Këtë të martë katër skuadrat e Serie A në futbollin italian do zbresin në fushë. Në orën 18:30 është programuar sfida mes Leçes dhe Napolit, ndërsa në orën 20:45 luhet dueli Atalanta - Milan.

Pas tetë javësh është Napoli i Contes që mban kreun e Serie A me 18 pikë (njësoj sa Roma), ndërsa ndjekin edhe Milani (17) e Interi (15). Duelet e sotme pritet të vendosin edhe për kreun e renditjes, me skuadrat që nuk duan të gabojnë në këtë pikë.

Te Napoli mungesë e madhe do jetë Kevin De Bruyne, i cili duket se ka mbyllur vitin pas lëndimit në ndeshjen e fundit të fituar 3-1 kundër Interit. Conte pritet të luajë me Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Beukema, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Gilmour, Elmas; Politano, Lang dhe Luca.

Në sfidën Atalanta - Milan, te vendasit pritet që në fushë të jetë Berat Gjimshiti. Nga ana tjetër, Milani kërkon të harrojë barazimin 2-2 në shtëpi kundër Pisas dhe Allegri ka në plan një formacion sulmues. Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rici, Bartesaghi; Leao; Gimenez, ky pritet të jetë ekipi kuqezi.

Serie A, raundi 9-të:

E martë, 28 tetor 2025

18:30 Leçe - Napoli

20:45 Atalanta - Milan

Renditja në kohë reale:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Dëmtim i rëndë për De Bruyne, mesfushori i Napolit mbyll vitin

Kevin De Bruyne do të mungojë deri në vitin e ardhshëm kalendarik. Testet mjekësore kanë konfirmuar një këputje të rëndë në bicepsin femoris të kofshës së djathtë, duke vendosur mesfushorin belg jashtë fushave deri në fillim të shkurtit 2026.

“Pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes kundër Interit, Kevin De Bruyne iu nënshtrua testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një këputje të shkallës së lartë në bicepsin femoris të kofshës së djathtë. Lojtari ka nisur tashmë programin e rehabilitimit”, njofton faqja zyrtare e Napolit.

De Bruyne, i cili u bashkua me Napolin në merkaton e verës pas largimit nga Manchester City, do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit të parë me klubin italian. Napoli shpreson në një rikthim të plotë të belgut në fillim të muajit shkurt, për të forcuar mesfushën dhe për të synuar objektivat kryesore të sezonit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?