Kurorëzohet mbreti i Anglisë Charles III: Jam për të shërbyer, jo të më shërbeni! Shiu nuk prish atmosferën në Londër! Arrestohet udhëheqësi i lëvizjes anti-monarkiste (FOTO+VIDEO)

Mbreti Charles III u kurorëzua në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë ndërsa të gjithë sytë e botës ishin tek ai. Përpara qindra liderëve botërorë dhe turmave që e ndoqën nga sheshe të ndryshme në Angli, Kryepeshkopi i Canterbury-t, vendosi ngadalë kurorën 360-vjeçare të Shën Eduardit në kokën e Charles, ndërsa ai u ul mbi një Froni i shekullit të 14-të në Westminster Abbey.

Gruaja e dytë e Charles, Camila, 75 vjeç u kurorëzua gjithashtu gjatë ceremonisë dy-orëshe me kurorën e Mbretëreshës Mari. Mbreti dhe mbretëresha u nisën nga Pallati i Buckinghamit për në abaci me karrocën madhështore të larë me flori të shoqëruar me kalorës, qindra ushtarë me uniforma të kuqe dhe kapele të zeza. Dhjetëra mijëra njerëz të mbledhur për të parë këtë moment historik e injoruan shiun e lehtë.

Rreth orës 12:00 në pallatin Westminster Abbey nisi ceremonia zyrtare e kurorëzimit me brohoritje, lavde dhe kore për nder të Mbretit Charles III. Para se t’i vendoste kurorën Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit të ri të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij. Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik. Pas kurorëzimit Princi William premtoi besnikëri ndaj babait të tij.

Tradicionalisht, një sërë mbretërish dhe bashkëmoshatarësh duhet të bëjnë homazhe duke u gjunjëzuar para mbretit të ri, por William është duka i vetëm mbretëror që e bëri këtë këtë. Lista e të ftuarve për Mbretin Charles III ishte rreth 2,000 njerëz. Ndërsa mes tyre ishin anëtarë të familjes mbretërore, kryeministra, përfaqësues nga dhomat e parlamentit, krerë shtetesh dhe anëtarë të tjerë mbretërorë nga e gjithë bota. Megjithatë, nuk kishte asnjë rol formal për djalin e vogël të Charles, Princ Harry, pasi u grind me familjen e tij. Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se Londra ishte e ndarë në dy pjesë në këtë ditë historike. Disa të mbledhur për të parë ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles e disa të tjerë për të protestuar kundrejt monarkisë ndërsa brohorisnin “Jo mbreti im”.

Grupi i fushatës Republika tha se lideri i saj Graham Smith ishte arrestuar së bashku me pesë protestues të tjerë përpara kurorëzimit të Mbretit Charles III. Pas kësaj ceremonie madhështore Charles dhe Camilla u kthyen sërish në Pallatin Buckingham, me karrocën 260 vjeçare të artë të shtetit, nëpërmjet një procesioni, ndërsa të gjithë i’u përulën Mbretit të ri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Enigmë pasuria e mbretit Charles, nuk dihet shifra e saktë! Mediat e huaja: Besohet se është 2 mld euro

 

Megjithëse mediat britanike prej ditësh po aludojnë mbi pasurinë e mbretit Charles, shifra e saktë është enigmë. Besohet se ajo është mbi 2 miliard Euro, por në një kohë kur vetë Mbreti nuk di gjithçka

Në ditën e shenjtë për të, mediat britanike po përpiqen të përcaktojnë vlerën e vërtetë të pasurisë së tij personale, që duket se i kalon 2 miliardë euro. Megjithatë mediat raportojnë se përllogaritja e pasurisë mbretërore është një enigmë e ndërlikuar.

Së pari, sepse ai vetë Charles, ndoshta nuk di gjithçka që i takon, pasi trashëgon pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Vështirësia e dytë është se ka shumë gjëra të fshehta nga ana e familjes mbretërore, veçanërisht në lidhje me pasurinë e tij. The Guardian përmend se sa e vështirë është të vlerësohet vlera e vërtetë e disa prej bizhuterive, diamantet ‘Cullinan III dhe IV’ që zbukurojnë kopsat e famshme mbretërore. Këta gurë të çmuar janë ndër më të mëdhenjtë e zbuluar ndonjëherë dhe në vitin 1910 iu dhanë nga qeveria e Afrikës së Jugut mbretëreshës së atëhershme Mary, stërgjyshes së Charles.

Në atë kohë cilësoheshin  dhuratë personale, kurse sot anë pronë e shtetit. Më tej thuhet se  megjithëse pasuria e Charles vlerësohet të jetë rreth 2 miliardë euro, disa fakte të tjera janë mbresëlënëse. P.sh fakti se pak para se Elizabeth të emigronte në Kourion, ajo përfundoi duke marrë dëmshpërblim nga britanikët, shtat dhjetë herë më shumë se kur ajo mori skeptrin e vendit të saj në 1952.

Mediat rendisin edhe objekte të rralla me vlerë pothuajse të paçmuar, si relike fetare, vepra arti të artistëve të mëdhenj si Salvador Dali, Marc Chagall etj që shkojnë në zotërim të mbretit

Ora 17:14
I pranishëm në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles në Londër, Begaj: Vlerësojmë lidhjet tona të forta me Mbretërinë e Bashkuar

1683386059_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka publikuar foto nga Londra ku ndodhet për kurorëzimin historik të Mbretit Charles III në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Begaj ka publikuar dhe një foto me bashkëshorten e tij në Londër ku shprehet i nderuar që përfaqëson Shqipërinë në kurorëzimin historik.

“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Ne i vlerësojmë lidhjet tona të forta me Mbretërinë e Bashkuar dhe u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive të tyre”-shkruan Begaj.

 

Ora 15:51
Mbreti dhe Mbretëresha përshëndesin turmat nga ballkoni i Buckinghamn, u bashkohet Kate dhe Uilliam, Harry mungon

1683381308_mbreticharles.jpg

Mbreti dhe Mbretëresha e sapokurorëzuara kanë dalë në ballkon për të përshëndetur me dorë turmat e mëdha që janë mbledhur përgjatë sheshit kryesor të pallatit mbretëror në Buckingham.

Mbretit dhe Mbretëreshës i janë bashkuar gjithashtu Princi dhe Princesha e Uellsit dhe fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis. Princesha Anne dhe Princi Eduard ishin gjithashtu aty.

Në ballkon ishin të gjithë të  pranishëm përveç Princit Harry.

Ora 14:55
Bëhet virale fytyra e Princit Harry në kurorëzimin e Mbretit Charls dhe Mbretëreshës Camilla

Princi Harry, i biri i Mbretit dhe Mbretëreshës të sapokurorëzuar mori pjesë sot në ceremoninë solemnë në Westminster Abbey pa dukeshën Meghan.

Gjatë ceremonisë solemne Princi Charles, u rëndit në rreshtin e tretë pas familjes mbretërore dhe Kushërinjve të tij Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank.

E teksa kryepeshkopi po kurorëzonte prindërit e tij, kamera kapën një reagim të Harryt që nuk duket aspak si një reagim i bukur.

Djali i Mbretit Charls, Princi Harry nuk kishte asnjë rol zyrtar në kurorëzimin dhe u shfaq me një kostum dhe jo me ndonjë uniformë të veçantë, ndërkohë që Meghan Markle ka zgjedhur të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e saj, Princin Archie dhe Princeshën Lillibet, teksa Archie feston sot ditëlindjen e tij të katërt!

Ora 14:50
Mbreti dhe Mbretëresha kthehen në Buckingham

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla po udhëtojnë në procesionin e kurorëzimit nëpër rrugët e Londrës qendrore në Gold State Coach

Mbreti dhe mbretëresha të sapokurorëzuara po largohen nga Westminster Abbey dhe së shpejti do të marrin pjesë në një paradë të dytë shumë më e madhe se e para dhe me anëtarë të tjerë mbretërorë të përfshirë.

Proçesioni i Kurorëzimit po kthehet në Pallatin Buckingham përmes së njëjtës rrugë që u përdor këtë mëngjes.

E gjatë kthimit Mbreti dhe Mbretëresha të sapokurorëzyuar përkujtuan statujat e Mbretëreshës Elizabeth II, nënë e Charles dhe të dy gjyshërve të tij.

Elizabeth përuroi një memorial prej bronzi për babain e saj Mbretit George VI në fillim të mbretërimit të saj, në 1955.

Aty pranë është një tjetër bronz i cili u vendos në vitin 2009 për të kujtuar Nënën Mbretëreshë.

Ora 14:41
Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles! Bashkëshorti poston foto

1683376938_sfv.jpg

Përveç presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III. Ka qenë bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, ai që ka publikuar fotografi nga ceremonia.

Ora 13:31
Zyrtarisht në epokën e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla

Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla u kurorëzuan Mbret dhe Mbretëreshë në Westminster Abbey.

Ndërsa Charles ishte gjithmonë i destinuar të ishte Mbret dhe të mbante kurorën, askush do të kishte qenë dikur kaq i sigurt se edhe Camilla do të mbante në kokë kurorën e Mbretëreshës Mari.

Ajo nuk do të jetë më Mbretëresha e Consort por e gjithë Mbretërisë së Bashkuar.

Tashmë jemi në epokën e mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla.

 

Ora 13:30
Lutja “God Save the King” u shqiptua edhe në Tiranë! Ambasadori Alastair King-Smith: Mbreti figurë që na bën bashkë

 

Kurorëzimi i Mbretit të Anglisë, po ndiqet përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike. Në fjalën e tij, ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Karl III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Monarkia ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetit. Koha ka ndryshuar. Mbreti është vital jo vetëm për Britaninë. Shihet si një figurë qe ngrihet mbi partitë e na bën bashkë. 54 vende në bote, janë duke parë këtë proces. Kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbrojtësi i feve është quajtur Mbreti Karl, ai ka theksuar se është mbrojtës i të gjitha feve, dhe është nder për ne që sot këtu në Ambasadë kemi përfaqësues të të gjitha feve. Është e rëndësishme të reflektojmë. Mbreti i ri ka shfaqur dashamirësi në të gjithë Botën, ka qenë avokat për cështje mjedisore, ka ndihmuar persona me aftësi të kufizuara. Ka provuar se do të jetë një mbret i denjë. Kam patur fatin ta takoj, dhe të jem pjesë e bujarisë së tij. Pasioni i Mbretit është të ndihmojë njerëzit më të dobët. Sot do shohim edhe Mbretëreshën, edhe ajo ka peshën e përgjegjësisë për të qëndruar në nivele të larta, si Elisabeta II.”-u shpreh ndër të tjera ai.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.  

“Siç më keni dëgjuar prej ditës të parë të ardhjes time këtu, ne jemi të vendosur të vijojmë thellimin e marrdhënieve me Shqipërinë.  Kryeministri Edi Rama si i ftuar i qeverisë angleze në mars na dha mundësinë e çuarjes të marrëdhënieve në një tjetër nivel.  Marrëdhëniet tregrare po pësojnë rritje dhe në funksion të kësaj kemi hapur Dhomën Britanike të Tregëtisë në Shqipëri”, deklaroi ambasadori Alastair King-Smith.

Ora 12:56
Mbreti Charles III kurorëzohet zyrtarisht si monarku i Mbretërisë së Bashkuar

 

Pas betimit për besnikëri ndaj monarkisë kryepeshkopi vendosi kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit Charles III.

Këmbanat e abacisë bien, tingëllojnë boritë dhe përshëndetjet me armë dëgjohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.Mbreti u kurorëzua dhe këtë moment historik turma të panumërta po e ndjekin nga sheshe të ndryshme në Angli.

Kurora që tashmë i përket Mbretit Charles është emëruar sipas një versioni shumë më të hershëm të bërë për mbretin dhe shenjtorin anglo-sakson, Eduard Rrëfimtarin. Ajo u bë për mbretin Charles II, i cili donte një kurorë të ngjashme me atë të mbajtur nga Edward, por edhe më madhështore.

 

Ora 12:53
Charles III betohet me dorën mbi bibël: Do jem monark besnik

Ceremonia solemne e kurorëzimit të monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar, ka nisur me brohoritje, lavde dhe kore që këndojnë për nder të Mbretit Charles III.

Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.

Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik.

Mbreti vendos dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe u zotua se do të kryejë dhe mbajë premtimet.

Më tej ai do të kurorëzohet bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.

 

Ora 12:06
Ka nisur ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Mbretit Charles III në altarin e lartë të Abbey

 

Në pallatin Westminster Abbey ka nisur ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij.

Mbreti dhe Mbretëresha sapo kanë zënë vendet e tyre përpara altarit të lartë të Abbey, vend i njohur si Teatri i Kurorëzimit që ndodhet në pikën qendrore të pallatit madhështor përballë të ftuarve.

Mbretit do t'i jepet një Bibël dhe më pas do të dëgjohen betimet.

Për vajosjen, ai do të shkojë përpara karriges së kurorëzimit 700-vjeçare mjaft të vjetër, por të bukur. Kjo është vendosur në mes të trotuarit mesjetar Cosmati të restauruar me kujdes.

Kjo karrige është bërë nga mjeshtrit italianë të shekullit të 13-të me shumë nga pjesët e mozaikut që besohet se janë shpëtuar nga gjuetarët mesjetarë të pazareve, të cilët morën materiale nga rrënojat e lashta romake.

Pra, Mbreti Charles do të kurorëzohet në krye të fragmenteve të një qytetërimi edhe më të vjetër.

Ora 11:43
FOTO/ Mbreti Charles III arrin në Westminster Abbey

 

 

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla sapo kanë mbërritur në Pallatin Mbretëror të Westminster Abey.

Ata po hyjnë nga dera e madhe perëndimore e ndërtesës përpara se të vazhdojë përmes hyrjes kryesore brenda pallatit madhështor.

Tani do të mbahet një procesion me liderë fetarë si dhe kryeministra e përfaqësues të vendeve të Komonuelthit që mbajnë flamujt e kombeve të tyre.

Monarku arriti me karrocën madhështore pas udhëtimit nga Pallati Buckingham në Londër përgjatë Big Ben për në Pallatin e Westminster.

Megjithëse pamë turma të mëdha më herët, nuk ka anëtarë të publikut përreth ose në Westminster Abbey.

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do tw kurorwzohen sw shpejti brenda Westminster Abbey.

 

 

 

 

Ora 11:38
Ceremonia e kurorëzimit të Charles III, Begaj takohet me Princ William

1683365932_130459ef59dd45f8acd95a896547d4d5.jpg

Në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen e dhënë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe Mbretëresha Camilla për Krerët e Shteteve që po marrin pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror, Presidenti Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë. Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.

Ora 11:38
FOTO/Bota ‘sytë’ nga Londra për kurorëzimin e Mbretit Charles III, karroca madhështore e larë në flori niset nga Buckingham Place

 

Mbreti Charles III po niset nga Buckingham Place përmes Portës së Qendrës për në Westminster Abbey, udhëtimi që njihet si Proçesioni i Mbretit po ndiqet nga e gjithë bota.

Çifti mbretëror po udhëton me një ritëm madhështor në Diamond Jubilee State Coach, i cili u porosit për Mbretëreshën Elizabeth II në 2012.

Karroca madhështore me kurorën e punuar me gurë të çmuar në krye, e gdhendur nga lisi nga HMS Victory dhe e larë në arë, po shoqërohet nga mijëra sy në mbarë botën, që po shohin këtë moment historik për Mbretërinë e Bashkuar.

Nga karrocë Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla u dhanë një përshëndetje mbretërore të pranishmëve.

Ora 11:24
Kush është Charles III, tashmë Mbret i Britanisë së Madhe?

 

Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë qartësisht trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charles-it përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornwall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick.

Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.

Në vend që të edukohej në mënyrë private në Pallat, Charles u dërgua në shkollë, dhe pas kësaj ai u diplomua me Bachelor të Arteve në Kembrixh. Princi i ri më pas shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore, si edhe në Marinën Mbretërore, duke u vendosur në disa anije luftarake gjatë viteve 1970.

Pas vdekjes së Elizabetës, Pallati Buckingham konfirmoi të enjten se monarku i ri do të njihet si Mbreti Charles III.

Charles njihet për fushatat e tij në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, ku me anë të fjalime të gjata ka bërë thirrje për qëndrueshmëri në përpjekjet për të mos ndotur mjedisin. Fusha e tij e aktivitetit përfshin zgjerimin e arsimit dhe mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Por duket se ai ka vendosur t'i mbajë gjërat të thjeshta: Ai do të njihet si Mbreti Charles III, sipas Clarence House, që është rezidenca e tij zyrtare.

Ora 10:59
Në prag të ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, të ftuarit e rëndësishëm mbërrijnë në Abbey

 

Lista e të ftuarve për Mbretin Charles III është shumë më e vogël, me rreth 2,000 njerëz të ftuar.

Mes të ftuarve janë anëtarë të familjes mbretërore, kryeministri, përfaqësues nga dhomat e parlamentit, krerë shtetesh dhe anëtarë të tjerë mbretërorë nga e gjithë bota.

Ftesat u kanë shkuar edhe 850 përfaqësuesve të komunitetit në shenjë mirënjohjeje për kontributet e tyre bamirëse.

Liderët botërorë që kanë marrë ftesë për ceremoninë e sotme kanë filluar të vijnë. Në radhë të parë janë kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal dhe Zonja e Parë Olena Zelenska.

Presidenti i vendit dhe bashkëshorti i Olenës, Voldoymyr Zelensky, nuk do të jenë të pranishëm pasi vendi i tij vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus.

Ndërsa Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka mbërritur së bashku me mbesën e saj Finnegan.Vetë presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë.

Gjithashtu në foto duken kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby duke mirëpritur mysafirët, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace dhe kancelari Jeremy Hunt, Katy Perry, e cila do të performojë në Koncertin e Kurorëzimit të nesërm dhe shumë të tjerë që vijojnë të mbushin sallën e Abey.

 

Ora 10:24
Pak para ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, arrestohet udhëheqësi i lëvizjes anti-monarkiste

Kreu i lëvizjes anti-monarkiste të Republikës Graham Smith është arrestuar nga policia përpara kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Protestuesit kundër monarkisë kanë dalë në qendër të Londrës që në orët e para të mendgjesit. Me pankarta në duar ku shkruhen thirrje kundër mbretit dhe monarkisë ata vijojnë të qëndrojnë në sheshin kryesor të Londrës edhe pas arrestimit të udhëheqësit të tyre.

Këtë mëngjes, Graham Smith dhe pesë anëtarë të ekipit të Republikës u arrestuan dhe qindra pankarta u sekuestruan.

Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se Londra edhee pse është ndarë në dy pjesë, ku disa protestojnë kundër monarkisë dhe mijëra të tjerë kanë dalë për të parë ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, ata kanë ruajtur qetësinë në mësin e tyre.

Këtu janë disa foto nga protëesta e tyre:

\

Ora 10:01
VIDEO-Ja ku mund ta ndiqni live ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III

Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla do të kurorëzohen në Westminster Abbey në Londër. Në këtë link mund të ndiqni live ceremoninë.

 

Ora 09:51
Një orë para ceremonisë së kurorëzimit, të ftuarit mbërrijnë në Westminster Abbey

 

Brenda Westminster Abbey vendet po mbushen tashmë nga të ftuarit, të cilat janë kuruar në detaje me veshjet dhe uniformat e tyre më të mira.

Burrat me kostume dhe kapele mbajnë me krenari medaljet në xhaketat e tyre, ndërsa zonjat me kapele dhe veshjet klasike shkëmbejnë biseda.

Ka zhurmë bisedash, si familjet para fillimit të një dasme që komentojnë çdo gjë.

Altari i lartë është i mbuluar me lule dhe shfaqen pllaka ari të përpunuara, të cilat zakonisht mbahen pas xhamit në Kullën e Londrës.

Politikanë, profesorë të pandemisë dhe aktorë mes të ardhurve. Krerët e shteteve dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota vazhdojnë të vijnë.

Ora 09:32
Kurorëzimi i monarkut britanik, Charles III, kryeministri Sunak: Sot lind një epokë e re për Mbretërinë e Bashkuar

1683358401_skynewsrishisunakbelfast6119084.jpg

Kryeministri Rishi Sunak thotë se sot është një moment "krenaria e jashtëzakonshme kombëtare" dhe një "demostrim i gjallë i karakterit modern të vendit tonë".

Në një postim në Twitter, ai thotë: "Asnjë vend tjetër nuk mund të shfaqte një shfaqje kaq verbuese. Por nuk është thjesht një spektakël. Është një shprehje krenare e historisë, kulturës dhe traditave tona."

Ai gjithashtu e përshkruan ditën si një "ritual të dashur përmes të cilit lind një epokë e re", duke e përmbyllur mesazhin e tij me: "God Save The King".

Ora 09:29
Sërish dramë në familjen mbretërore, Princ Harry ftohet pa Meghan Markle në kurorëzimin e mbretit Charles III

Vetëm pak orë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, pasuesit të fronit mbretëror të Anglisë dhe përveç detajeve nga agjenda e ceremonisë që do të mbahet sot, është zbuluar më në fund edhe pjesëmarrja e Princ Harry, i cili nuk do të shoqërohet nga dukeshën e tij Meghan Markle.

Muajin e kaluar u aludua se Princ Harry, Duka i Sussex-it, do të ishte i pranishëm për të parë kurorëzimin e babait të tij por gruaja e tij Meghan nuk do të bënte udhëtimin nga Kalifornia për në Londër.

Këto spekulime u pasuan nga një deklaratë e shoqes së ngushtë të Meghan-it, e cila  tha se Dukesha ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë.

Mirëpo sot është më se e dukshme se Meghan nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, pasi ajo vazhdon të jetë në Kaliforni me dy fëmijët e saj.

Refuzimi i Meghan do të shihet padyshim si pjesë e gjithë tensioneve të vazhdueshme dhe të pazgjidhura mes saj dhe familjes mbretërore.

As vetë çifti dhe as Buckingham Palace nuk e komentuan vendimin të dukeshës.

Ora 09:26
Kurorëzimi i Mbretit Charles III, zbulohen detaje nga agjenda e ceremonisë që do të mbahet sot

Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kapitull të ri sot me ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla do të udhëtojnë sot për ceremoninë e kurorëzimin me karrocat më të vjetra mbretërore, në një procesion madhështor, por më të shkurtër se ai i nënës se tij 70 vite më parë.

Sipas njoftimit të Buckingham Palace, Charles do të kurorëzohet në Westminster Abbey të Londrës me një ceremoni plot pompozitet dhe spektakël, me tradita që datojnë 1000 vjet më parë.Pallati mbretëror ka publikuar pak detajet e eventit, i cili pritet të ketë disa ndryshime nga ajo e Mbretëreshës Elizabeth në 1953.

Ja agjenda që do të mbahet:

Ora 06.00: Do të nisë me hapja e zonave përgjatë rrugës së procesionit prej 1,3 miljesh nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey.

07.15-08.30: Të ftuarit do të mbërrijnë në Westminster Abbey.

09.00: Kongregacioni do të ulet brenda abacisë.

09.30-10.45: Krerët e shteteve, përfaqësuesit e qeverisë jashtë shtetit, ministrat e qeverisë, ministrat e parë, ish-kryeministrat, mbretërit e huaj dhe anëtarët e familjes mbretërore do të mbërrijnë.

09.45: Shoqëruesi i Sovranit të Kalorësisë shtëpiake fillon të mblidhet për procesionin nga Pallati Buckingham.

10.20: Procesioni i mbretit dhe bashkëshortes së mbretëreshës niset nga pallati.

10.53: Mbreti dhe bashkëshortja e mbretëreshës mbërrijnë në Westminster Abbey.

Procesioni i mbretit nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey do të zhvillohet duke përdorur trajnerin shtetëror jubilar të diamantit të shtunën në mëngjes

Pas shërbimit, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të kthehen në Pallatin Buckingham në kortezhin e kurorëzimit, duke udhëtuar përgjatë së njëjtës rrugë.

11:00: Ata do të hyjnë në Abbey nga dera e madhe perëndimore, nga ku do të fillojë dhe shërbimi.

12:00: Mbreti kurorëzohet. Kryepeshkopi i Canterbury vendos kurorën e Shën Eduardit në kokën e tij. Do të tingëllojnë boritë dhe do të lëshohen përshëndetje me armë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

13:00: Shërbimi mbaron dhe mbreti dhe mbretëresha e sapokurorëzuara fillojnë procesionin e tyre të kurorëzimit përsëri në Buckingham Palace me karrocën e artë State.

13:33: Mbreti dhe bashkëshortja e mbretëreshës hyjnë në Pallatin Buckingham përmes Harkut të Qendrës.

13:45: Mbreti dhe mbretëresha marrin një përshëndetje mbretërore nga ushtria në kopshtet e pallatit

14:15: Mbreti, mbretëresha dhe anëtarët e familjes mbretërore shfaqen në ballkonin e pallatit për të parë fluturimin nëse moti e lejon.

E diel 7 maj

Monarkia ka vendosur që e diela të jetë një ditë e festave në rrugë dhe kurorëzimit të "Drekave të Mëdha", me rreth 3,000 mbyllje rrugësh për festa dhe anëtarë të familjes mbretërore që marrin pjesë në disa ngjarje.

Në orën 19:00  do të ketë një koncert në mjediset e Kështjellës Windsor. Ngjarja do të ndiqet nga një turmë prej 20,000 anëtarësh të publikut dhe të ftuarve dhe do të transmetohet në televizion dhe radio.

 

Ora 08:31
Sot kurorëzimi i mbretit Charles III, protestuesit kundër monarkisë mblidhen në qendër të Londrës

Teksa anëtarët e familjes mbretërore po bëjnë përgatitjet e fundit para mbërritjes në Westminster Abbey, ku do të mbahet momenti historik i kurorëzimit të Mbretit Charles III grupime antimonarkiste janë mbledhur në Londër.

Mes turmave të britanikëve dhe njerëzve që kanë  ardhur nga e gjithë bora për të parë ceremoninë, nuk kanë munguar edhe ata që janë kundër monarkisë dhe mbretit.

Një grup i vogël protestuesish po mblidhen gjithashtu këtu në sheshin Trafalgar.

Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë.

Republika, grupi që bën fushatë për heqjen e monarkisë, thotë se shpreson të ketë deri në 1500 mbështetës këtu sot.

Ora 08:25
FOTO/ Atmosferë festive pak orë para ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, britanikët mbushin rrugët e Londrës

Atmosferë festive pak orë para ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, Britanikët mbushin rrugët e Londrës

Turmat e njerëzve janë mbledhur për ditë të tëra, duke shpresuar të kapin një paraqitje të shkurtër të mbretit, si dhe të bashkëshortes së tij mbretëreshës Camilla, e cila gjithashtu do të kurorëzohet në ceremoninë e sotme në Westminster Abbey në orën 11:00.

Kortezhe të mëdha janë planifikuar në të dyja anët e shërbimit, të gjitha pjesë e një feste disaditore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Qendra tregtare po mbushet vazhdimisht dhe shumë njerëz, të cilët janë veshur siç duhet për rastin e sotëm historik.

 

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laći: 06/05/2023 17:13

    LONG LIVE THE KING

    Përgjigju
  • Ari: 06/05/2023 09:11

    Ik o president ik harrxho ca lek nga taksat tona se ndryshe sbehej mbret ai. Hajd ehajde po kishit derguar perfaqesi nga ambasada aty dhe mjaftonte. Pse duhet haxhuar leke nga taksat kur ne jemi shtetbqe skemi buk te hame. Pensioni 100 euro. Turp

    Përgjigju
  • Evropa Katolike: 06/05/2023 08:44

    Po si nuk ju vjen turp qe nje president e ka emrin Bajram dhe do shkoje ne Angli aty ku eshte zemra e katolicizmit boteror dhe perfaqeson Shqiperine me kete emer e surrat????? Po a ka me turp se te na dine e gjithe bota se ne jemi nen sheriat fix siç Berishe islamiku donte ta bente ne 97? Mjere ky vend thuaj.

    Përgjigju
    • Koli: 06/05/2023 13:07

      Ca katolike o shoku se po len koqen e namit. Europa e Lgbtq vk deshe me thone. Plus qe angleset kan me shekuj qe kane fene(sektin) e tyre

    • Historia: 06/05/2023 12:45

      O injorant, Anglia eshte vend protestant prej 500 vjetesh qe kur Henriku VIII krijoi kishen anglikane. Katoliket jane pakice fetare dhe ne te shkuaren jane persekutuar egersisht. Sot nje pjese e madhe e anglezeve jane ateiste kurse imigrantet me se shumti i kane myslimane ose hindu. Presidenti yne e ka emrin Bajram sepse per shume shekuj kemi qene pjese e perandorise osmane. Babai i kryeministrit quhej Kristaq sepse kemi qene pjese e perandorise bizantine, kurse kryetarja e parlamentit e ka mbiemrin Nikolla sepse kemi qene edhe pjese e perandorise romake. Te gjitha keto shtresa historike jane pjese e identitetit shqiptar. Shko lexo nje liber se qenke shume i mjere nga mendja.

    • e drejta: 06/05/2023 10:46

      NUK KUPTOJ CLIDHJE DHE CRENDESI KANE EMRAT. BAJRAM BEGA ESHTE PRESIDENTI I REPUBLIKES (I PELQEN APO JO TE TJEREVE) ,DHE SI I FTUAR NGA MBRETERIA BRITANIKE PO MERR PJESE NE KUROREZIMIN E MBRETIT. KU QENDRON PROBLEMI....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv