Sot derbi Tirana-Partizani, policia blindon stadiumin ‘Selman Stërmasi’ (Rrugët e bllokuara)

Sot derbi Tirana-Partizani, policia blindon stadiumin ‘Selman Stërmasi’ (Rrugët e bllokuara)

Foto ilustruese

Sot në orën 19:45 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa policia ka publikuar planin e masave për garantimin e sigurisë. Në bazë të ligjit të ri, masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

Për garantimin e sigurisë brenda stadiumit masat sipas ligjit parashikohet që të merren nga klubi organizator me polici private, ndërsa nëse do të ketë incidente do të ndërhyjë policia e shtetit.

Jashtë ambienteve të stadiumit, policia njofton se do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç pa praninë e prindërit.

Bllokimet e rrugeve
Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).
Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë :

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Vendet ku do të nisen tifozët
Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 17:30 - 19:30, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Tiranës”, janë: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 18:00 – 19:30, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë: Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejoj grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar. Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krimi i Dukeve!: 28/09/2018 12:59

    Nuk ka me futboll! Njerez mos shkoni ne ndeshjet e trukuara te Dukes. Duka mbush xhepat ju paguani Biletat dhe acaroni nervat tuaja me Lojtare dhe Albitrat kukulla te Dukes. Poshte Krimi i Dukeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat