Sot finalja e madhe e Eurovision, nis me mesazh për paqen! Kush janë 25 finalistët në garë për vendin e parë

Sot finalja e madhe e Eurovision, nis me mesazh për paqen! Kush janë 25 finalistët në garë për vendin e parë

Prezantuesit Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan

ITALI- Sot zhvillohet finalja e madhe e Eurovision 2022. Mbrëmja e natës finale të Eurovision, është hapur me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace A Chance” në qendër të Torinos, që i refehohet luftës në Ukrainë.

Në garë janë 25 shtete, të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë. Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali dhe ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Shqipëria nuk ia doli që të ishte një ndër finalistet, Kënga e Ronela Hajatit "Sekret" nuk u kualifikua në finalen e kompetivionit më të madh europian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Zelensky: Evropë, voto për Ukrainën sonte në Eurovision

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrjen që të gjithë të votojnë për grupin “Kalush Orchestra”, i cili përfaqëson Ukrainën këtë vit në Eurovision.

"Evropë, voto për Orkestrën Kalush", kjo ishte thirrja e Zelenskyt e postuar në Telegram, pak minuta para fillimit të finales së Eurovisionit.

Orkestrën Kalush është konsideruar tashmë ndër favoritët për fitore, duke sjell këngën "Stefania", dedikuar fillimisht nënës së një prej anëtarëve të grupit, por shumë shpejt u bë një homazh për të gjitha gratë ukrainase që po përballen me luftën.

Ora 22:22
Inteligjenca italiane në alarm: Hakerat pro-rus mund të sulmojnë sonte Eurovisionin

“Hakerat pro-rus mund të kenë plane për të sulmuar Eurovisionin gjatë finales,sonte”, ky është alarmi i Inteligjencës italiane, e cila thotë se qëllimi i një sulmit të hakerave do të ishte sabotimi i numërimit të votave për të parandaluar fitoren përfundimtare të grupit ukrainas “Kalush Orchestra”.


 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë