Sot Dita e Pavarësisë/ Qeveria anuloi aktivitetet pas tragjedisë, Rama: Errësira do i lerë vendin diellit

Sot Dita e Pavarësisë/ Qeveria anuloi aktivitetet pas tragjedisë, Rama: Errësira do i lerë vendin diellit

Sot është 28 Nëntori, festa e flamurit, Pavarësisë që nuk e gjen Shqipërinë në një moment aspak të mirë, pasi tërmeti i para dy ditëve shkaktoi një tragjedi duke u marrë jetën mbi 30 personave, shumë të tjerë janë të plagosur në spitale, ndërsa fati i shumë të tjerëve ende nuk dihet nën rrënoja.

Qeveria e shpalli ditën e djeshme zi kombëtare, ndërsa ka anuluar të gjitha aktivitetet për festat e Nëntorit. Kryeministri Rama shkruan se Dita e Flamurit hyri në errësirën që na rrethon nga tërmeti, por vetëm përkohësisht, përpara daljes së diellit. "Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim" thotë Rama.

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë është e veçantë për shqiptarët sepse në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike në historinë e Shqipërisë. Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. Ndërsa më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)