njëjtën gjë, ndonëse më pak troç - se ndërsa lavdërojnë përpjekjet e fushatës, ata mendojnë se partia në tërësi ka një 'problem imazhi' në një kohë kur gjërat elementare, të përditshme si kostoja e jetesës janë gjithë kohës në mendjen e shumicës së votuesve.
Ky dëshpërim i demokratëve sjell ndërmend një bisedë që pata me një republikan në një tubim të Trump, i cili më tha se kandidati i tyre kishte rishpikur plotësisht Partinë Republikane, nga stereotipi i votuesve ruralë në përfaqësuesen e familjeve të klasës punëtore, ndërsa demokratët ishin bërë “partia e Hollivudit”.
Këto janë përgjithësime të mëdha, por janë ato që republikanët publikisht dhe disa demokratë privatisht i ndajnë tani, shkruan BBC.
Trump është zyrtarisht presidenti i 47-ë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me fitoren në Uiskonsin, Trump kaloi 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar mandatin presidencial.
Me këtë fitore Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vjetësh, ku përballë kishte kandidaten demokrate Kamala Harris, e cila ende nuk ka dhënë prononcimin e saj pas numërimit të votave.
Donald Trump ka mbajtuar një fjalim mëngjesin e sotëm para mbështetësve të tij në Palm Beach në Florida.
Teksa falenderojë amerikanët që e votuan, ai u shpreh se kjo është një “epokë e artë” e Amerikës.
“Falenderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me presporitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan, Alaska etj që do të na lejojë 350 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore”, tha ai.
Trump zotohet të rregullojë kufijtë, duke shtuar se ai dhe partia e tij bënë histori.
'Ne do të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet, ne do të rregullojmë kufinjt dhe gjithçka", tha ai.
Teksa u ndal tek atentati i 14 korrikut, ku u qëllua me armë zjarri në vesh nga një 20 vjeçar në një tubim në Pennsylvania, ai tha se atij atentati i shpëtojë pasi ka një mision për të kryer 'shpëtimin e Amerikës'.
“Zoti më shpëtoi jetën për një arsye për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer madhështinë amerikane e ne do ta përmbushim këtë mision. Ne do të vëmë të gjithë energjinë tonë në shërbim, për të bërë atë punën që ju me keni besuar. Motoja jonë është e thjeshtë premtimet që jepen duhet që të mbahen, dhe askush nuk do të më pengojë për të mos mbajtur premtimet. Është koha për të lënë mënjan ndarjet dhe të bashkohemi”, tha ai.
Sipas Fox News, Donald Trump do të bëhet Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump ka mposhtur demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harrisit.
Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, ka nisur edhe festa e republikanëve, ndërsa pritet fjalimi i fitores së Donald Trump.
Kamala Harris ka fituar New Hampshire-in, duke vazhduar serinë njëzetvjeçare të fitoreve demokrate.
New Hampshire ka dhënë 4 votat e tij elektorale për demokratët në shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit presidenciale.
Guvernatori republikan i Vermontit, Phil Scott ka thënë se ai votoi për Kamala Harris, duke argumentuar se ai duhej “të vendoste vendin mbi partinë”.
Scott hodhi votën e tij për kandidaten demokrate të martën (4 nëntor) në një zonë lokale votimi shkruajnë mediat e huaja.
Guvernatori i GOP tha se vota e tij për Harris nuk është një mbështetje, por “më shumë një votë kundër Donald Trump.
“Unë e di se Donald Trump, nga këndvështrimi im, nuk ka aftësinë dhe as dëshirën për të bashkuar vendin tonë. A e ka Kamala Harris atë aftësi? As unë nuk e di, por e di që ajo dëshiron, dhe ajo do të përpiqet, dhe kjo është gjysma e betejës”, tha ai.
Guvernatori i Vermont ka qenë kritik ndaj kandidatit të Republikanëve dhe ka treguar gjatë gjithë këtij viti se ai nuk do të mbështeste fushatën e Trump.
Donald Trump ka fituar vota mes votuesve nën 30 vjeç, baza tradicionale e demokratëve.
Exit poll-et e Nbcneës e tregojnë këtë, duke nënvizuar se Trump ka mbledhur më shumë vota nga ky bllok votuesish se çdo kandidat republikan që nga viti 2008.
Trump ka marr vota nga të rinjt kryesisht meshkuj, duke marrë 47%, Kamala Harris pak përpara me 49%.
Ai ka fituar gjithashtu pak terren mes grave të reja, megjithatë epërsia demokrate mbetet e madhe në këtë grup, me 62% kundrejt 36%.
Për 4 gra nga 10, çështja kryesore ka qenë mbrojtja e të drejtës për abort, ndërsa për vetëm 11% të meshkujve të rinj kjo është një temë e rëndësishme.
Për ta, çështjet kryesore mbeten ekonomia, me 37%, dhe gjendja e demokracisë, me 36%.
Fox Neës projekton fitoren e Donald Trump edhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani, duke bërë që të jetë edhe tre vota elektorale larg nga fitimi I presidencës.
Kamala Harris i duhet një mrekulli për të penguar fitoren e Trump, t'i fitojë të gjitha shtetet e mbetura
Me fitoren e Donald Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, i radhës ka qenë Pensilvania, një tjetër shtet kyç. Manjati ka aktualisht 267 vota elektorale dhe ndodhet vetëm 3 larg Shtëpisë së Bardhë.
Shpresat e fundit për Kamala Harris përqendrohen në mbajtjen e "Murit Blu" dhe të shteteve të tjera të mbetura, si Arizona, Nevada dhe Alaska. Kjo e fundit historikisht ka votuar Republikanët dhe duket se ka 3 votat 'magjike' për Trump. Megjithatë ish-presidenti mbetet në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet ku nuk ka mbaruar votimi.
Të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA tani janë mbyllur. Dy qendrat e fundit që mbyllën votimin ishin në Alaskë dhe Hawaii.
Donald Trump udhëheq rezultatin me 248 vota elektorale, përballë 216 votave elektorale të Kamala Harris.
Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Ish-presidenti Donald Trump u largua nga Mar-a-Lago në Palm Beach, ku ndodhet presidenca e tij, gjatë rrugës për në qendrën e kongresit, ku pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij.
Mediat amerikane raportuan se "ka ende vota për t'u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar”. Kampi demokrat pret një ‘mur blu’ në vijim, edhe pse duket se Trump ndodhet vetëm 22 vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë.
Zv/presidentja Kamala Harris nuk do të flasë sot. Burimet afër saj thanë se ajo do të dalë nesër me orën amerikane.
Këtë e tha edhe bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond, raportoi CNN.
Republikanët fitojnë edhe një tjetër shtet kyç nga shtatë që do përcaktonin presidentin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Xhorxhian, me 16 vota elektorale.
Numërimi po shkon drejt fundit dhe votat e mbetura sipas projeksioneve të mediave kryesore, nuk ndryshojnë më rezultatin, me Trump që merr gati 51% të tyre.
Me këtë fitore ish-presidenti shkon në 248 vota elektorale dhe vetëm 22 pranë sigurimit të mandatit.
Ai po kryeson edhe në shtetet e tjera të lëkundura si Michigan, Wisconsin dhe Pensilvani, sikurse edhe në numërimet në Nevada, që sapo kanë nisur. Harris mbetet te 216 votat elektorale.
Donald Trump është fotografuar me Elon Musk dhe Dana White, kreun e UFC, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, ndërsa presin rezultatin e zgjedhjeve.
Trump së bashku me rrethin e tij të ngushtë janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ku ai është përballë demokrates Kamala Harris.
Një gjykatës federal dha një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj gjashtë personave të akuzuar për frikësim të votuesve duke i regjistruar, ndjekur dhe kërcënuar njerëzit brenda qendrave të votimit në Michigan.
Sipas një ankese të paraqitur nga Unioni Amerikan i Lirive Civile, 6 persona të paidentifikuar po “kërcënonin, frikësonin, ngacmonin dhe pengonin votuesit” nga pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale.
Unioni jepte edhe detaje se si të dyshuarit kërcënonin votuesit edhe nga anëtarët e familjes, përfshi fëmijët, nëse Kamala Harris do fitonte zgjedhjet.
Sekretarja e Shtetit e Miçiganit, Jocelyn Benson, adresoi akuzat e ngritura nga ACLU, duke thënë se zyrtarët e shtetit “kanë punuar me partnerë në të gjithë shtetin për të hetuar çdo pretendim frikësimi”, por siguroi se nuk ka pasur “asnjë raport të besueshëm për ndonjë që është ndaluar nga votimi ose në mënyra të tjera të bllokuara nga pjesëmarrja në proces”.
Gjykatësi federal Terrence Berg, miratoi veprimin urgjent, duke i urdhëruar individët të “ndalojnë ngacmimin ose frikësimin e votuesve në ose jashtë qendrave të votimit gjatë zgjedhjeve të nëntorit 2024”.
Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.
Partia Republikane do të mbajë të paktën 51 vende, të mjaftueshme për një shumicë të plotë.
Vendi i pikës së kthesës është Nebraska, ku FOX projekton që senatori aktual republikan Deb Fischer do të mundë sfiduesin e pavarur Dan Osborn. Nuk është ende e qartë se kush do të shërbejë si udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat.
Udhëheqësi republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Senatit në histori, njoftoi në fillim të këtij viti se ai do të largohej.
Ish-presidenti Donald Trump ka fituar edhe North Carolina-n me 16 mandate.
Rivalja e tij, Kamala Harris fiton Nju Meksikon me 6 vota elektorale, Virginia-n me 13 vota elektorale dhe Hawaii me 4 vota. Gjithashtu demokratëve u shkon një votë edhe nga Nebraska, aty ku republikanët morën 4 të tjerat.
Aktualisht rezultati i zgjedhjeve është 232 me 216, teksa zv/presidentja ngushton ndjeshëm rezultatin. Harris ndodhet vetëm 20 vota nga Trump, por ky i fundit vetëm 38 vota nga fitorja.
Por gjendet në disavantazh në disa prej shteteve kyçe ndaj Trump, teksa luftohet edhe në Arizona, Georgia, Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.
Projeksionet e deritanishme nxjerrin ish-presidentin Donald Trump në krye. Shumë shtete kanë përfunduar duke shpallur rezultatet, te tjerat janë ende në proces dhe në 7 vendet që quhen “të lëkundura”, gara jo vetëm është e ngushtë, por duket se do të zgjasë dhe mund të krijojë polemika mes palëve.
Trump kryeson në 6 nga këto shtete duke e përmbysur, teksa një prej tyre, Nevada, ende nuk ka nisur numërimin.
Trump do edhe 38 vota elektorale, teksa siguroi Karolinën e Veriut, një tjetër shtet i lëkundur. Por situata mund të përmbyset në të tjerat, si Miçigan, Wisconsin dhe Pensilvani dhe kjo do ndryshonte krejt panoramën.
Harris kryesonte në Miçigan me diferencë shumë të ngushtë, sikurse edhe në Arizona, por Trump mori avantazhin. Trump kryeson gjithashtu në Pensilvani, Wisconsin, North Carolina dhe Georgia.
Ndërsa në SHBA po numërohen votat, një festë e madhe është zhvilluar nga kandidatja demokrate Kamala Harris dhe anëtarët e partisë në një hotel në Uashington.
Në një moment, të gjithë anëtarët shpërthyen në brohoritje, kur panë rezultatet që Kamala po udhëhiqte në shtetet kyçe, Pensilvani dhe Miçigan.
Por, në të dyja shtetet Trump ka përmbysur rezultatin dhe është në avantazh.
Publikohen projeksionet e fundit nga zgjedhjet amerikane. Mbyllen votimet deri në bregun perëndimor, ora 05:00 me atë europiane. Shpallen rezultatet për Kaliforninë, Uashingtonin, Oregonin dhe Idaho.
Kamala Harris ngushton rezultatin me Donald Trump. Zv/presidentja ka shkuar në 193 vota elektorale, kundrejt 216 të ish-presidentit.
Harris ka marrë votat e Kalifornisë me 54 vota elektorale, të Uashingtonit me 12 vota dhe Oregonit me 8 vota, sipas projeksioneve të FOX. Kurse Trump ka siguruar Idahon me 4 vota.
Teksa gara është ende e ngushtë në Pensilvani, Virginia, Ëisconsin, Michigan, Nevada dhe Arizona, që duket se janë shtete që do përcaktojnë fituesin.
Përballja kokë më kokë në Virxhinia vazhdon, me Donald Trump ende pak përpara me 49.9% kundrejt 49.2% të Kamala Harris, sipas AP.
Joe Biden e fitoi me 10 pikë ndaj manjatit më 2020, 54.11% me 44%, por këtë radhë duket se votat janë balancuar.
Harris kryeson me disa mijëra vota në Arizona, një tjetër shtet kyç, ku sondazhi është në 49%. Po kështu edhe Nju Meksiko, teksa vijon numërimi dhe në Oregon.
Sipas NBC, Trump fiton në Iowa 6 votat elektorale, duke shkuar në 212 në total, kundrejt 119 të Harris.
Një ndihmës i lartë i Kamala Harris tha për CNN se pavarësisht nga rezultati i garës presidenciale, ka "shumë të ngjarë" që zëvendëspresidentja t'u drejtohet mbështetësve të saj në Uashington, në mbrëmjen amerikane.
Gara në shumë shtete është mbyllur dhe në të tjerat po shkon drejt mbylljes. Vetëm bregu perëndimor ndodhet në fazat e para të numërimit, ose ku qendrat e votimit nuk janë mbyllur ende.
Trump po kryeson aktualisht me 211 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, teksa situata duket kritike për momentin për zv/presidenten demokrate.
Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries u rizgjodh për një mandat të shtatë
Ai pasoi Nancy Pelosin si drejtues i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi republikanët fituan kontrollin e dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 dhe demokratët kërkuan një ndryshim brezash në udhëheqje.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u rizgjodh për një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë.
Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve.
Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi nga detyra zotin McCarthy-n.
Avokatët po festojnë zgjedhjen e Lisa Blunt Rochester, e cila do të jetë gruaja e parë dhe senatorja e parë me ngjyrë që do të përfaqësojë Delaware në Kongres.
Kongresmenja demokrate do të zëvendësojë senatorin Tom Carper.
Presidenti Joe Biden ka telefonuar Lisa Blunt Rochester duke e uruar për fitoren.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve do të ketë edhe personin e parë transgjinor të zgjedhur.
Ajo është Sarah McBride, senatore e shtetit Delaware.
“Faleminderit, Delaware! Për shkak të votave dhe vlerave tuaja, unë jam krenare që jam anëtari juaj i ardhshëm i Kongresit”, shkroi McBride në X.
“Delaware ka dërguar mesazhin me zë të lartë dhe të qartë se ne duhet të jemi një vend që mbron lirinë riprodhuese, që garanton leje me pagesë dhe kujdes të përballueshëm për fëmijët për të gjitha familjet tona, që siguron që strehimi dhe kujdesi shëndetësor të jenë të disponueshme për të gjithë dhe se kjo është një demokraci që është mjaft e madhe për të gjithë ne”, shkruan më tej, raporton NYT.
McBride, 34 vjeç, fitoi kundër kandidatit republikan John Whalen III, një ish-oficer policie dhe biznesmen.
Bitcoin rritet me më shumë se 6%, ose 73,800 dollarë pasi rezultatet fillestare të zgjedhjeve në SHBA treguan në avantazh Donald Trump. Kështu raporton agjencia Bloomberg.
Ish-presidenti u zotua të bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhës në botë.
Ish-presidenti Donald Trump raportohet sipas projeksioneve të FOX se ka siguruar edhe 2 shtete të tjera, historikisht me republikanët. Bëhet fjalë për Utah, me 6 vota elektorale dhe për Montanën, me 4 vota.
Me këto 10 vota, Trump ka shkuar në numrin e 205 votave elektorale dhe ndodhet më pranë fitores, kurse Harris ka 117 vota, teksa ndodhet kokë më kokë me rivalin e saj në disa prej shteteve kyçe. Në proces numërimi janë shtete si Georgia, Pensilvania, North Carolina, Virginia, që do vendosin shumë për fatin e garës elektorale.
Momentalisht vijojnë projeksionet dhe numërimet edhe për shtetet e fundit që kanë mbetur, si Oregon, Uashington, Arizona, Nju Meksiko.
Pët të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë duhen të paktën 270 vota elektorale.
Rezultatet e deritanishme të numërimit
Republikanët janë të favorizuar për të fituar kontrollin e Senatit të Kongresit të SHBA, ose të paktën të barazojnë rezultatin.
Projeksionet e deritanishme i nxjerrin republikanët me 47 vende, kundrejt 38 të demokratëve.
Demokratët filluan me një avantazh prej dy vendeve, 51 me 49, por nga numërimi i sfidave të para, shifrat po ndryshojnë. Edhe në Dhomë, republikanët po kryesojnë deri tani, me 109 vende, nga 76 që kanë demokratët.
Por këto janë ende shifrat paraprake dhe jo zyrtare nga numërimi në proces.
Kurse sipas NYT, me rezultatet e deritanishme me votat elektorale, Trump ka një shans 67% për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Përllogaritja e kolegjit zgjedhor është 285 për manjatin, 253 për rivalin e tij, e cila do të kishte ngushëllimin të vogël të fitimit të votës popullore me 0.4%, por që nuk i jep postin, gjithnjë sipas projeksioneve.
Përveç kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, në garë është edhe një e treta e Senatit amerikan, apo 34 nga 100 vendet e tij.
Demokratët kontrollojnë aktualisht Dhomën e Sipërme të Kongresit me një vend të vetëm, të cilin e kanë shfrytëzuar në mënyrë efektive për të kaluar ligje të administratës së presidentit Joe Biden.
Nëse Trump fiton sonte, republikanët do ta rimarrin Senatin duke fituar vetëm një vend dhe duke mos humbur asnjë.
Nëse Harris fiton, republikanët do ta rifitojnë shumicën e Senatit, duke fituar dy vende të reja.
Kontrolli i Senatit do t’u jepte atyre fuqi për të bllokuar ose përmbysur një pjesë të madhe të agjendës teorike të Harrisit.
Kamala Harris është përpara në Michigan, një nga shtetet në bilancin e "murit blu" së bashku me Wisconsin dhe Pennsylvania. Michigan cakton 15 zgjedhës.
Sipas CNN, ajo është në 54.8% kundrejt 43.3% të Donald Trump, me 8% të votat e numëruara.
Kurse Fox raporton se Harris fiton në Kolorado, shtet që ka 10 vota elektorale. Por numërimet janë ende në proces. Po kështu Trump ka avantazhet e tij në Texas, Kansas, Nebraska, South dhe North Dakota, Wyoming, shtete këto historike të republikanëve. Gjithashtu republikanët kanë marrë edhe Ohion, me 17 vota elektorale
Por Kamala Harris fiton Nju Jorkun, siç pritej. Këtë e raporton CNN. Shteti i jep kandidatit 28 elektorë.
Rezultatet e deritanishme sipas FOX në projeksionet e realizuara, por edhe në numërimet aktuale, i japin Trump 195 vota elektorale dhe Harrisit 113 vota.
Donald Trump dhe Kamala Harris
Ish-presidenti Donald Trump deklaroi se nëse do fitonte Pensilvaninë, ai do të fitonte "gjithçka". Deklarata u bë gjatë një interviste në një emision radiofonik në Filadelfia, në të cilën ai vazhdoi t'i nxiste votuesit republikanë të qëndronin në radhë për të votuar.
"Ne do ta bëjmë këtë vend më të madh se kurrë, por ju duhet të qëndroni në radhë. Ju keni një të drejtë ligjore absolute dhe votoni sepse nëse fitojmë Pensilvaninë, nëse fitojmë Commonwealth-in e vjetër, do të fitojmë gjithçka", tha Trump.
Aktualisht avantazhi në këtë shtet është i demokratëve me mbi 70% në numërimet e para të votave. Edhe sondazhet e mediave të ndryshme e nxjerrin Kamala Harris fituese në këtë shtet që ka 19 vota elektorale, por cilësohet edhe si një nga “shtatë kyçet” për Shtëpinë e Bardhë.
Nga procesi i votimit në SHBA
Ka nisur numërimi i votave edhe në disa shtete të tjera të Amerikës, pjesa qëndrore. Surpriza vjen nga Pensilvania, që cilësohet si shtet kyç, pasi edhe zgjedhjet e kaluara bashkë me Xhorxhia vendosën shumë për presidentin Biden.
Kamala Harris kryeson me mbi 250 mijë vota para Trump në rreth 10% të numëruara. Harris kryeson me mbi 70% në këtë shtet.
Zv/presidentja demokrate gjithashtu ka përparësinë edhe në Michigan, që ka 15 vota elektorale dhe në Kanasas, me 6 vota elektorale, teksa Trump po kryeson në Texas, që ka 40 mandate elektorale dhe North Dakota me 3 mandate.
Projeksionet e Fox News
Vijon gara e fortë në numërimet e para dhe projeksionet e mediave.
Foc News raporton se deri tani në 19 shtete të parashikuara, Donald Trump ka 105 vota elektorale, kundrejt 72 të Kamala Harris. Kjo e fundit është drejt marrjes edhe të mandateve të New Hampshire.
Vijon numërimi i votave pas zgjedhjeve të përfunduara në shtetet lindore amerikane.
Projeksionet e para flasin për një kryesim të Kamala Harris në Virxhinia dhe North Carolina, me respektivisht 13 dhe 16 vota elektorale secila.
Kurse Trump kryeson aktualisht edhe në Ohio dhe në South Carolina, me 17 dhe 9 vota elektorale secila. Kjo e fundit pothuajse konsiderohet e përfunduar.
Teksa në katër shtete gara konsiderohet e mbaruar, ku Trump kryeson me 23 vota elektorale, ndaj 3 të Harris. Por me ato të South Carolina Trump shkon në 32 vota elektorale Trump ka kryesimin edhe në Florida dhe Georgia aktualisht, kurse Harris në New Hampshire.
Teksa numërimet në të paktën dhjetë shtetet e para po vijojnë me intensitet minutë pas minute me rifreskim të dhënash, konfirmohen rezultatet në 4 shtete.
Mediat amerikane japin të mbaruara duke llogaritur përqindjen e numërimit dhe diferencën, procesin në Indiana, ku Trump merr 11 votat elektorale, Kentaki me 8 vota elektorale dhe së fundmi West Virginia me 4 vota elektorale. Kamala Harris konfirmohet aktualisht vetëm në Vermont me 3 vota elektorale, teksa kryson në New Hampshire.
Projeksionet nxjerrin para Trump në Florida dhe Xhorxhia gjithashtu.
Qytetarë amerikanë duke votuar
Donald Trump është përpara Kamala Harris gjithashtu në Florida dhe Virxhinia, pas zonave në Indiana dhe Kentaki. Këtë e raporton CNN, bazuar në votat e numëruara deri më tani.
Në Florida, me 30 vota elektorale, Trump kryeson me 53.2% krahasuar me 45.9% të rivales së tij. Në Virxhinia, e cila jep 13 vota elektorale, manjati është përpara me 58.5% krahasuar me 40.5% të Harris.
Kurse në New Hampshire zv/presidentja Harris kryeson me 70.8% dhe Trump me 29.2%.
Del edhe projeksioni i radhës për shtetin e katërt në radhë për publikim rezultatesh zgjedhore në SHBA.
Bëhet fjalë për Xhorxhian, një nga "shtetet e lëkundjes" vendimtare ku po luhen zgjedhjet, teksa projeksionet e CNN i japin Donald Trump epërsinë me 51% të votave, kundrejt 48.5% për Kamala Harris.
Numërimi në këtë shtet sapo ka nisur dhe priten rezultatet zyrtare dhe përfundimtare.
"Dil dhe voto. Ka ende kohë!". Është apeli i drejtuar votuesve nga Donald Trump përmes rrjetit të tij social “Truth”.
Senatori demokrat Bernie Sanders
Demokrati Bernie Sanders raportohet se u rizgjodh në Senat, duke fituar mandatin e tij të katërt, duke përfaqësuar Vermontin.
Këtë e parashikon Associated Press. Edhe zv/presidentja Kamala Harris në votat e numëruara deri tani kryeson ndjeshëm ndaj rivalit Trump, teksa projeksionet e nxjerrin fituese të 3 mandateve.
Kamala Harris dhe Donald Trump
Ka nisur numërimi i votave në dy shtetet e para, Indiana dhe Kentaki. Parashikimet për Indianën deri tani flasin për një avantazh të Trump me 71%, ndaj Harris në 26.8%. Kurse parashikimet e Kentakit flasin për Trump me 64.8% nga votat e numëruara deri tani dhe Harris me 34%.
Indiana ka mbi 260 mijë vota për Trump deri tani dhe mbi 160 mijë për Harris, kurse në Kentaki ish-presidenti kryeson me 122 mijë vota, nga mbi 50 mijë që ka Harris. Zv/presidentja kryeson në Vermont, ku i njihen edhe 3 mandatet në Kongres, teksa pritet edhe për New Hampshire. Indiana dhe Kentaki kanë respektivisht 11 dhe 8 mandate.
Por këto janë dy shtete që historikisht janë të parashikuara se fitohen nga Republikanët dhe nuk hyjnë në ato 7 që kanë “çelësin” për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas një exit poll të CNN, afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për Zëvendës Presidentin Kamala Harris, ndërsa një përqindje pak më e vogël, rreth 42%, kanë një pikëpamje pozitive për Trump.
Rreth 8% e votuesve në nivel kombëtar kanë pikëpamje negative për të dy kandidatët, një tregues më i lartë se viti 2020, por në rënie nga 18% në 2016.
Gati gjysma e votuesve thonë se Trump, është shumë ekstrem, ndërsa rreth 36% thonë se Harris është shumë ekstreme, 8% thonë se të dy kandidatët janë ekstremë dhe 5% asnjëri.
Përafërsisht gjysma e votuesve thonë se do të ishin optimistë ose të emocionuar nëse Harris fiton, ndërsa pjesa tjetër thonë se do të ishin të shqetësuar ose të frikësuar. Këto shifra janë të ngjashme për pikëpamjet për një fitore të Trump. Një e treta e votuesve thonë se do të frikësoheshin veçanërisht nga një fitore e Trump.
FBI po heton alarmin për bomba që u dha në qendrat e votimit në Michigan dhe Wisconsin, duke i quajtur ato "jo të besueshme". Mëngjesin e sotëm në Fulton, Gjeorgji, të paktën tre qendra votimi u mbyllën për rreth 30 minuta, për shkak të frikës nga bomba. FBI shpjegoi se shumë kërcënime vinin nga domenet ruse të postës elektronike, megjithëse kjo nuk tregon ndonjë informacion se kush i dërgoi ato.
Postimi i Trump, ku konteston votimet në 2 shtete
Donald Trump vazhdon të postojë pakënaqësitë dhe kontestimet në faqen e tij të rrjeteve sociale “Truth”, se po ndodh mashtrim zgjedhor. Pas pretendimeve për Pensilvaninë, tani edhe në Miçigan. Akuza këto që forcat e policisë në Pensilvani i kanë hedhur poshtë tashmë.
“Forca të mëdha policore në Filadelfia dhe Detroit!”, ka shkruar manjati në një postim pa dhënë arsye për deklaratën e tij.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se me shumë mundësi nuk do të publikohet sonte.
“U deshën disa ditë për të numëruar çdo fletë votimi në vitin 2020 dhe ka shumë të ngjarë që nuk do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve as sonte”.
Teksa priten edhe rezultatet e para nga numërimet e votave dhe shpalljet e rezultateve në shtetet e para, nuk mungojnë kontestimet për parregullsi.
Rreth 30,000 vota të parakohshme duhet të rinumërohen në Milwaukee, Wisconsin, qyteti ku republikanët mbajtën dhe kongresin e tyre. Ky shtet cilësohet si një nga “kyçet” për kandidatët, ku rezultati nuk është gjithmonë i qartë. Këtë e raporton CNN.
Më herët Trump akuzoi për vjedhje votash në Pensilvani dhe Filadelfia.
Sipas stafit të Kamala Harris, Trump mund të pretendojë fitoren përpara se të arrijë rezultati i votimit. Këtë e raporton CNN, e cila citon dy këshilltarë të zv/presidentit, të cilët thonë se në çdo rast deklaratat e Trump nuk do të mbeten pa përgjigje.
Fushata planifikon të jetë "shumë agresive" për këtë, tha një ndihmës për CNN. Harris do të flasë këtë mbrëmje dhe deri dje pritej që ajo të bënte disa vërejtje nëse dihej apo jo rezultati i garës. Por ndihmësit paralajmëruan se planet mund të ndryshojnë.
Qendrat e para të votimit në SHBA janë mbyllur tashmë në shtetet e Indianës dhe Kentakit.
Departamenti i Policisë së Filadelfias ka hedhur poshtë pretendimet republikanit Donald Trump se po manipulohet procesi i votimit në këtë shtet.
Sipas asaj që departamenti raportoi për CNN, nuk ka probleme që do të kërkonin ndërhyrjen e policisë.
Kamala Harris duke bërë thirrje në telefon për pjesëmarrje në votime
Zëvendëspresidentja Kamala Harris po shfrytëzon orët e fundit para mbylljes së votimit, duke punuar me telefonatat, kryesisht në programet radiofonike të pasdites, në shtetet kryesore të fushëbetejës.
Harris është "shpresuese" dhe "optimiste", thonë dy njerëz që kanë folur me të, duke shtuar: "Ajo ka qenë në telefon gjatë gjithë ditës".
Ndërsa ajo u kërkon votuesve në Atlanta, Detroit dhe qytete të tjera që të ndalojnë në qendrat e tyre të votimit pas punës, nëse ende nuk kanë votuar, këshilltarët e saj brenda dhomës së luftës së fushatës në Wilmington, Delaware, i thonë CNN se "po ndjekin numra mbresëlënës të pjesëmarrjes” në Wisconsin, Michigan dhe Pensilvani – veçanërisht në mesin e grave.
Zëvendëspresidentja gjithashtu kaloi kohë sot duke punuar në një fjalim, së bashku me ndihmësit kryesorë, të cilin ajo shpreson ta mbajë në Yard of Howard University, në Uashington DC. Nuk është e sigurt nëse ajo do ta mbajë atë fjalim – sonte, apo ndonjëherë – por në rast se rezultatet do të dihen më shpejt se katër vjet më parë, fjalimi i saj do të jetë gati.
Një ndjenjë optimizmi është e qartë në të gjithë ekipin e Harris, edhe pse nënpresidentja ka dërguar direktivën se "puna vazhdon deri në momentin e mbylljes së qendrave të votimit" - dhe më pas, nëse procesi gjyqësor kthehet në qendër të vëmendjes, pasi parashikohet që beteja të zhvendoset edhe juridikisht, ose me mospranim rezultati nga një prej palëve.
Sipas Exit poll të CNN për zgjedhjet në Amerikë, 43% e votuesve thanë se ishin "të pakënaqur" me drejtimin e vendit, 29% "të zemëruar", vetëm 19% "të kënaqur" dhe 7% "entuziastë".
Për 61% të të anketuarve, ditët më të mira të Amerikës janë "në të ardhmen" dhe për 34% "në të kaluarën".
58% e të anketuarve thanë se "nuk i miratojnë" veprimet e presidentit Joe Biden, krahasuar me 41% "miratojnë".
Donald Trump
Donald Trump ka pretenduar së fundmi se në Pensilvani dhe Filadelfia po ndodhin manipulime të shumta në procesin e votimit.
Donald Trump me bashkëshorten e tij gjatë votimit ditën e sotme
Ish-presidenti Donald Trump planifikon t'u drejtohet disa mijëra mbështetësve që po mblidhen në Qendrën e Konventave në Palm Beach, disa kilometra larg klubit të tij Mar-a-Lago, në një moment të caktuar në mbrëmje, thanë burime të njohura me planet e tij për CNN.
Megjithëse kur - dhe nëse -Kjo do të ndodhë, mbetet për t'u parë.
Trump u tha gazetarëve më herët se nuk ishte i sigurt për planet e tij dhe se nuk ishte shkruar asnjë fjalim. Por burimet thonë se ata presin që ai të flasë, pavarësisht nëse një rezultat është përcaktuar dhe mund ta bashkojë shpejt.
Trump është shprehur privatisht i zemëruar me idenë se një fitues nuk do të shpallet sonte. Shumica e këshilltarëve të tij të fushatës kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa që ata të dinë se kush fitoi sonte, pasi votat janë ende duke u numëruar.
Nëse ai pretendon fitoren, ndërsa fletët e votimit ende po numërohen - siç bëri në mënyrë të rreme në 2020 - mbetet për t'u parë, madje edhe për ndihmësit e tij më të afërt.
Sondazhet e para të CNN zbulojnë se 48% e votuesve preferojnë Harris, krahasuar me 52% që preferuan Biden në 2020. Ndërsa 44% preferojnë Trump.
Elon Musk
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, miliarderi Elon Musk ka bërë me dije se ka votuar në Cameron County, Teksas.
Më herët, mediat amerikanë raportuan se Musk do të kalojë natën e zgjedhjeve në rezidencën e ish presidentit Donald Trump, në Mar-a-Lago.
Just voted in Cameron County, Texas, home of Starbase! pic.twitter.com/dE8oRGlI4p
— Elon Musk (@elonmusk) November 5, 2024
Donald Trump
Donald Trump u ka ndaluar gazetarëve të disa mediave amerikane që të futen në festën e organizuar në Florida, në shenjë “hakmarrje” për anshmërinë që ai pretendon se këto mediat kanë treguar gjatë fushatës.
Gazetarët nga Politico, Axios, Puck, Zëri i Amerikës dhe Mother Jones nuk janë lejuar të përcejllin për publikun atmosferën nga radhët e republikanëve.
Pas votimit në Florida, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania Trump mbajtën një fjalë të shkurtër para kamerave dhe mbështetësve të tyre. Edhe një herë Trump është optimist për fitoren, ndërsa bën edhe humor lidhur me shtabin e tij elektoral apo sondazhistët e tij për kompjuterat e shtrenjtë që kanë.
Donald Trump: Do e ndryshojmë komplet vendin. Nuk do leme më trafikantë droge, terrorist. Jemi mirë kemi ende dhe ca kohë në rezultat. Le të mbajmë gjërat në kontroll. Shpresojmë të shihemi sërish sonte. Zonja e parë do jetë me ne. Është e impresionuar nga puna që është bërë.
Melania Trump: Keni bërë punë të shkëlqyer. E di që është punë e vështirë. E di që është orët e parë. Edhe bashkëshorti po punon non stop. Punë e shkëlqyer.
Donald Trump: Michigani do dalë shumë mirë. Aq më tepër ngaqë aty u mbyll gjitha ajo fabrikë e madhe. Michigani do dalë shumë mirë. Susie sikur nuk po më vjen ndonjë gjë tjetër në mendje. Do shihemi sërish në darkë. Besoj i keni ok ato kompjuterat e kushtueshëm. Të shohim çfarë bëjnë. I kemi që të bëjnë llogaritë. Të na i nxjerrin rezultatet shpejt. Po ndodhin shumë gjëra në vendin tonë që duhen ndryshuar. Do e bëjmë. Edhe një herë faleminderit. Kujdes mos të ketë mashtrime me votat. Faleminderit të gjithëve.
Tim Walz
"Kemi zgjedhjet më të drejta, më të lira, më të sigurta. Ne kemi një shtyp të lirë që pasqyron zgjedhjet dhe siguron që gjërat të bëhen siç duhet."
Kështu u shpreh kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Walz, në Pensilvani.
Lajmi në përditësim…
Kamala Harris në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike
Kamala Harris bëri një vizitë në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në Washington D.C. Zëvendës-presidentja ndaloi për të falënderuar përmes telefonatave, vullnetarët që e ndihmuan në fushatën zgjedhore.
Ndërkohë krah saj është renditur dhe këngëtarja Beyonce e cila ka bërë thirrje edhe një herë për të votuar pro Kamalës.
Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff
Bashkëshorti i demokrates Kamala Harris, avokati Doug Emhoff është shprehur i sgurt se gruaja e tij do të jetë presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Unë mendoj se ne i fitojmë këto zgjedhje, ne do të fitojmë këtu në Michigan. Të nesërmen dua të kem mundësinë t’i them: Zemër, je presidentja e Shteteve të Bashkuara”,- tha bashkëshorti i kandidates demokrate nga Miçgani.
James David Vance
Përmes një postimi në rrjetin social “X” Kandidati republikan për zëvendëspresident, James David Vance, u ka bërë sërish thirrje votuesve amerikanë të dalin masivisht në votime.
“Deri më tani gjërat duket se po shkojnë mirë, por është ende shumë herët. Ne ende mund ta fitojmë ose ta humbim këtë gjë. Dilni dhe votoni", shkruan Vance.
Gjithashtu, më herët Trump u shpreh optimist dhe tha se procesi po vazhdon mirë, ndërsa u bëri thirrje amerikanëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
POTUS speaks the truth. Stay in line. They have to let you vote.
— JD Vance (@JDVance) November 5, 2024
So far, things look good, but still very early. We could still win or lose this thing. Get out there and vote. https://t.co/MpW1UQrEiE
Garda Kombëtare e SHBA
Më shumë se 250 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë në gatishmëri në ditën e zgjedhjeve presideciale në 15 shtete në SHBA.
Trupat e Gardës Kombëtare janë mobilizuar në Alabama, Arizona, Delaëare, Hawaii, Illinois, Iowa, New Mexico, North Carolina, Oregon, Pennsylvania, Tennessee, Texas, Washington, Wisconsin dhe West Virginia.
Përveç kësaj, Byroja e Gardës Kombëtare tha se rreth 85 anëtarë janë në gatishmëri në Kolorado; Uashington, DC; Florida dhe Nevada.
Gjatë fundjavës, përpara trazirave të mundshme civile për shkak të zgjedhjeve presidenciale, Garda Kombëtare tha se ishte në gatishmëri si masë paraprake në disa shtete, duke përfshirë Uashingtonin dhe Oregon, ku qindra fletë votimi u shkatërruan.
Donald Trump dhe Elon Musk
New York Times ka zbuluar se Elon Musk , themeluesi miliarder i Tesla, do të kalojë natën e zgjedhjeve në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago.
Kjo, shpjegon gazeta amerikane, do t'i japë ish-presidentit amerikan "qasje të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon një nga platformat kryesore të informacionit”.
Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mbështetësit.
Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në festime, por burime thonë se dyshja do të jenë bashkë.
Donald Trump
Një 25-vjeçar u arrestua në Michigan të martën në mëngjes pasi dyshohet se kërcënoi se do të kryente një masakër nëse ish-presidenti Donald Trump fitonte zgjedhjet.
Prokurorët thonë se Isaac Sissel dërgoi një kërcënim në Qendrën Kombëtare të Operacioneve të Kërcënimeve të FBI-së në Virxhinia Perëndimore. Aty thuhej: "Unë do të kryej një sulm kundër ndyrësisë së krishterë konservatore në rast se Trump fiton zgjedhjet."
Sissel do të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale këtë pasdite.
Një burrë që mbante erë karburanti dhe mbante një elektrik dore dhe një armë zjarri u arrestua në qendrën e vizitorëve të Capitol në Uashington DC, tha policia në një deklaratë.
Qendra e vizitorëve u mbyll për hetim.
"Dita e zgjedhjeve është këtu. Sot, ne votojmë sepse e duam vendin tonë dhe besojmë në premtimin e Amerikës. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Le të votojmë për një të ardhme më të mirë." Kështu ka shkruar Kamala Harris në X.
Ajo ka postuar një sërë apelimesh në “Vota juaj është zëri juaj, dhe zëri juaj është fuqia juaj”, shton ai në apelin e tij drejtuar votuesve “Kur luftojmë ne fitojmë”.
Foto: Një qendër votimi në SHBA
Rezultatet e zgjedhjeve në Florida priten të martën mbrëma, tha sekretari i shtetit Cord Byrd. Sipas tij që nga e hëna, 8.3 milionë banorë të Floridës hodhën votat e tyre me votim të hershëm dhe me postë.
Ndërkohë gjatë një konference për shtyp Byrd tha se mbi 560,000 banorë kanë votuar që prej orëve të para të mëngjesit.
“Të 67 mbikëqyrësit e zgjedhjeve në shtet po raportojnë aktivitet normal këtë mëngjes. Të gjitha vendvotimet janë të hapura dhe nuk është raportuar asnjë problem”, tha ai.
Më tej Byrd nënvizoi se rezultatet e zgjedhjeve në Florida do të publikohen gjatë oërve të mbrëmjes, duke ofruar përditësime në kohë mbi rezultatet e procesit të votimit.
Byrd adresoi pyetje në lidhje me çështjet e fundit të raportuara në shtet pasi një shofer gjeti një kuti dhe një çantë me fletë votimi të hershme në mes të rrugës në kontenë Miami-Dade.
“Edhe pse ishte një gabim i paqëllimshëm me fletët e votimit që ranë nga pjesa e pasme e kamionit, ai rast u ndërpre,” tha Byrd.
“Ne kemi një politikë të tolerancës zero në lidhje me sigurimin e integritetit të zgjedhjeve tona… Unë mendoj se kjo dëshmon se sistemi funksionon. Ajo u trajtua shumë shpejt dhe ne kishim masa sigurie”, shtoi Byrd.
Florida është shteti i katërt amerikan me më shumë shqiptarë.
Foto: Donald dhe Melania Trump
Donald Trump ka hedhur votën e tij në Florida teksa kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së bashku me gruan e tij, Melania.
Teksa u pyet nga gazetarët, Trump tha se ndihet “shumë i sigurt” për shanset e tij në këto zgjedhje, duke thënë se ai hyri në ditën e zgjedhjeve sot “me një epërsi shumë të madhe”.
“Ndihem shumë i sigurt. Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë kudo”, u shpreh Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që "të bëjnë histori duke zgjedhur Kamala Harris". Në fakt, nëse ajo fitonte, Harris do të ishte presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara. “Shkoni votoni”, shkroi Biden në ‘X’.
Foto: Kamala Harris
Shtatë shtete kyçe kanë rregulla të ndryshme për kohën kur numërohen votat, kështu që duhet të kalojë pak kohë përpara se të numërohen të gjitha votat që priten të vendosin edhe garën e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë.
“Ne do të jemi të durueshëm. Do të fokusohemi shumë në atë që ndodh gjatë orëve të para të mbrëmjes. Por ne e dimë se disa nga shtetet tona më të luhatshme nuk do të numërohen plotësisht deri në mesnatë ose herët në mëngjes”,tha kryetarja e fushatës së Harris , Jen O'Malley Dillon gjatë një paraqitjeje në MSNBC.
Po ashtu O'Malley Dillon shpreson se pjesëmarrja e shpejtë e votuesve në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut është një shenjë pozitive për fushatën e Harris.
Kandidati për zv.president i republikanëve, J.D. Vance hodhi votën e tij mëngjesin e sotëm në Cincinnati. Vance doli i buzëqeshur para mediave dhe theksoi se shpreson që të jetë një fitore për Donald Trump.
Ai mbërriti në Kishën e Shën Antonit të Padovës për të votuar me gruan e tij, Usha dhe me fëmijët e tyre.
“Unë votova! Shpresojmë që të shkojë po aq mirë për mua dhe Presidentin Trump, siç shkoi për mua disa vjet më parë në shtetin e Ohaios.”, tha Vance para gazetarëve.
Pak orë pas fillimit të votimeve ka ardhur reagimi i parë i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.
Në X, ish presidenti i bën thirrje votuesve republikan të shkojnë të votojnë dhe pavarësisht radhëve të gjata, të presin dhe të mos dekurajohen.
“Sot është zyrtarisht DITA E ZGJEDHJEVE! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në historinë amerikane.
Entuziazmi i votuesve është për tejet i lartë, sepse njerëzit duan të ‘Bëjnë Amerikën të Madhështore Përsëri’. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata!
Unë kam nevojë që ju të dorëzoni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë do të marrë. QËNDRONI NË RADHË!
Demokratët radikalë komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi.
Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do të ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHËSHTORE PËRSËRI’!”, shkruan Trump në postimin e tij në “X”.
Foto: Barack Obama
Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar një video në platformën X ku u bën thirrje qytearëve amerikanë të votojnë Kamala Harris.
“Në disa shtete, vetëm një pjesë e vogël e votave në çdo qark mund të vendosë fituesin. Duhet të shkoni dhe të votoni. Kështu që i tregoni familjes tuaj, bisedoni me fqinjët tuaj, bëni një plan, shkoni dhe votoni. Votoni për Kamala Harris dhe Tim Walz”, shprehet ish-presidenti.
Foto: Fletë votimi në SHBA
Në SHBA, një fletë votimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë - dy ose tre faqe të bardha.
Në fletën e votimit nuk është vetëm pjesa për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe gara në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare.
Qytetarët në vend që të vendosin X në kuti për zgjedhjen që kanë bërë, ata duhet të ngjyrosin një prej rrathëve
Ndaj edhe mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një fletë votimi në SHBA.
Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar, si duket fleta e votimit në SHBA
Foto: Donald Trump dhe Kamala Harris
Dy kandidatët për presidentë Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën dje edhe fjalimet e fundit, ndërsa tashmë fjalën e kanë qytetarët amerikanë me votën e tyre
E teksa qytetaret po u drejtohen kutive të votimit dy kandidatët ndodhen në vende të ndryshe, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.
Pra, çfarë do të bëjnë dy kandidatët teksa presin rezultatin e votimit?
Sipas CNN Kamala Harris do të kalojë ditën në Uashington duke marrë pjesë në intervista në radio. Ndërsa më pas raporohet se Harris do të mbajë festën e saj të vëzhgimit të natës zgjedhore në Universitetin e saj Alma Mater Howard.
Ndërkohë, Donald Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në west Palm Beach, Florida, ku do të presë edhe rezultatin e zgjedhjeve.
Foto: Njeriu që menxhon llogarinë AlphaFox78
Një influencues amerikan i mediave sociale tha se ai ishte paguar 100 dollarë nga një propagandist pro-Kremlinit për të postuar një video të rreme të emigrantëve nga Haiti që pretendonin se votonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Pagesa ishte një nga disa gjërat që ky person tha se mori nga propagandisti, një agjent i regjistruar rus, për të postuar në mediat sociale përpara zgjedhjeve, raporton CNN. Influecuesi pro-Trump, me emrin AlphaFox78 në X, është një amerikan që jeton në Massachusetts. Llogaria, e cila në të kaluarën ka postuar meme të krahut të djathtë në mbështetje të ish-presidentit Donald Trump, ishte e para që postoi videon tashmë të zhvlerësuar që supozohet se tregonte një emigrant nga Haiti duke thënë se do të votonte të paktën dy herë në Gjeorgji për Zëvendës Presidentin Kamala. Harris .
Ndërkohë Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë tha se gjithçka në video është e rreme, nga aktorët te kartat e identitetit, dhe është prodhuar dhe shpërndarë nga aktorë me ndikim rusë. Në bisedat telefonike dhe intervistat të realizuar nga CNN thuhet se personi që qëndron pas llogarisë, e cila ka grumbulluar më shumë se 650,000 ndjekës në X, ka postuar videon pa verifikuar faktet dhe pretendimet që përmbante.
“Nuk e kam idenë se nga erdhi, unë jam vetëm personi që e kam publikuar atë,” tha ai.
Më tej burri nënvizoi se Simeon Boikov, një podkaster propagandist rus i njohur në internet si "AussieCossack", i ofroi atij 100 dollarë për të postuar videon, të cilën ai e pranoi.
Ndërsa burime për CNN konfirmuan se Boikov i dërgoi pagesa të shumta burrit të Massachusetts. Dokumentet e ekzaminuara nga CNN zbulojnë se Boikov është një agjent i huaj i regjistruar për Rusinë në Australi, ku ai punon për mediat shtetërore ruse, duke shkruar dhe botuar në internet në anglisht dhe rusisht.
Boikov, i cili kohët e fundit mori nënshtetësinë ruse dhe po kërkon azil në konsullatën ruse në Sidnej, ka një histori të botimit të dezinformatave pro-Kremlinit. Një hetim i kryer nga CNN zbuloi se Boikov ka luajtur një rol në fushatat e dezinformimit të Rusisë, duke përfshirë ato që synonin zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2024.
"Urojmë popullin amerikan që të kapërcejë krizën e demokracisë dhe ndarjen e shoqërisë."
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, lidhur me zgjedhjet në SHBA.
Rusia, shtoi Zakharova, "nuk është e interesuar" se kush do të fitojë zgjedhjet, sepse në Shtetet e Bashkuara "është zhvilluar një konsensus dypartiak lidhur me sfidën" ndaj Moskës.
Por "do të ishte logjike," përfundoi zëdhënësja, "që i zgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë, kushdo që të jetë, të përqendrohej në zgjidhjen e problemeve të vendit të tij dhe të mos kërkonte aventura dhjetëra mijëra milje larg brigjeve amerikane".
Radhë të gjata njerëzish janë parë duke pritur në Karolinën e Veriut, për të hedhur votën e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sapo qëndra e votimit u hap, 30 deri në 40 njerëz ishin në radhë dhe turma është rritur që atëherë, raporton CNN.
Po ashtu, radhë të gjata njerëzish, janë parë edhe edhe zyrën e Regjistrimit dhe Zgjedhjeve të Votuesve të Qarkut Gwinnett në Lawrenceville.
Kandidatja për presidente e SHBA, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në aplikacionin X, vetëm pak minuta pasi u hapën qendrat e votimit në SHBA.
“Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj që të dëgjohet. Dita e zgjedhjeve erdhi. Sot duhet të votojmë sepse e duam vendin tonë dhe besojmë në premtimin e Amerikës. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, shkruan Kamala Harris.
Edhe kundërshtari i saj në këto zgjedhje Donald Trump, përmes një postimi në platformën "Truth Social', u kërkoi votuesve që të dalin dhe të votojnë.
"Është koha të dilni të votoni që se bashkë të mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruan ai.
Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 (11:00 sipas kohës lokale në Shqipëri) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Ne qytetzën Dixville në Neë Hampshire tradicionalisht nis procesin e para të votimit fill pas mesnate siç ka ndodhur në 60 vitet e fundit. 6 votat e qytezës së vogël në New Hampshire, u ndanë të barabarta 3-3 për të dy kandidatët presidencialë.
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk vendoset nga vota popullore kombëtare, por përmes Kolegjit Zgjedhor. Dyzetetetë prej shteteve i japin të gjitha votat e tyre elektorale fituesit në ato shtete. Dy shtete - Maine dhe Nebraska – i ndajnë votat elektorale në bazë të rezultatit. Numri i votave elektorale në çdo shtet bazohet në popullsinë, kështu që shtetet më të mëdha ushtrojnë ndikimin më të madh në përcaktimin e rezultatit të përgjithshëm kombëtar
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump kanë nevojë për të paktën 270 nga 538 vota elektorale për të fituar.
Shtetet e fushës së betejës Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin pritet të jenë thelbësore në rrugën e tyre drejt fitores. Pensilvania është shteti me 19 vota në Kolegjin Elektoral.
Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, sipas Byrosë së Regjistrimit.
Nëse zonja Harris fiton do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe zezakja e parë dhe gruaja e parë me origjinë aziatike në këtë post. Katër vjet më parë ajo hyri në histori, duke u bërë gruaja e parë amerikane në postin e nënpresidentes.
Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajëtor për një krim.
Sipas përllogaritjeve më të besueshme, të dy kandidatët nisen me një bazë të sigurt 226 vota elektorale për Harris dhe 219 për Trump dhe secili ka 21 kombinime për të kaluar pragun e 270 votave të nevojshme për t’u zgjedhur.
Harris përfundoi fushatën e saj 107-ditore në Pensilvani ku bëri thirrje për të votuar sepse 'çdo votë vlen'. Trump foli në Michigan. Përmes një postimi në X, Trump tha se Kamala do të pushtojë Lindjen e Mesme nëse do të fitojë zgjedhjet.
Seriali i njohur i animacionit ‘Simpsons’ mesa duket ka parashikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024. Sipas tyre Kamala Harris do të jetë presidentja e SHBA-së, që do të fitojnë garën përballë Donald Trump.
Një episod i vitit 2000 'Bart To The Future' paraqet Lizën si presidente, e cila thotë: "Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump".
Parashikimi dukej mjaft i mirë duke marrë parasysh faktin se administrata e Trump vazhdoi të mbikëqyrte rritjen e tretë më të lartë të deficitit të çdo presidenti.
Kjo nuk është hera e parë që ‘The Simpsons’ trajton tema të ndryshme të jetës aktuale dhe dukurive të përditshme.
Madje një nga episodet e tyre që u bë viral ishte kur Harris u bë zëvendëspresidentja e parë femër e SHBA. Lisa u pa e veshur me rroba shumë të ngjashme, një kostum lejla, një gjerdan dhe një palë vathë me perla.
Megjithatë nëse parashikimi i tyre është i drejtë apo jo do ta shohim pas mbylljes së votimit.
Qëndrat e votimit për zgjedhjet presidenciale të SHBA janë hapur në 8 shtete.
Sipas CNN , qëndrat u hapën në orën 6 të mëngjesit me orën lokale të Amerikës, fillimisht në shtetet: Connecticut, Nw Jersey, New York, New Hampshire dhe Virginia.
Po ashtu edhe në Indiana dhe Kentaki, qendrat e votimit filluan të hapen në orën 6, ndërsa disa të tjera në këto shtete do të hapen në orën 7.
Edhe në Maine, pothuajse të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit.
Foto: Kamala Harris
Nga Brazili në Irlandë, nga Gjermania në Karaibe, votimi presidencial i këtij viti, do të ndiqet me një interes të madh se kush do t’i fitojë këto zgjedhje Donald Trump apo Kamala Harris.
Në Parish St Ann, Xhamajka - dhe veçanërisht në Browns Town, ku lindi babai i Harris, - mbështetësit e Kamalës kanë planifikuar të zhvillojnë festa nëse ajo fiton.
“Unë parashikoj një garë të ngushtë, por pres një fitore të Kamala Harris sepse ajo është një dinamit dhe po lutem që, në interes të demokracisë, të fitojë”, tha 74-vjeçari, Delroy Redway.
Redway, vëllai i të cilit do të organizojë një festë në qendrën e tij sportive, tha se Browns Town ishte në një “teh thikë” për Harris, ku vendasit e konsiderojnë një “motër të vogël”.
“Gjyshi i saj është varrosur në kishën anglikane, pikërisht atje në Browns Town, kështu që ne do të festojmë fitoren e saj”, tha ai.
Kryetari i bashkisë së St Ann Parish, Michael Belnavis, po planifikon gjithashtu një festë.
“Një fitore e Harris, do të ishte një sinjal se demokracia është e gjallë dhe mirë në SHBA. Siç e dini, Shën Ana është veçanërisht afër saj”, tha Belnavis.
“Ne duam t’i shikojmë dhe t’i bëjmë ato një gjë festive duke pirë një pije dhe thjesht duke parë ekranin e madh në tavernën John Crow në Ocho Rios me disa miq të ngushtë. Sido që të shkojë, do të jetë historike dhe ne duam të jemi pjesë e kësaj”, shtoi ai.
Po ashtu me shumë interes do të ndjekin zgjedhjet banorët e Thulasendrapuram, fshati i stërgjyshërve të Harris në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, ku gjyshi i saj lindi më shumë se një shekull më parë.
Përgatitjet kanë nisur prej kohësh për këtë ditë, me gratë e fshatit që bëjnë zbukurime dhe imazhe shumëngjyrëshe të bëra nga pastë orizi, jashtë të gjitha shtëpive, duke kërkuar bekime hyjnore për Harrisin në zgjedhje.
Një lutje e veçantë (puja) është planifikuar në tempullin lokal Dharmasastha. “Dharmasastha [hyjnia hindu] jonë do të garantojë fitoren e saj”, ishte parashikimi i sigurt i besuarit të tempullit S Venkataraman.
Në Berlin, gjithashtu janë bërë përgatitjet për të bërë festa me demokratët në klubin e xhazit Donau 115 në lagjen Neukölln të qytetit, i preferuari i komunitetit amerikan.
Transmetimi i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve do të fillojë pak para mesnatës “dhe do të përfundojë kur të dimë se kush është fituesi dhe/ose kur të humbasim nga ankthi”, thonë organizatorët. Madje ata do të ofrojnë pije speciale bazuar në rezultatet e zgjedhjeve.
Në Berlinin lindor, demokratët jashtë vendit do të mbajnë një natë zgjedhore në vendin e tyre tradicional në kinemanë shekullore Kino Babylon me analiza dhe muzikë live pavarësisht se si do të shkojë nata”.
Në Paris, Harry’s Bar ka mbajtur votime mbi zgjedhjet në SHBA që nga viti 1924 dhe ka gabuar vetëm tre herë: në vitin 1976, kur pijedashësit mbështetën Gerald Fordin mbi Jimmy Carter; në vitin 2004, kur ata mbështetën John Kerry-n mbi George W Bush; dhe në vitin 2016 në favorizimin e Hillary Clinton ndaj Donald Trump.
Pronari i atëhershëm i lokalit që pretendon se ka shpikur Bloody Mary, donte të bashkonte komunitetin e emigrantëve në Paris dhe lejojini ata të shprehin një pikëpamje.
Çdo klient që mund të sigurojë prova të shtetësisë amerikane mund të marrë pjesë në votim, duke hedhur votën në një kuti druri shekullore në fund të lokalit. Shifrat e fundit nga bari ishin 265 për Trump – dhe 302 për Kamala Harris.
Në São Paulo të Brazilit, lokali irlandez i O’Malley do të zbukurohet me flamuj, balona, yje dhe vija, dhe do të shërbejë një menu me peshk dhe patate të skuqura, tikka masala, burritos dhe qebap, plus nëntë opsione të ndryshme burgeri (përfshirë “përbindëshin e madh”: proshutë, vezë të skuqura, tre lloje djathë, guacamole, jalapeños, djegës etj).
Organizuar nga demokratët jashtë vendit, por e hapur për njerëzit “nga të dyja palët”, ngjarja fillon në orën 22:00 me orën lokale dhe zgjat deri në orën 2:30 të mëngjesit kur priten exit poll-et.
“Ne mbajtëm aktivitete në të njëjtin pub këtë vit për debatet presidenciale dhe nga nënpresidentët, dhe ato ishin jashtëzakonisht të suksesshme,” tha një zyrtar i Demokratëve jashtë vendit, Kelly Ann Kreutz.
Në Irlandë, hoteli i Donald Trump në Doonbeg në County Clare do të mbyllet si zakonisht të martën mbrëma, pa asnjë ngjarje të planifikuar për të festuar.
Banorët e fshatit të vogël të Indisë Jugore të Thulasendrapuram në Tamil Nadu janë mbledhur për t’u lutur për Harris, të bëhet liderja e parë e Shteteve të Bashkuara me rrënjë nga Azia Jugore.
Gjyshi i Harris nga nëna ka lindur në fshat, rreth 350 kilometra nga qyteti bregdetar jugor i Chennai, më shumë se 100 vjet më parë.
Harris nuk e ka vizituar kurrë Thulasendrapuram dhe ajo nuk ka të afërm të gjallë në fshat, por njerëzit atje ende adhurojnë familjen që e bëri atë të madhe në SHBA.
“Mbesa e stërgjyshërve të fshatit tonë kandidon si kandidate presidenciale në SHBA. Fitorja e saj do të jetë një lajm i lumtur për secilin prej nesh”, tha për Associated Press M Natarajan, prifti i tempullit.
Natarajan drejtoi lutjet përpara imazhit të hyjnisë hindu Ayyanar, një formë e Zotit Shiva. “Hyjnia jonë është një Zot shumë i fuqishëm. Nëse i lutemi mirë atij, ai do ta bëjë atë fitimtare”, tha ai.
Teksa votuesit në SHBA do të shkojnë ditën e sotme drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri mes Kamala Harris dhe Donald Trump, sondazhet dhe parashikimet tregojnë një garë të ngushtë midis mesë dy kandidatëve për president.
New York Times / Kolegji Siena
Sondazhi i fundit i Neë York Times / Kolegji Siena i ciklit zgjedhor 2024 tregoi se Harris kishte epërsi margjinale në shtetet e fushëbetejës të Nevadës, Karolinës së Veriut dhe Ëisconsin. Trump është përpara në Arizona, ndërsa ata janë në të njëjtat kuota në Michigan, Georgia dhe Pensilvani. Sondazhi anketoi 7,879 votues të mundshëm në shtatë shtetet nga 24 tetori deri më 2 nëntor dhe ka një diferencë gabimi prej plus ose minus 3.5 pikë përqindjeje.
ABC News/Ipsos
Kamala Harris kryeson me një diferencë 3-pikëshe. Harris është në kuotën e 49%, ndërsa Trump 46%, në sondazhin përfundimtar të ABC Neës/Ipsos të publikuar të dielën. Sondazhi anketoi 2,267 votues të mundshëm midis 29 tetorit dhe 1 nëntorit dhe ka një diferencë gabimi prej plus ose minus 2 pikë përqindjeje.
TIPP Insights
Trump kishte një epërsi shumë të ngushtë – 49% ndaj 48% të Harris – në një sondazh të TIPP Insights të publikuar të dielën. Sondazhi anketoi 1,305 votues të mundshëm midis 31 tetorit dhe nëntorit dhe kishte një diferencë gabimi prej plus ose minus 2.9 pikë përqindjeje. TIPP Insights u vlerësua si sondazhi më i saktë nga The Ëashington Post në 2020.
Sondazhi i Kolegjit Emerson
Sondazhi i fundit i Kolegjit Emerson barazoi Trump dhe Harris me 49 përqind secili. Sondazhi u krye midis 30 tetorit dhe 2 nëntorit midis 1000 votuesve të mundshëm dhe ka një diferencë ose gabim plus ose minus 3 pikë përqindjeje.
Parashikimet
Modeli i parashikimit të FiveThirtyEight parashikon një garë të ngushtë midis Trump dhe Harris. Trump fiton 53 nga 100, ndërsa Harris fiton 46 nga 100 që nga e diela, sipas simulimeve të zgjedhjeve të FiveThirtyEight. Modeli, që nga 2 nëntori, parashikon që Trump të sigurojë 275 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Harris 268.
Parashikimi i Decision Desk HQ dhe The Hill, i përditësuar të dielën, i jep Trump një shans 54 për qind për të fituar zgjedhjet dhe Harris 46 për qind. Projeksioni parashikon se Trump do të sigurojë 277 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa Harris do të marrë 261.
“Trump mbetet një favorit i lehtë për të fituar zgjedhjet e 2024, megjithëse rezultati është efektivisht një lëkundje”, thotë një analizë nga Decision Desk HQ më 28 tetor. “Asnjë kandidat nuk favorizohet qartë në shtete të mjaftueshme për të siguruar 270 votat elektorale të nevojshme, me Trump aktualisht në 235 dhe Harris në 226.”
Harta e Real Clear Polling parashikon se Trump do të triumfojë në Kolegjin Zgjedhor, me 287 vota për Trump ndaj 251 të Harris.
Modeli parashikon se Trump do të thyejë “murin blu” dhe do të mbajë fushën e betejës Pensilvani, si dhe Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karolina e Veriut. Harris parashikohet të mbajë Michigan dhe Ëisconsin.
Modeli i statistikanit Nate Silver gjithashtu favorizon që Trump të fitojë Kolegjin Zgjedhor.
Ish-presidenti ka 52.6% të fitimit të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Harris ka një shans 47 përqind, sipas një postimi të Substack të hënën. Megjithatë, zbulon se Harris ka më shumë gjasa të fitojë votën popullore – me një shans 74.2 përqind krahasuar me 25.8 përqind për Trump.
Modeli i jep Trump një shans më të madh për të mbajtur Arizonën, Xhorxhian, Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë, dhe Harris një shans më të lartë për të fituar Michigan dhe Ëisconsin.
Modeli i parashikimit të Economist, i përditësuar të hënën, parashikon se Harris dhe Trump kanë shanse të barabarta për të fituar zgjedhjet. Të dy parashikohet të fitojnë 50 në 100 herë.
Inteligjenca amerikane ka akuzuar Rusinë se është përfshirë “aktivisht” në operacionet e dezinformimit në shtatë shtetet kyçe të vendit që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të së martës.
Arizona, Nevada, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin do të jenë vendimtare në votimin që do të lejojë demokraten Kamala Harris ose republikanin Donald Trump të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë.
“Rusia është kërcënimi më aktiv” në këto shtete amerikane, thuhet në një deklaratë të përbashkët Byroja Federale e Hetimit (FBI), Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA)
. "Këto përpjekje kanë potencialin për të nxitur dhunën, përfshirë kundër zyrtarëve zgjedhorë," paralajmërojnë ata.
Sipas ODNI, së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video me një intervistë me një person që pretendonte se një mashtrim me fletë votimi të rreme dhe ndryshime të listave të votuesve kishte për qëllim favorizimin e Kamala Harris në Arizona.
Masa të rrepta sigurie janë marr në Arizona, lidhur me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen ditën e sotme në SHBA për të zgjedhur presidentin e ri mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
Siguria në këtë qendër ku punëtorët numërojnë fletët e votimit pasqyron atë që mund të shihni në një aeroport apo edhe në një burg. Dhe, nëse është e nevojshme, ekzistojnë plane për të forcuar më tej sigurinë duke përfshirë dronët, oficerët me kalë dhe snajperët e policisë në çati, sipas BBC.
Qendra e votimit tani është e mbushur me kamera sigurie dhe një shtresë e dyfishtë gardhi. Zyrtarët thonë se kjo ishte një masë e shtuar për të mbrojtur punonjësit nga ngacmimet dhe kërcënimet jashtë ndërtesës.
Rezultatet e para të ditës së zgjedhjeve 2024 janë marrë nga Dixville Notch, New Hampshire në garën për president mes ish-presidentin Donald Trump dhe Kamala Harrisit, ku janë hedhur 6 vota nga votuesit.
Sipas Fox News, numërimi përfundimtar i lexuar nga zyrtarët rreth orës 12:10 të ditës së sotme ishte 3 për Trump dhe 3 për Harris.
Gjashtë qytetarët e Dixville Notch, i cili është një qytet i largët në rajonin e Nju Hampshires North Country, hodhën votat e tyre në mesnatë.
"Gara nuk ka përfunduar ende." Zëvendëspresidentja Kamala Harris vazhdoi të mobilizojë votuesit e Pensilvanisë, duke i thënë turmës së Pitsburgut se ata "do të bëjnë një ndryshim në këto zgjedhje".
Në një tubim në Pensilvani që zgjati pak më shumë se dhjetë minuta, Harris përsëriti se "momenti është në anën tonë", ndërsa premtoi se do të ofrojë një gjeneratë të re lidershipi.
"Pittsburgh, ja ku po shkojmë. Është dita e zgjedhjeve dhe vrulli është në anën tonë. Fushata jonë ka prekur ambiciet, aspiratat dhe ëndrrat e popullit amerikan dhe ne e dimë se është koha për një brez të ardhshëm të lidershipit në Amerikë, "tha Harris gjatë një mitingu në Monumentin Historik Kombëtar të Furrave të Shpërthimit Carrie.
Ndërkohë, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Kamala Harris do të "pushtojë Lindjen e Mesme", duke bërë një thirrje përfundimtare për votuesit arabë dhe myslimanë, ndërsa ai kërkoi mbështetjen e tyre për të fituar shtetin e Miçiganit në prag të zgjedhjeve amerikane.
“Ne po ndërtojmë koalicionin më të madh dhe më të gjerë në historinë politike amerikane, kjo përfshin një numër rekord votuesish arabë dhe myslimanë në Michigan, të cilët duan paqe. Ata e dinë se Kamala dhe kabineti i saj luftarak do të pushtojnë Lindjen e Mesme do të vrasë miliona muslimanë dhe do të nisë Luftën e Tretë Botërore”, shton Trump duke premtuar se do të “rikthejë paqen” në rajon.
Më vjen keq vetëm për Burrin e Kamalës qe nuk i tha dot :- zemër ti je presidente ahahhaaha. Dhe ky gazetari majtist i Shqiptares e dëgjoi qe ketej. Ytttt rracë e qelbur
PërgjigjuZgjedhje ne okb viti 2025 ne janar deri nentor dhe mund te mbehete parakoshme zgjedhje 2026 mund te fito demokrate neviti 2028 kandidate demokrate jane keta kandidate 1 bert sande adm smill amjon blike julian caves majk d Jali xhon bajde o@e mund te jete xhon bajde majk partise demokratike
PërgjigjuMe revansh nuk do kete bote me te mire...ketu do jemi.
PërgjigjuMe 20 Janar 2025 fillon Epoka e Trump i cili pasi hyn ne zyre rimodelon boten e cila per keto dekada ishte degjeneruar! Urime Trump pas janarit nis revanshi dhe riciklimi politikes shqiptare
PërgjigjuHajdeeee. Se mos na hidhet Saliu nga dritarja sot prej gezimit. Hajde duroi kokpalaret e PeDe sot neper rruge.
Përgjigju@ Partia Rri prit tuMin posht dritares se Sales ti bash me Mulin se nga gezimi do i shkojje spirr Salehut nga kati i 8. Te fala nafies qe ke.
Po ti ke partinë që të qeras gruan cdo ditë, ku pyet ti per pd. Të rrojë partia qe te ndihmojne se ti vete paske mbaru punë.
Urime per fitoren! Fat I madh per gjithe shqiptaret , investimet ne ishullin e Sazanit do e bejne Shqipërine me te njohur se cdo vend ne Europe madje edhe sesa Spanja ! Investitor gjigand si projektet ne Sazan tregojne nje vizion dhe fat I madh ! Urime presidentit, ka qene e sigurt fitorja! Tani riciklohet pak edhe Politika ne Europe
PërgjigjuTani q fitoj trumpi I zgjidhem t gjitha problemet ne shqiptaret
PërgjigjuNe keto 12 vjet Amerika ka ndryshuar 2 here, Anglia 3, Gjermania 1, Italia 2 e Spanja 2. Vetëm oazi i pleqve dhe administratës 0 herë.
PërgjigjuA je tu shkrujt ka psikiatria e vlones apo ka e elbasanit?
Gjithe diktatoret e botes jan shume te lumtur
PërgjigjuNjerez si ty more Bum bim pim e Kane prish demokrwcine , Trump eshte shprehje votes se lire me nje fitore te thelle duke mundur 2 kandidat (njeri garroç) tjetra gome rezerve e demokracise! Trumpin e shpetoj zoti qe bota te ec per se mbari! Bravo Amerika eshte shembull , Respekte per fitoren madheshtore
Donaldi do merrte per keshilltar Belind Kerricin.hajde maje belon nashti.
Jam dakort me ty faik,,zoti e bekon ameriken me zgjedhjen e teumpit.....
PërgjigjuZOTI E BEKOFTË ELON ❤️ MUSK ❤️ , dhe ISHALLAH TRUMP FITON ZGJEDHJET T❤️R❤️U❤️M❤️P❤️ 2❤️0❤️2❤️4❤️ Gjëja më e mirè pèr BOTÈN është TRUMP + MUSK të UDHËHEQIN AMERIKËN
PërgjigjuVOTONI O SHQIPTARE PER TRUMPIN,,,PD E AMERIKES ESHTE PARTI E ZEZAKEVE DHE L.B.G.T,,,,ATA DUAN TIU MARRIN PARATE TE BARDHEVE QE I KANE VENE ME MUND E DJERSE....
Përgjigjume kamalen amerika nuk do kete kredibilitet dhe ndikim te forte ne vendet ku ka luftra pasi nje grua shikohet si dobesi ndersa trump ka karismen e duhur per te influencuar pasi eshte burre dhe ka peshen e tij si personalitet me karakter te forte,ky eshte realiteti sidomos ne vendet e lindjes qofte ne europe apo azi,dhe bursat do shkojne lart me zgjedhjen e trump dhe demokratet e din kete,po te degjoni kamalen neper intervista eshte skandaloze dhe vetem qesh e ben gallate,karrigia e presidentit i rri e madhe shume dhe nuk eshte per te,ajo karrige simbolizon dinjitetin dhe forcen ekonomike te nje vendi te madh si amerika gje te cilen kamala nuk e permbush dot
PërgjigjuMezi po pres ndryshimin. Trump zgjedhja e vetme per nje bote me te sigurt.
Kamala all the way
PërgjigjuE sigurte qe fiton Trump , mbi 51%
Përgjigju