Sot do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti të dytë... Zbuloni shenjat me fat për sot

Sot do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti të dytë... Zbuloni shenjat me fat për sot

DASHI

Te dashuruarit do kalojnë një dite elektrizuese sot. Ata nuk do ndihen te qete dhe ne shume momente mund t’i thonë partnerit gjera vërtet te gabuara. Beqaret do kenë me tepër besim tek vetja dhe nuk do ndalen derisa ta joshin personin te cilit ia kane vene syrin. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te organizuar dhe me strikte ne mënyrë qe edhe ditët ne vijim te jene te qeta.

DEMI

Dite mjaft e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dashurohen pa dorashka dhe madje ne disa momente do e surprizojne njeri-tjetrin. Beqaret me mire te tregojnë pak kujdes me personat qe do iu vijnë rreth e rrotull sepse jo te gjithë do jene ashtu si do duken fillimisht. Për te përmirësuar buxhetin nuk duhet te merrni shume hua sepse keni për t’u penduar.

BINJAKET

Gjate kësaj dite nuk do kënaqeni kollaj ju te dashuruarit dhe do i kërkoni gjithnjë e me shume nga ai qe keni ne krah. Te dashuruarit do i ngjiten dikujt dhe zot se do i shqiten derisa ta bëjnë për vete. Ne fakt ndryshe nga sa mund te duket ata mund te fillojnë një lidhje vërtet pasiononte. Gjendja e financave do jete e qëndrueshme dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

GAFORRJA

Sektori i dashurisë do kaloje edhe disa sfida sot. Ne shume momente do grindeni me partnerin dhe mund t’i thoni atij gjera te pamenduara mire. Beqaret mund te mos ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Merkuri do ketë ndikimin me te madh tek plani financiar. Ai do iu beje me te logjikshëm me shpenzimet dhe do ju mbroje nga problemet.

LUANI

Dita nuk do filloje shume mire për ju te dashuruarit, por me kalimin e orëve Saturni do ju nxite te reflektoni pak me shume. Do merrni disa masa qe situata te rregullohet. Beqaret do jene sensuale dhe te gatshëm për te bere çdo lloj çmendurie. Mundësitë për ta do jene te shumta sot. Sektori i financave nuk do pësojë aspak ndryshime. Do vazhdoni ta menaxhoni situatën me shume përkujdes.

VIRGJERESHA

Te dashuruarit duhet t’i mendojnë me mire gjerat dhe te veçojnë ato me te rëndësishmet. Po u morën me detaje pa rëndësi do humbasin kohe te çmuar. Beqaret do jene me sharmante dhe me te gatshëm për te pranuar ftesat qe do iu bëhen, për ta do filloje një tjetër jete. Ne planin financiar do kaloni goxha vështirësi dhe do ju duhet mbështetja e te afërmve për t’ia dale mbanë.

PESHORJA

Saturni do ndikoje negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Here pas here do keni kontradikta te forta me partnerin dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe nuk do hedhin asnjë hap te pamenduar. Sot çdo gjë do ece ashtu si ata do e dëshirojnë. Financat do jene te qëndrueshme edhe pse me shpenzimet nuk do jeni strikte.

AKREPI

Sot duhet te bëni çdo përpjekje te mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe te rivendosni komunikimin dhe dialogun ne jetën ne çift. Vetëm ne këtë mënyrë do qetësoheni. Beqaret gjithashtu do kenë një dite interesante dhe emocionuese. Me ne fund ata do ja shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë. Ne planin financiar pranoni ndihmën e te afërmve pasi me paratë qe do keni nuk do ja dilni dot.

SHIGJETARI

Sot do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti te dyte ju te dashuruarit pasi do ndiheni për mrekulli ne çdo moment. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Beqaret do marrin disa ftesa njëherësh kështu qe duhet t'i analizojnë gjerat me kujdes para se te bëjnë një zgjedhje. Buxheti do jete i mire kështu qe und ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

BRICJAPI

Ju te dashuruarit do tundoheni tej mase nga disa persona te trete sot dhe me zor do arrini t'i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te mbushur me ndryshime dhe mund te realizojnë njohje interesante. Ne planin financiar do ju mbështesin gjate gjithë kohës familjaret dhe nuk do gjendeni ne situata te vështira.

UJORI

Fale përkujdesit te veçantë te Uranit, marrëdhënia ne çift do jete me e kënaqshme se me pare. Mundohuni vetëm te mos përmendni te shkuarën e hidhur. Beqaret nga ana tjetër do jene romantike dhe te gatshëm për te bere çdo gjë për te joshur atë qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë me pak me shume përkujdes edhe mund t’ia dilni.

PESHQIT

Ka rrezik qe çiftet te kalojnë një dite te vështirë sot dhe ne shume momente do e vene edhe ne pikëpyetje vazhdimësinë e lidhjes. Mire është qe para çdo vendimi te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Buxheti do jete i mire dhe do arrini te bëni edhe investimet e nevojshme për shtëpinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë