Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 
Një qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve.

Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër në lumturi e harmoni. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.

Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm femijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit.

Kjo gjë koniçidoi të ishte në të njëjtën ditë me Konferencën Botërore të  Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

Festa e 1 qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqënies së tyre. 

Në kuadër të kësaj dite, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka organizuar sot aktivitete të ndryshme për fëmijet, duke nisur nga lulishtja e kryeministrisë në orën 10.00, aktivitete të cilat si çdo vit do të vijojnë tërë ditën. Edhe bashkia e Tiranës sikurse kishte premtuar se do të përurojë këndin e lojrave për fëmijë në këtë datë, do të nis festën e fëmijëve paraditen e sotme.




Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska