Sot do të jetë dita e beqarëve, por kujdes buxhetin! Zbuloni shenjat me fat

Sot do të jetë dita e beqarëve, por kujdes buxhetin! Zbuloni shenjat me fat

DASHI
Komunikimi dhe qetësia do ju ndihmojnë te zgjidhni çdo lloj problemi qe keni pasur me partnerin tuaj sot. Ne përgjithësi do kaloni momente te këndshme dhe do e harroni te shkuarën e hidhur. Beqaret do mbështeten fort nga Urani dhe do afrohen me shume me personin qe pëlqejnë. Buxhetin do dini ta menaxhoni me kujdes dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

DEMI
Jetës tuaj ne çift nuk do i mungoje alegria. Si ju ashtu edhe partneri do bëni përpjekje për te krijuar situata te këndshme e për ta surprizuar njeri-tjetrin. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për te gjetur princin e tyre te kaltër pasi nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Ne planin financiar nuk do keni shume vështirësi për ta mbajtur situatën nen kontroll.

BINJAKET
Dite shume euforike do jete kjo e sotmja për gjithë ata qe kane një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do bëni te pamundurën për ta bere ambientin sa me te këndshëm e do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do bëjnë mire te mos flirtojnë shume me çdo person qe do iu dale para sepse mundet te zhgënjehen. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ua ndriçojë mendimet dhe nuk do iu lejoje te gaboni.

GAFORRJA
Gjate kësaj dite do dilni nga izolimi ku jeni futur dhe do lisni me lirshëm. Ne këtë mënyrë do përmirësohet edhe marrëdhënia me partnerin. Beqaret nuk do mendohen dy here para se te joshin, por kjo mund t’i çojë edhe ne gabime. Jo gjithë personat janë aq te këndshëm sa shfaqen. Ne planin financiar gjerat do jene goxha me te qeta dhe nuk do keni vështirësi.

LUANI
Do keni diskutime te gjata me partnerin gjate kësaj dite dhe pak nga pak do arrini te bëni zgjedhjet e duhura. Dashuria qe ndieni për njeri-tjetrin është e jashtëzakonshme. Beqaret do marrin goxha ftesa dhe kjo fale ëmbëlsisë dhe seriozitetit qe do shfaqin. Ne planin financiar do vazhdoni te keni ende disa vështirësi te vogla kështu qe me mire bëni kujdes me çdo shpenzim.

VIRGJERESHA
Çiftet do ndihen shume mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e bukur. Edhe për beqaret do jete një dite e bukur dhe e mbushur me emocione te këndshme. Zemra e tyre do filloje te rrahe furishëm. Për financat Hëna nuk do ju ndihmoje shume dhe mund te gjendeni ne situata delikate. Me mire hiqni dore nga çdo shpenzim.

PESHORJA
Dite plotësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak debate dhe konflikte përkundrazi do i sqaroni edhe disa hatërmbetje te vogla. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do kenë dashuri me shikim te pare kur te shkojnë ne ndonjë feste. Ne planin financiar mundohuni te jeni sa me te logjikshëm qe te mundeni ne mënyrë qe te mos keni tronditje.

AKREPI
Dite shume rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fatin e mire nuk do keni debate apo zënka te forta kështu qe mund te rrini te qete. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse mund te qarkullojnë persona vërtet interesante. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat. Gjendja do jete e shkëlqyer dhe mund te bëni edhe investimet e menduara.

SHIGJETARI
Nëse jeni ne një lidhje as mos guxoni te shihni një person tjetër sot sepse do keni debate te forta me partnerin dhe mund te arrini edhe deri ne ndarje. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe edhe sikur te lëvizin çdo lloj guri, nuk do e gjejnë personin e përshtatshëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë shpenzimet e nevojshme mund t'i kryeni pa frike.

BRICJAPI
Dite e mbushur me pasion ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe gati për te hedhur edhe hapa me tej. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës dhe ka mundësi qe te bëjnë disa persona për vete. Gjendja financiare do jete e shkëlqyer. Shfrytëzojeni rastin për te bere te gjitha investimet qe keni menduar prej kohesh.

UJORI
Venusi do jete planeti me i begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ua beje çdo moment emocionues. Sot do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe do ndiheni me se miri shpirtërisht. Për beqaret priten goxha ndryshime. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet, kështu qe gjendja do jete përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa probleme.

PESHQIT
Ju te dashuruarit do ndiheni me te përmbushur gjate kësaj dite dhe do ndiheni gati për te hedhur hapa te rëndësishme për me tej. Do bindeni edhe njëherë se ai qe keni ne krah është i duhuri për te kaluar gjithë jetën. Beqaret do jene me te disponueshem për te dale neper takime, por nuk do arrijnë dot te binden për te filluar një lidhje. Plutoni do ua beje situatën financiare delikate. Kujdes!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve