TIRANË – Kryeministri Berisha e ka përkujtuar sot, ditëlindjen e Nënë Terezës duke u lënë një shënim në Fb, miqve të tij. Ai e quan atë “shqiptarja që na dha nder më shumë se kushdo tjetër, që na deshte shumë dhe kur nuk e deshëm, Nobelistja Nënë Tereza!”
“Të dashur miq”, - shkruan ai, - “sot është ditëlindja e shqiptares më të famshme të të gjitha kohërave, gruas më të njohur të shekullit të saj, nobelistes Gonxhe Bojaxhi, Nënë Tereza e Kalkutës.
Kjo ditë, për ne shqiptarët dhe mbarë njerëzit e qytetëruar, është ditë mirënjohjeje ndaj asaj që u shenjtërua për së gjalli me titullin “Nënë e mbarë njerëzimit.”
Për Nënë Terezën, 25 prilli i viti 1993, siç do te shprehej ajo vetë, ishte dita më e lumtur e jetës së saj, sepse ne sëbashku pritëm në dheun tone Papën Gjon Palin e II në vizitën e tij të parë historike në Shqipëri dhe Ballkan.
Nderim të madh Nënë Terezës, bijës së kombit tonë, që si shqiptare na dha nder më shumë se kushdo tjetër dhe të urojme që Papa Francesco të shpejtojë shenjtërimin e saj. Nënë Tereza u nda nga jeta shenjtore e mbarë njerëzimit,”- përfundon Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com