Opozita akuza PS-së: Vodhët zgjedhjet! Balla: Foltores së Berishës i ka mbetur shkopi pa flamur! Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës

Pas pushimit prej fushatës zgjedhore, deputetët janë kthyer sot në sallën e parlamentit. Parlamenti miratoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e Urës mbi Bunës. Marrëveshja u votua edhe nga deputetët e opozitës.

Gjatësia totale e urës do të jetë 310m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139m, ndërkohë që pritet të nisin punimet në zonë duke e kthyer këtë vend në një kantier ndërtimi. Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm në 1km. Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për t’i lidhur brigjet. Punimet pritet të nisin verën e këtij viti dhe të përfundojnë në gusht të 2024.

Pas miratimit të marrëveshjes palët politike u përplasën ndërmjet tyre me akuza dhe kundër akuza. Opozita në një zë akuzoi mazhorancën për vjedhje të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 maj. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla u shpreh se humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk bën një analizë së çfarë ka bërë gabim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Vangjel Dule: Lironi Fredi Belerin, është i burgosur politik

 

Nga seanca e Kuvendit, deputeti Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik.

“Fredi Beleri është i trembur, i burgosur politik, i marrë peng nga Kryeministri Edi Ramës. Fjalën e ka drejtësia por ka edhe një logjikë opinioni. Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. E kupton absurditetin? Flagrancë kërkon provën e drejtpërdrejtë, ndërsa dyshimi jo. Rama kërcënoi dhe tha se do ta ketë personalisht me ta. Si mund ta ketë Kryeministri me disa njerëz? Nuk ka institucione ky vend? Fredi Beleri duhet të lirohet dhe të shkojë në komunitetin e tij. Është marrë peng edhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është një i ri i cili ka bërë transplant zemre. Edhe pse i kam njoftuar të gjitha se atij i rrezikohet jeta ai vazhdon të mbahet peng. Në Himarë më të vjetrit më kujtonin 1945, edhe atëherë votuan kundër regjimit. Edhe atëherë u syrgjynosën. Ku po e çoni vendin? Deri sa do ta mbështesni një autokritikat i cili po e zhyt në errësirën e Tiranës vendin”, tha Dule.  

Ora 10:48
Bujar Leskaj në Kuvend: Vodhët zgjedhjet, nuk latë mënyrë pa përdorur për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve

 

Deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve në të gjithë vendin.

“Është shumë e trishtë që Shqipëria të zhvillonte zgjedhje të standardit, në një fushatë të dominuar nga Partia Socialiste, parti shtet. U përqendruar në deformimin e vullnetit të qytetarit.  Sekti Rama në qeverisje vrau më 14 maj, përmes qindra mënyra, të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë strukturat në pushtet. Të vetmen alternativë shqiptarëve u keni dhënë largimin nga vendi. Sekti Rama me ndihmën edhe të përfaqësuesve të krimit deformoi të drejtën e qytetarëve për të votuar. Qarkulluan rreth 300 mln euro qarkulluan në treg. Keni shkelur çdo ligj dhe kod për zgjedhjet”, tha Leskaj.

Ora 10:45
Noka ‘s’përmbahet’ në Kuvend: Bëhuni gati, se tani ua tregojmë ne qejfin juve

1684436465_64001676311108xnoka1559.jpg

Kështu deklaroi Flamur Noka këtë të enjte në Parlament, pas humbjes së radhës, e cila është me rënda në gjithë historinë e opozitarizmit shqiptar.

Është gallatë në fakt, se këta pas çdo humbje, në vend që të mbajnë përgjegjësi, dalin e thonë se ua tregojmë ne herën tjetër.

Ndërkohë që humbasin rregullisht!

Tani nuk e dimë kur do jetë kjo hera tjetër, se na kanë thënë aq herë që do e rrëzojmë Ramën herën tjetër, apo do ia tregojmë ne qejfin herën tjetër, sa janë bërë për barcaletë.

“U mbyll një proces më i turpshëm në historinë e Shqipërisë sa i takon të ashtuquajturve procese zgjedhore. Më 14 maj në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Ditën e diel ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike sikurse duhet të ketë në çdo vend.

Në Shqipëri dita e diel konfirmoi se ka një regjim narko-regjim, që u tregua ditën e diel se vija ndarëse midis partisë, pushtetit dhe shtetit nuk ekziston.

Në Shqipëri, parti shtet ishin të gjithë, krimi, paratë e krimit, paratë e korrupsionit, paratë e drogës, Shërbimi Informativ, polici, ushtria, ishin garnizon i Partisë Socialiste për të blerë, për të vjedhur, për të dhunuar, për të terrorizuar procesin zgjedhor, vetëm e vetëm me një kusht që Rilindja të merrte 100% të pushtetit, pra banda e quajtura qeveri, ditën e diel shkoi në zgjedhje me një moto: të gjithë pushtetin, sovjetëve!

Nuk kishte gjë më të neveritshme, asnjë arsye që të ndodhte në Shqipëri një gjë e tillë. Po pse? Sepse kjo tregon mentalitetin. Edi Rama dhe kjo qeveri ka një mentalitet obskurantist. Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që kryeministri do të thoshte “po votuan opozitën, do t’ju lëmë pa ujë, pa bukë dhe pa drita”. Kjo gjë i kalon kufijtë edhe të njerëzores".

Bëhuni gati se tani do u përgjigjemi siç i përgjigjemi një regjimi kriminal dhe një bande kriminale. Nuk ka asnjë rrugë tjetër me ju. Nuk ka asnjë shqiptar që nuk e provoi!

Asgjë nuk u lidh ju me demokracinë dhe votën e lirë. Përgjigja do jetë ajo që i jepet çdo bande, qoftë në pushtet, qoftë pa pushtet”.- tha Noka.

Ora 10:41
Opozita bojkotoi parlamentin, Balla: E pranueshme pas rezultatit në zgjedhje! Foltores së Berishës i ka mbetur shkopi pa flamur, çmenduri të insistosh tek i njëjti gabim

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur nga Kuvendi për largimin e opozitës duke thënë se e nisën punën në parlament me bojkot pas rezultatit në zgjedhje. Ai ka thirrjen që t’i kthehen punës për çështje me rëndësi pasi janë gati për bashkëpunim.

Sa i përket mbështetësve të Berishës, shprehet se të insistosh te i njëjti gabim është çmenduri.

“S’dua të bëj replikë me askënd, as shkopin që ka mbetur pa flamur e asaj që foli në emër të asaj që ka mbetur nga foltorja e Berishës, mendoj që historia që në këto vite që humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk e bën një analizë se çfarë ka bërë gabim, është se të insistosh te gabimi është çmenduri.

Apeli im edhe pse opozita e nisi punën me bojkot të pranueshëm pas rezultatit në zgjedhje, thirrja ështyë që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend. Duhet të punojmë për një sërë çështjesh që kanë rëndësi mes opozitës dhe mazhorancës. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin.

Opozita s’mund të marrë peng zgjedhjen e një organi të rëndësishëm kushtetues si Avokat i Popullit. Prej të hënës do i kërkojmë opozitës duhet të ulemi për të dakordësuar kandidatin që do të jetë dhe avokat i popullit”, tha Balla.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 18/05/2023 12:09

    Te deshtuarit e Shqiperis ne vend qe te dalin te kerkojn falje perpara popullit per mos organizim serioz ne zgjedhje po vazhdojn akoma me akuza.Nuk ja u vodhi votat asnjeri po ju dha populli pergjigjen e merituar duke mos votuar per ju! Jeni turpi me i madh i kombit shqiptare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi