Tirane - Nisi sot ( 15 nentor) edicioni i 26-të i Panairit të Librit. E kthyer në traditë, ceremonia çelëse, bëri bashkë në Pallat të Kongreseve edhe ‘kujdestarët’ e politikave të librit dhe bibliotekave.
Nuk ka lehtësi për ekspozimin. Shtëpitë e mëdha botuese janë rivendosur në hapësirat në kat të parë, ku për qiranë u duhet të paguajnë mbi 80 euro për m2 gjatë 5 ditëve Panair. E megjithatë, edhe botuesit e vegjël, si dy motrat Kokona, që kujdesen për botimet Kokona, i qëndrojnë besnikë traditës së Panairit dhe ekspozojnë ribotimet e babait, Vedat Kokonës.
Në kat të dytë të Pallatit të Kongreseve, takojmë një nga personazhet më interesantë të Panairit, shkrimtarin Viktor Canosinaj. Ai ka stendën e tij, ku çdo vit jo vetëm firmos autografë por edhe ekspozon librat e tij.
Do të ketë një sërë aktivitetesh promovuese deri të dielën, ku vëmendje të veçantë i është lënë letërsisë për fëmijë. Edlira Dedja, ka ardhur apostafat nga Zvicra ku jeton për të prezantuar ribotimet e babait të saj Bedri Dedes.
Sa i përket shtëpive botuese nga trevat e tjera shqiptare, mbizotërojnë stendat nga Kosova.
Kosova në fakt vjen me politika më të avancuara për librin, duke lehtësuar çmimet e botimeve për autorët, e njëherazi me një buxhet të lartë krahasuar me 12 milionë lekë që i jepen Qendrës së Librit në Shqipëri.
Mes 95 ekspozuesve janë me botimet e tyre në Panair edhe institucione akademike dhe fetare nga të gjitha trevat.
S.G/A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
67.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 786
Lajme të tjera
-
Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, grabitësit ishin 5 persona! Nipi i të moshuarve njoftoi policinë! Autorët u ndanë në 2 grupe, në ikje hapën zjarr ndaj efektivëve
10 Dhjetor, 12:56
-
Më pistoletë lodër, adoleshentët u grabisin paratë 2 personave në sheshin ‘Skënderbej’! Arresohet 17 vjeçari, në kërkim shoku i tij
10 Dhjetor, 09:42
-
Sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Ideal i përbashkët për të gjithë popujt! Ambasada e SHBA: Të krijojmë një shoqëri të barabartë
10 Dhjetor, 09:04
-
VIDEO/ Humbi rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, policia i vjen në ndihmë turistit gjerman
9 Dhjetor, 22:09
-
Tiranë/ ‘Jemi policë’, 3 autorë të armatosur tentojnë të grabisin një banesë në Prush! Shkëmbim zjarri me efektivët! Largohen drejt Liqenit të Thatë me ‘Audi’ me targa të vjedhura
9 Dhjetor, 19:42
-
26 janar-20 shkurt, ekspozitë në Tiranë për Paolo Rossin! Rama: Një legjendë i cili i kaloi kufijtë sportivë! Sacchi: Rossi na mësoi se duhet të jemi të parët
9 Dhjetor, 12:48
-
Tiranë/ Gjeli i detit produkt ‘luksi’, rritet çmimi në Baldushk! 1 kg gjel deti 100 lekë më shtrenjtë, pula 200 lekë! Tregtarët: Çmimi u rrit se na janë shtuar kostot
9 Dhjetor, 11:55
-
Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës'! Ekzekutohen 6 'arreste në burg', 6 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 mln lekë me fatura false
9 Dhjetor, 10:12
-
SPAK lëshon 15 masa sigurie për investigimin e inceneratorit të Tiranës, Report Tv zbardh ekskluzivisht emrat
8 Dhjetor, 20:30
-
Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për Mexhit Picarin! Apeli ul dënimin për të bijën
7 Dhjetor, 22:09
-
Protesta e personave me aftësi të kufizuara/ Kryetari i shoqatës, Tirana: S'do heqim dorë nga kërkesat! Xhangolli: Jemi në krizë mbijeteze, do hyjmë në grevë
7 Dhjetor, 18:53
-
Prezenca e OSBE-së: Nevojitet progres me Reformën Zgjedhore në Shqipëri
7 Dhjetor, 18:06