Sot kampion kombëtar në bodybuilding, Xhani Qela rrëfen rrugëtimin: Kërkon sakrificë, kam bërë edhe gabime! 40 mijë lek në muaj më duhen për fileto

“Derisa të arrija këtu kam bërë shumë gabime dhe kam mësuar rrugës,”-thotë Xhani Qela, kampion në bodybuilding.

Xhani Qela është 34-vjeçari nga Durrësi që u shpall kampion në rang kombëtar për kategorinë 'man physique' në bodybuilding. Një sport që kërkon përkushtim të madh dhe që vetë Xhani nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të merrej me të.

“Me thënë të drejtën unë s’e kam patur ndërmend për të shkuar te kampionati, por duke punuar me vite, edhe duke në botë si funksiononte, vendosa pse jo mos ta provoja dhe unë,”-u shpreh Xhani Qela, kampion në bodybuilding.

Xhani, ishte fare i ri kur nisi të stërvitet në palestër dhe pas 12 vitesh nisi t’i përkushtohej bodybuilding. Për Report Tv ai tregon se ky sport kërkon përkushtim shumë më të madh se sportet e tjera

“Përgatitja për një kampionat kërkon shumë seriozitet. Duhet të mbash dietë strikte. Pra çdo gjë duke e peshuar me gramaturë. Gjëja më e rëndësishme është orari dhe ritmi i duhur i ushqimit. Duhet çdo ditë të çohesh me orar në mëngjes, të bësh kardion dhe të ushqehesh sipas programit,”-tha 34-vjeçari.

Të merresh me badybuilding nuk duhet vetëm përgatitje fizike, por edhe shumë para.

"Po marr më minimale që vetëm fileto pule në muaj duhen 400 mijë lekë (qesh),"-thotë Qela.

Pa mbështetjen e familjes, 34-vjeçari nuk do të mund të kishte arritur deri në tiutullin kampion.

“Është shumë e vështirë sepse të rëndon nga ana psikologjike. Duhet të kesh mbështetje nga njerëzit, nga familjarët, nga kolegët sepse jo çdo njeri e kupton situatën ku je ti,”-deklaroi Xhani Qela, kampion bodybuilding.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë