Sot festa e Bajramit
Presidenti uron besimtarët

Sot festa e Bajramit<br />Presidenti uron besimtarët
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi drejtuar Bashkësisë Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Festën e Kurban Bajramit.
“Më lejoni që, në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të Festës së Kurban Bajramit, në këtë moment simbol të shprehjes së flijimit dhe sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit dhe të dashurisë për njeriun, t’ju shpreh urimet e mia më të mira e më të përzemërta!

Kjo festë e madhe e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, i bekon të gjithë besimtarët shqiptarë me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, me më shumë dëshirë e përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë e të solidaritetit njerëzor, si dhe për të kryer vepra të dobishme në shërbim të vendit dhe të ardhmes së tij!

Le të shërbejë kjo ditë e shenjtë e kalendarit islamik si një mundësi reflektimi të thellë për të gjithë ne, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare, për të na mundësuar që të kapërcejmë të gjitha vështirësitë e të sotmes dhe realizuar të gjitha dëshirat dhe aspiratat e së nesërmes!" Thuhet ne urimin e Presidentit

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë