Sot dita më e nxehtë e vitit/ Meteorologia për Report Tv: Ja si do jetë pjesa e dytë e gushtit

Vala e te nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë, duke bërë që temperaturat gjatë ditëve të fundit të arrijnë mbi 40 gradë celsius. Ndërkohë që temperaturat vijojnë të rriten, dita e sotme dhe e nesërme shënojnë ditët më të nxehta për këtë verë. Meteorologia Adiola Bani, u shpreh për  Report Tv se temperatura maksimale do të arrijë në 41 gradë.

“Vlerat maksimale do të luhaten mbi 41 gradë celsius në zona të vecanta sic është Berati, Kucova, Kopliku, pritet që të mbetemi në temperature të larta edhe ditën e sotme. Në fakt kjo valë e të nxehtit që është e fundit edhe për këtë verë, parashikohet të zgjase edhe ditën e nesërme, të mbetemi në temperatura të larta, duke bërë që të jemi në ditë të nxehta sot edhe nesër, që do të jenë ditët më të nxehta, është dita e dielë, dita e hënë edhe dita e nesërme që do të mbeten gjithashtu të nxehta”-u shpreh meteorologia

Pas kësaj vale nxhetësie, e fundit për këtë vit, muaji gusht do te vijojë me temperatura normale të stinës, duke prekur vlerat 32-33 gradë celcius.

“Parashikohet që të kemi një shkëputje të këtyre ditëve të nxehta, të valëve të të nxehtit afrikan që ka përshirë aktualishtë gjithe pellgun e mesdheut. Ne ndodhemi në periferi por që ditën e mërkurë pritet që të kemi  ndërprerje të këtyre valëve të të nxehtit duke bërë që të kemi vransira dhe shira ne tërritor duke sjellë rënie të temperaturave dhe kjo do të bëj që të kemi kryesisht pjesën e dytë të muajit gusht temperatura afër vlerave normale klimatike të muajit në të cilën ne ndodhemi rreth vlerës 32-33 grasë celsius”-tha Bani

Ndërkohë në këto ditë të nxehta, pjesa më e madhe e qytetarëve ndodhen me pushime, por një pjesë ka zgjedhur që të qëndrojë në Tiranë, duke përballuar nxehtësinë pranë liqenit të Tiranës, apo duke qëndruar nën hijen e pishave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë