Sot beteja për kryeprokurorin
Basha i përgjigjet Ramës

Sot beteja për kryeprokurorin<br />Basha i përgjigjet Ramës<br /><br>
Politika pritet të zhvillojë ditën e sotme një betejë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kjo çështja ka ndezur debatin mes palëve politike prej ditësh, teksa ditën e sotme, më 7 dhjetor, mbaron mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Socialistët kanë deklaruar se mandati i Llallës përfundon sot dhe ai do të duhet të lërë detyrën. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, që në studion e Report Tv tha se Adriatik Llalla ikën nga detyra ditën e sotme dhe do të zëvendësohet me një kryeprokuror të përkohshëm. Nga ana e saj, opozita ka hedhur akuza të vazhdueshme ndaj mazhorancës, me pretendimin se po kap institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe se po 'gatuhen' pazare në kurriz të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, një ditë më parë kryeministri Edi Rama ftoi publikisht kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të bashkohen për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, për të cilin duhet shumicë votash. Gjithashtu, kryeministri Rama në ftesën drejtuar Bashës parashtronte idenë e një pakti kombëtar, me të cilin Shqipëria të shkojë e bashkuar në familjen e madhe evropiane. Në përgjigjen e tij, kreu i PD ka deklaruar se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë, deri sa ta shkarkojë KLP.

Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e Komisionit të Ligjeve janë njoftuar për ndryshimin e axhendës së mbledhjes ditën e sotme. Pjesë e mbledhjes do të jetë një mero e Shërbimit të Kuvendit për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, mbi procedurën që duhet ndjekur për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. “Njoftimi i anëtarëve të Komisionit me memon e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, Nr.2955 Prot, datë 21.11.2017, memon e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Nr. 3096 Prot, datë 05.12.2017, si dhe miratimin e projektvendimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administrimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm”. (Komision përgjegjës, relator Blendi Çuçi”, thuhet në njoftim. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë