Sot do bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Sot do bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Sot do i shprehni me shume ndjenjat juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e ngrohte se me pare. Mundet te bëni edhe disa premtime për te ardhmen. Beqaret do duan te njihen me sa me shume persona, po nuk do mundin dot te fiksohen pas dikujt. Shpenzimet edhe te doni t'i ndalni nuk do mundeni dot për shkak te ushqimeve, makinës apo detyrimeve te tjera.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite e stuhishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni impulsive dhe nuk do i mendoni gjerat para se ti thoni. Beqaret duhet t'i pranojnë ftesat qe do ju bëhen sepse me pas askush nuk do i detyroje te hedhin hapa. Me shpenzimet nuk do keni probleme aspak sepse jo vetëm qe do jeni te kujdesshëm me shpenzimet, por edhe do ju mbështesin te afërmit.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Sot do bëni ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift dhe do sqaroheni për gjithçka te mbetur pezull deri me sot. Beqaret nga ana tjetër do i marrin gjerat shtruar dhe nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime edhe pse ne fakt nuk do mungojnë ftesat. Me mire te reflektojnë gjate kësaj dite. Me shpenzimet tregohuni shume me te kujdesshëm sepse përndryshe situata do ju përkeqësohet.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot do jete një nga ditët me te bukura për juve qe keni një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do behet me emocionuese dhe shpesh do ndiheni vërtet si neper ëndrra. Ata qe janë vetëm nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar statusin e tyre dhe do mbeten ashtu si kane qene. Sektori i financave do jete goxha delikat dhe i trazuar. Beni kujdes me çdo lloj shpenzim sepse do ketë pasoja për te ardhmen.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Konfigurimi i yjeve nuk do jete shume e i mire gjate kësaj dite dhe here pas here mund t'iu lindin edhe mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Toleroni sa me shume dhe mundohuni te bëni parashikime. Ju beqaret ka mundësi te fiksoheni keq pas dikujt, por do e keni te vështirë t'ia shprehni ndjenjat. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe ky sektor do mbetet i kënaqshëm.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Sot nuk duhet kurrsesi te mundoheni ta bëni xheloze atë qe keni ne krah sepse kur te mos ua prese mendja ai mund t'iu vendose disa kufij qe nuk do ju pëlqejnë. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Për ta nuk do mungojnë takimet, por asnjë person nuk do i emocionoje. Për sa iu përket financave duhet patjetër te bëni përpjekje për t'i mbajtur ato sa me te qëndrueshme. Tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete shume delikate sot. Nuk do jeni te logjikshëm, do bëni gabime dhe nuk do mbani aspak përgjegjësi për asgjë. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite goxha aktive dhe do ndihen përherë me humor te mire. Me financat bëni kujdes. Nuk duhet te shisni objektet shtëpiake vetëm për te fituar para e për te luajtur lotari.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dita e sotme do jete pozitive për ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet goxha dhe do ndani me partnerin emocione te veçanta. Beqaret do kenë një dite te mbushur me peripeci. Sado qe te mundohen ata nuk do arrijnë dot ta beje për vete personin qe pëlqejnë. Gjendja e financave ka për te qene goxha me e mire se dje dhe do ndiheni me te qete.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Pasioni do dominoje sot ne jetën tuaj ne çift dhe çdo çast pranë partnerit ka për te qene shume i veçante. Nuk do kapeni pas gjerave elementare, përkundrazi do toleroni shume here me shume nga me pare. Beqaret duhet thjesht te hapin portat e zemrës dhe do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar do jeni shume te logjikshëm dhe te kujdesshëm kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Çiftet do kalojnë një dite shume te vështirë gjate kësaj dite. Konfliktet me partnerin do jene te vazhdueshme madje dhe për gjerat me elementare. Beqaret do kenë dëshira te çmendura, por qe jo te gjitha do ju plotësohen. Gjithsesi e sotmja do jete dite me pozitive se e djeshmja. Planetët do ua mbrojnë sektorin e financave dhe nuk keni për te pasur asnjë tronditje.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Jeta juaj ne çift sot do jete e mrekullueshme dhe pasionante. Shpesh do ju duket se jeni ne një ëndërr e bukur nga e cila nuk do doni kurrsesi te zgjoheni. Për beqaret pritet një histori dashurie shume e rëndësishme, e cila do ua ndryshoje edhe pikëpamjet mbi jetën. Buxheti me pak përkujdes mund te mbahet me se miri nen kontroll. Do ndiheni me te qete sot.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dite shume e begate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do filloni projekte te përbashkëta me atë qe keni ne krah dhe do njihni një tjetër ane te karakterit te tij. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhe emocione te mëdha. Financat nuk do kenë ne gjendjen me te mire te mundshme, por nuk duhet kurrsesi te fiksoheni pas lojërave te fatit për ta ndryshuar situatën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë