Tirana luan sot ndeshjen e jetës. Bardheblutë presin Kastriotin e Krujës në “Selman Stërmasi” në ndeshjen që është si një finale për mbijetesën e të dyja skuadrave. Tirana pas 33 javësh është në kuotën e 40 pikëve vetëm dy më shumë se Kastrioti rivali i drejtpërdrejtë. Takimi do luhet pa praninë e tifozë pasi klubi i Tiranës është i dënuar nga Disiplina dhe drejtuesit kanë vendosur të mos paguajnë gjobën për të pasur të pranishme tifozerinë.
Përveç finales së mbijetesës sot në të njëjtin orar në 16:30 luhen edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 34-të në Kategorinë Superiore ku në lojë është edhe kualifikimi për në Kupat e Europës. Teuta që kërkon të ruajë vendin e tretë pret Partizanin kampion që në Durrës do aktivizojë ata lojtarë që kanë luajtur më pak. Kukësi luan ndaj Skënderbeut në Kamëz dhe Flamurtari pret Laçin në Vlorë. Pushim është Luftëtari që në program kishte ndeshjen me Kamzën të cilën e fiton 3-0 në tavolinë. /Përgatiti Andi Kapxhiu
KASTRIOTI DHE TIRANE NUK HIQETE TE ZHVILLOHETE1 KAPIONATE KLUBEVE2KAPIONATE TURNE KOMBTARE 3 KUPA FUTBOLLI 4 KUPA FEDERATA5.6 ligA MATORE 7KAPIONATLIGA PROVESINALE KAPIONATI PARAPERGATITORE DHE KAPIONA SHTESE KURSE NE KUPA EVROPES FUTE8 KURSECHAPESLIGE3 TE PARE KURSE PARA PERKATITORE UEVA34EKIPE KURSE LIGaballkanikene kategoria trete jan6ekipe liga ballkanike
Përgjigju