NEW YORK - Sot është Dita Botërore e Mjedisit e cila ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e saj. 5 Qershori u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen dhe për të tërhequr vëmendjen politike në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit human.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit, ku ndotja e tokës, ujit dhe ajrit përbën një problem shqetësues në të gjithë botën.

Gjithashtu kjo ditë përcillet edhe me një tematikë të caktuar. Tema e kësaj ngjarje për 2013-ën është “Mendo, ushqehu dhe mbro”.

Qëllimi është për të shtuar vetëdijen e qytetarëve për ruajtjen dhe konsumimin e ushqimit në mënyrë të duhur si dhe të kujdesen për një mjedis më të pastër dhe të gjelbëruar.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)