Sot 'Dita pa makina' në kryeqytet

Sot 'Dita pa makina' në kryeqytet

Bashkia e Tiranës rikthen sot, në 5 Maj, nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë automjetet e tyre, si ndotëset kryesore të ajrit.

Rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia kushtuar të gjithë hapësirën këmbësorëve, ndërsa Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Bashkia e Tiranës dhjetra aktivitete per qytetarët dhe turistët

Bashkia e Tiranes organizoi sot nje sere aktivitetesh perkujtimore dhe festive me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve ditë e cila përkoi edhe me Ditën pa makina. Qindra qytetarë dhe turiste te huaj iu bashkuan aktiviteteve, që u shtrinë nga Sheshi “Skëndërbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në Parkun e Liqenit Artificial.

Në Sheshin “Skënderbej” banda frymore e qytetit ekzekutoi disa pjesë muzikore që evokonin luftën antifashiste, ndërkohë që nuk munguan edhe aktivitete për fëmijët si shfaqje teatrale nga Teatri i Kukullave. Ndërkohë që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt panairi i produkteve lokale, si dhe disa aktivitete të tjera sportive.

Ora 09:01
Dita pa makina/ Segmentet ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Në ditën pa makina Bashkia e Tiranës ka njoftuar devijimin dhe kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve.

Sipas planit, kufizohet qarkullimi i automjeteve në segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datë 05.05.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Kufizime do të ketë edhe në Sheshin “Nënë Tereza”, nga data 05.05.2019 ora 00:00 deri në datën 06.05.2019 ora 00:00.

Ndërkaq, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërkaq, mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si vijon:

- Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

- Linja “'Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson”, ura e Drejtorisë së Policisë.

- Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe ish Stacioni i Trenit.

- Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.

- Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

- Linja “Megatek” dhe “Instituti” do të devijohen te “Kafe Flora”.

- Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

- Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit”.

- Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit” dhe kishës Ortodokse.

- Linja “Sharra” do të devijohet tek ish Stacioni i Trenit, si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

- Nga ora 00:00 deri në orën 08:00 e datës 05 Maj dhe nga ora 17:00 deri në orën 00:00 linjat “Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik” do të kthehen te Blv. “Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)