Sot ankandi i ri i 3 miliardë
lekë obligacioneve 2-vjeçare

Sot ankandi i ri i 3 miliardë<br />lekë obligacioneve 2-vjeçare
Sot organizohet në Bankën e Shqipërisë ankandi i ri për letra me vlerë të qeverisë, ku do të dalin në treg obligacione me afat dyvjeçar maturimi me vlerë 3 miliardë lekë. Norma e interesit që do të dalë nga ky ankand është fikse dhe nuk do të ndryshojë gjatë dy vjetëve, ndërkohë që përfituesit do të marrin interesin çdo gjashtë muaj. Ministria e Financave synon një interes prej 8.40 përqindësh në vit, që është një shifër shumë fitimprurëse, por kohët e fundit norma e interesit të bonove dhe obligacioneve ka ardhur në rritje, si pasojë e një oferte më të madhe nga qeveria në tregun e letrave me vlerë. Kështu, norma e interesit për bonot e thesarit me maturim 12-mujor njohu një rritje të ndjeshme të martën, duke kaluar nga 7%, në 7.21 për qind.

Financat publike kanë rritur kërkesën për likuiditet kohët e fundit, pas pagesës së 2 miliardë lekëve vetëm për blerje energjie nga importi, ndërkohë që probleme ka krijuar edhe zgjatja e kohës së keqe në pjesën veriore dhe lindore të vendit.

Kriza energjitike harxhoi 75% të fondit vjetor buxhetor të kontingjencës, ndërkohë që po shtohen zërat se qeveria mund ta rishikojë buxhetin gjatë muajve në vijim. Këto shpenzime të paparashikuara mund të përkeqësojnë treguesit fiskalë dhe të rrisin nivelin e borxhit publik. Në këto kushte, është e parashikueshme shtimi i kërkesës qeveritare për borxh të brendshëm, nëpërmjet letrave me vlerë, dhe një rritje e normës së interesit, sidomos për ato me afat të gjatë maturimi.
(sg/gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar