/ ATSH/- Sot është 10 Tetori, siç njihet ndryshe edhe Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Dita Botërore e Shëndetit Mendor është shpallur nga OKB dhe është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pastabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara.
Kjo ditë përkujtohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me risk, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta në rrugë.
Shëndeti mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësim për autoritetet, pasi sic vlerësohet, sot në botë vuajnë nga shqetësime mendore më shumë se 450 milionë njerëz.
Çdo vit kjo ditë i kushtohet aspekteve të ndryshëm të shëndetit mendor të popujve, duke filluar me çështje të tilla si, depresioni etj, e duke vijuar me rëndësinë që ka kualifikimi i personelit në përballimin e kërkesave të popullatës për shërbime të shëndetit mendor.
Prej shumë vitesh Shqipëria është pjesë e komunitetit ndërkombëtar, i cili në çdo 10 tetor, i kushton vëmendje përpjekjeve që bëjnë qeveritë, sektorët joqeveritare dhe komunitetet, për një shëndet më të mirë mendor të popujve të tyre. Në këtë kuadër, me asistencën e OBSH, Shqipëria ka disa vite qe ka filluar reformimin në filozofinë e ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor bazuar në parimet themelore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Një numër shërbimesh komunitare të shëndetit mendor janë ngritur e funksionojnë në disa rrethe të vendit, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Korçë, Berat, Gramsh dhe Peshkopi, ndërkohë që janë përgatitur kushtet për ngritjen e tyre edhe në rrethe të tjera. Po ashtu, ngritja e shërbimeve të reja po shoqërohet me përmirësimin e kushteve të jetesës në spitalet psikiatrike të vendit, aty ku një numër njerëzish me sëmundje mendore kalojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre për mungesë të alternativave të trajtimit.
I parë nga një këndvështrim përgjatë kulturave, është e pamundur që shëndeti mendor të përkufizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, përgjithësisht, është pranuar se shëndeti mendor është më i gjerë se thjesht mungesa e çrregullimeve mendore. Çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. Ato janë universale, prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare. Vitin e kaluar, tema e trajtimit në gjithë globin ka qënë skizofrenia
/Shqiptarja.com