Sot dërgohen formularët e parë, anti-KÇK-ja zbret në terren, kriminelët duhet të justifikojnë pasurinë për 48 orë
Struktura e OFL-së kundër KÇK-së
Fjalët dhe vendimet sot i lënë vendin veprimeve konkrete. Anti-KÇK-ja zbret në terren për të nisur luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Efektivët e OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit, e cila është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Por si do të bëhet kjo dhe cfarë pritet që konkretisht të ndodhë sot? Referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje, që bëri prezantimin e paketës nga reparti RENEA, sot parashikohet që të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Gjithcka do të nisë sot me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë. Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykatës. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit (10 risitë)
Por cfarë ndodh kur lindin dyshime mbi vendimin e gjykatës? Për këtë kryeministri u shpreh se shteti (Propozon ministria e Drejtësisë vendos KLP ose KLGJ) mund të kërkojë pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Megjithatë ai paralajmëroi edhe pjesën tjetër, që i ka nxjerrë jashtë venttingu, kur tha se ashtu si kriminelët tani, edhe ata një ditë do të përgjigjen për gjithçka që kanë. Përveç atyre që janë në burg apo hetim, në sitën e anti-KÇK-së (lexo ketu) do të jenë edhe ata që u akuzuan dhe gjykata, sipas tij e korruptuar i liroi dhe u ktheu pasurinë. Kryeministri ishte i qartë, kur tha dje se do të shkojë në favor të policisë, për rritje rrogash dhe modernizim. Gjithashtu edhe makinat e blinduara të kriminelëve, për të cilat Rama tha se nuk meritojnë të hipin as mbi gomar, pasi e fyejnë. Akti Normativ dje u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE (lexo këtu).
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
Kjo eshte forme gjobe sepse keta e dine mire per kete rezort, shume nga deputete te mazhorances kane kercyer ne dasma qe jane bere ne kete rezort dhe ky eshte vetem show, Altin Hajri ka shume pasuri dhe keta tani qe u bo zullumi duan tja marrin qe te kenaqet populli tamam si ne kohen e xhaxhit,Rama eshte mjeshter ne te tilla situata se ka ne mend zhgjedhjet dhe duhen shume para qe nuk i ka dhe ky eshte momenti i duhur per te goditur shtresen e ulet dhe jo deputete e gjykates.
PërgjigjuSillini edhe keteje na Lazarati se kanë filluar të mbjellin në hajate të kishes.
PërgjigjuPo ckeni more me Vloren legena lereni rehate me ato pak leke qe ka bere e shkreta
PërgjigjuSot fillon SHOW-i mediatik.Pas 1 muaji do harrohet cdo gje.Shpeton vetem kush iken nga ky vend.
PërgjigjuMire kriminelet! Po kryekriminelet kur do e “dorzojne” pasurine qe ua kane vjedhur popullit? Te pakten kriminelet nuk e kane vjedhur direkt popullin por kryekriminelet (politikanet jane kryekriminelet) e kane rjepur per se gjalli ate popull te dhjere por korenaren.
PërgjigjuShpejt urgjentisht në Vlore!
PërgjigjuJo jo zoti kryeminister, ligji ka ekzistuar, rregullat kane vite qe jane ne fuqi, procedura jone penale eshte mese e konsoliduar....atehere cfare ngeli apo show i rradhes per ta mbajtur popullin dele qe e konsideron ti me gajret edhe ca muaj. Je ne ditet e tua me te veshtira dhe nuk je dy hapa para sic deklaron por kilometra mbrapa nga çduhet ta coje vendin qe po drejton. Cdo gje duket falso dhe e sforcuar ndaj lere propoganden dhe lesho kariken e pushtetin qe te vije nje djale ose vajze e re e te krijoje nje qeveri per shqiptaret jo banditet qe po te mbytin cdo dite e me shume.
PërgjigjuNgelem ne dore te 6-mujorshave! Me 6 muaj beheshe gjyqtar, me 6 muaj beheshe polic, me 6 muaj Meti Kristalit te bente jurist, me 6 muaj Vitrina te bente ekonomist, tani me 6 muaj behesh SPAK-ist. Na rrofte ne qe mesuam gjithe jeten!
PërgjigjuKetu behesh kryeminister dhe president pa punuar njeher ne jet pa pasur nje shkollim te mirfillt 6 muaj jan shume per disa.
Ju të tjerët ngrohuni në diell...
O @i pashkolluari. Më fal që ta prish flluskën e lumturisë, por nuk e ke kuptuar që këta s'janë të SPAK-ut. Mos e ngatërro kekun me byrekun. Mëso edhe pak më shumë strukturën se si do të funksionojnë dhe më pas dil e bërtit. Këta janë struktura që të thyejnë brinjët në rast se u bën si i fortë. Kanë vulën në xhep, që të ta vënë në ballë. OFL është njësi speciale e policisë, më të mirët. Nuk kanë bërë kurs 6 mujor. Ata janë stërvitur prej 6 muajsh në skenare të ndryshme për t'u thyer dhëmbët kriminelëve. A do të ketë efikasitet? Le të shohim.