Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira

Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat . 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025.

Ndërsa ligji i miratuar në seancën e sotme, parashikon hyrjen në fuqi të tatimit për të vetëpunësuarit dhe entittet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

Në ligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi. Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%. Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%.

Gjatë seancës është mbajtur edhe interpelanca mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Deputetja demokrate akuzoi qeverinë se nuk ka treguar transparencë lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetit. Por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve dhe se çdo qytetar mund të marrë informacion.

Debate pati edhe mes Berishës dhe deputetëve socialistë Balla dhe Gogu sa i takon akuzave që ish kryeministri pati për kryebashkiakun e Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji, iroinizoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi mbi situatën ku ndodhet siguria në vend pas ngjarjeve më të fundit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat

1679597200_Screenshot5.jpg

Kuvendi ka miratuar me 70 vite pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Ndërkohë është rrëzuar amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për hyrjen në fuqi të vendimit për zero taksë ndaj profesionistëve të lirë duke nisur nga 2025. 

Nusret Avdulla i grupit parlamentar të PDIU (Drejtësi dhe Integritet) ka votuar pro ligjit per tatimin mbi të ardhurat

Ora 15:56
VIDEO/ Balla i kthehet ashpër Zhupës: Je e paedukatë

 

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është kthyer ashpër deputetes Ina Zhpa duke e konsideruar të paaftë. Pasi kjo e fundit i cilësoi deputet e PS si “hajdut”, Balla tha se ajo nuk meriton një përgjigje nga këto.

“Ti je e paedukatë, je goc e re po do të bësh politik, këtyre këtej t’i vish anash”, tha Balla, deputetes Ina Zhupa.

Ora 13:15
Sulmi në Top Channel, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: Kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo s’bie rrufeja në Parlamet! Duhet të vijnë këtu  

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi pasi nuk janë të pranishëm në Kuvend pavarësisht ngjarjeve të fundit.

 “Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna… kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në Parlament?

Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike,  dhe ku qytetarët ndihen të pasigurt duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga tëitteri dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime”, tha ai.

Ora 12:45
Berisha sulmon Veliajn dhe ironizon mazhorancën: I bëni fresk pylltarit 1 milionësh! Balla: E prishim Ramazanin po u morëm me ty! Gogu: Mos u merr me socialistët

 

Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mbjelljen e pemëve në Tiranë. Teksa përmendte mbjelljen e pemëve, ndaj tij ka reaguar Taulant Balla dhe Toni Gogu. Ky i fundit i sugjeroi të mblidhte demokratët duke ironizuar se po i troket ora e humbjes.

Berisha: Është krimministër, s’mund ta quani kryeministër. Bëni më mbledhje apo s’ju vjen më fare ai ju? Edhe po s’ju bëri kërkojeni. U thua qytetarëve të Tiranës se po furnizoni ujë kur 61% s’marrin as 8 orë ujë se e kam parë që i bëni fresk atij pylltarit 1 milionësh, atij që thotë se molla 1 milionë drurë. Po atë e vret zoti me këtë gënjeshtër se je dhe besimtar, s’duhet të pranosh kurrë këtë. Mos i shko afër se i qëllon si dëshmitar i rremë. E di sa janë 1 milionë fidanë? Një pyll 10 herë më i madh se parku i Liqenit.

Balla: Se jemi dhe me Ramazan, e prishim Ramazanin po u morëm me këtë.

Gogu: E kuptoj që e vërteta hju shqetëson. Pemët që kanë mbjellë qytetarët e Tiranës dhe shumë prej simpatizantëve që kujtojnë ditëlindjet, martesat e tyre dhe zbukurojnë qytetin s’mund t’i asgjësosh gënjeshtrën kronike tënden. Unë s’i bëj fresk askujt, i shërbej qytetarëve. Ajo cka të takon ty dhe mos u merr me ne socialistët, mos u merr me mbledhjet tona se s’po mbledh dot të tutë. Po të troket ora e humbjes ty dhe aty të shkoqurave që të vijnë vërdallë.

Ora 12:30
Berisha: Ujësjellësi parashikon humbje kur Shqipëria është e pasur me ujë! Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi

 

Sali Berisha po mban fjalën në Kuvend duke thënë Ujësjellësi parashikon humbje ndërsa Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Sipas Berishës, qeveria është fajtore për këto lëvizje ndërsa duhet që ta ulë çmimin e ujit deri në dhënien falas, jo ta rrisë me justifikimin e furnizimit 24 orë.

Nga ana tjetër u shpreh se po kalojnë ligjin për ‘Tatimin mbi të ardhurat’ që do të godasë profesionet e lira dhe sipas Berishës, qeveria ka synim t’i largojë nga Shqipëria.

“Kjo seancë është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve. Në aktin e parë ia rritët çmimin me 40% kur Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Në ligj e moral, autoritetet e vendit duhet t’ia ulin çmimin deri në dhënien falas për shkak të rezervave të pafundme natyrore. Ju rritët çmimin me pretekstin e furnizimit 24 orë. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit? Ujësjellësi i Tiranës parashikon humbje 62% sipas këtij Enti Rregullator. Ju me lëvizjet që bëtë i dërguat drejt falimentimit këto sipërmarrje të mëdha. Në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë në këtë vend, kjo është e keqe që po harrohet se kaloni këtu në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkulueshme për shpopullim vlerësohet si akt genocidal dhe ju vijoni serialin, keni përzënë në 8 vite mbi 35% të shqptarëve por s’jeni të ngopur dhe tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme. Harroni që qytetarët kanë nevojë jetike për stomatologun, për kontabilistin, për avokatin, për të gjithë ata që quhen profesione të lira dhe ju me një të rënë të lapsit doni t’i përzini nga Shqipëria. Nuk është këtu ai ministri i familjes. Në moton kokën njëri-tjetrin, licensë për vrasjen, rendi në duart e krimit, poliica nuk ekziston, kjo është siguria dhe kushtet për largimin e shqiptarëve.”, tha Berisha.

Ora 11:50
Tabaku- Ibrahimajt: Qenke vetëm sot, s’të mëson dot njeri të flasësh! S’do gënjesh gjithnjë shqiptarët me fjalime të gatshme

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka cilësuar si jo shteruese përgjigjet e interpelancës me ministren e Ekonomisë dhe Financave. Tabaku akuzoi ministren se vjen me fjalime të gatshme dhe pa përgatitur dhe se gënjen qytetarët shqiptarë.

“Nuk pres dot që ministrja e Financave mos të na thotë asnjë shifër. Është fatkeqësi, shpresoj që qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë proces për tenderimet, abuzimi me kreditë e buta. Ministrja është vetëm sot, s’ka kush e mëson të flasë. E kuptoj që fjalimet e gatshme mund të ecin në disa raste por jo gjithmonë. Nuk i gënjen dot përjetësisht qytetarët. Shpresoj që zyrtarët përgjegjës të jenë para drejtësisë.’- tha Tabaku.

Ora 11:46
Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut: Po thoni të pavërteta, recitoni shifra dhe nuk dëgjoni

 

Ministraja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku për mos transparencë për fondet e rindërtimit.

‘Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaftësi arrogancë e zgjedhur e pazgjedhur. Pra të mos merremi me kush ka zgjedhur dhe si ka zgjedhur. Po recitoni shifrat dhe nuk dëgjoni. Po thoni të pavërteta! Ishte e nevojshme që ndërhyrja të ishte emergjente. Ndihem e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Kemi parashikuar një fond për 2023.- u shpreh Ibrahimaj.

Ora 11:37
Tabaku-Ibrahimajt: A je e paaftë apo arrogante? Flit me shifra jo me foto, jeni bërë ‘copy-paste’ si Rama! Paske bërë punë nga kafja, s’bën dot analizë

 

E ashpër ka qenë me replikën deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila po zhvillon një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimajn. Tabaku thotë se pavarësisht se kërkoi të flitej për fondet e Rindërtimit, ka mbetur e shastisur nga përgjigja e ministres pasi flet me foto dhe jo me shifra. Tabaku madje e cilësoi ministren arrogante dhe të paaftë.

“Shpresoj të ketë qenë lapsus, po ministrja është kaq largpamëse sa parashikon shumë fatkeqësi. Ministrat janë të pazgjedhur dhe flasin me arrogancë, të gjithë copy paste me kryeministrin. Kur pret të të flasë me shifra, Ministrja flet me fotografi. Si mundet dikush që mban përgjegjësinë për buxhetin e shtetit tregon fotografi, tregon piktura. Arroganca është fatkeqësi. Dhe kjo ka ndodhur procesi i rindërtimit. Teksa fliste, mua më vinin mesazhe nga qytetarë që thonë se s’kanë marrë asgjë nga fondi i rindërtimit se nuk kanë qenë me PS. Unë e pyes sa ka kushtuar ajo më thotë i kemi çuar në hotele? Po kë të pyes unë? Kush mban përgjegjësi?

A ke ndonjë lidhje ti me ato kompani apo ish zv kryeministri, keni përdorur fatkeqësinë me biznes. A je e paaftë apo arrogantë, nuk e di? Ministrja i bën punët e veta nga kafja po grupi parlamentar ka llogaritur dhe ka analizuar çdo gjë mbi buxhetin faktik. Duhet të kishim përgjegjës para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe u mbyllën sytë. Emergjenca sot po përdorët si justifikim për biznesin dhe krizën. Këta zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjësi.”- tha Tabaku.

Ora 11:27
Ministrja e Financave i përgjigjet Tabaku: Rindërtimi vijon me ritme të shpejta, ka transparencë për përdorimin e fondeve! Thumana ka rilindur

 

Me një foto në dorë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tregoi ndryshimet që janë bërë në Thumanë para dhe pas tërmetit. Përgjigja e ministres në Kuvend erdhi pas akuzave të deputetes Jorida Tabaku për abuzimet sipas saj me fondet e rindërtimit. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se rindërtimi vijon me ritme të shpejta ndërsa pohoi se të gjitha fondet e rindërtimit janë të tenderuar dhe tashme janë subjekt i KLSH-së.  Ndërkohë sipas ministres nuk ka asnjë detyrim të prapambetur nga fondet e rindërtimit. Ministrja tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve.

‘Se di ku e gjeni forcën që thoni se tërmeti po përdoret për qëllime elektorale. Qeveria e ka për detyrë që tu gjendet pranë çdo shqiptari. Fill pas tërmetit ne u përballëm me pandeminë dhe këto janë ngjarje që nuk mund të merren sit ë veçanta apo të shkëputura. Kemi një proces rindërtimi që po vazhdon me ritme të shpejta ndonëse ka pasur dy kriza të njëpasnjëshme. Kjo na jep një mundësi që të tregojmë sesi ne arritëm që të transformojmë lagjet të tëra dhe tu japim një shpresë shqiptarëve.

Tërmeti kishte shkaktuar një dëm total prej 1 mld euro. Pati shumë njësi banimi të cilat u dëmtuam. Në kushtet e emergjencës qeveria shqiptare u angazhua përmes mekanizmit të fondit rezervë dhe akorduan për të dëmtuarit nga tërmeti. Si asnjë vend tjetër të botës në një kohë rekord të dëmtuarve nga tërmeti u akomoduan në hotele dhe jo në çadra.  Nuk ka detyrime të prapambetura nga fondi i rindërtimit.

Te gjitha fondet e rindërtimit janë tenderuar si çdo projekt tjetër. Të gjitha janë subjekte të KLSH-së. ju ftoj që kur hidhni këto supozime të vini me shifra e projekte konkrete. Jo me supozime të dëgjuara në ambiente e kafene. Kam fakte që u them nuk janë kështu. Programi i rindërtimit ka një dimension të rëndësishëm sociale. Shkollat me financim të huaj sapo kanë filluar që të rindërtohen. Kemi angazhuar buxhetin e shtetit për shkak të emergjencës, dhe kreditë do të përdoren në të ardhmen.

Ne kemi dhënë informacion sa herë që është kërkuar. Kemi pasur transparencë maksimale për përdorimin e fondeve. Është e rëndësishme që mos të hidhet baltë mbi një proces për të cilin qeveria shqiptare ka marrë përgëzime dhe merita.’- tha Ibrahimaj.

Ora 11:07
Tabaku interpelancë me Ibrahimin: Qeveria s’pati transparencë për fondet e rindërtimit! Dështoi të plotësonte premtimet e mbajtura

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimi. Tabaku pretendon se qeveria nuk ka treguar transparencë. Tabaku thotë se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetin


Fjala e plotë:

Në vitin 2019, një tërmet tragjik goditi vendin dhe 51 shqiptarë humbën tragjikisht jetën ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën.

Qeveria shqiptare morri pjesë në fillim të 2020 në një konferencë donatorësh organizuar nga Bashkimi Europian dhe jo vetëm për të përfituar një shumë prej 1.15 mld eurosh nga të cilat 295 mln euro në formën e granteve dhe 853 mln euro në formën e kredive të buta.

Ndërsa kryeministri fillimisht vuri si kufi kohor vitin 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, ndërkohë që ish zv kryeministri Ahmetaj në një interpelancë me kolegun Xhaferri deklaroi se në vitin 2022 procesi i rindërtimit ka përfunduar.

Pas fatkeqësisë, qeveria shqiptare ngriti ministrinë e rindërtimit për të mbarëvajtur procesin e rindërtimit. Ndërkohë që flasim as ministria e rindërtimit dhe as ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk kanë një raport të qartë të kostove dhe ndërtimit në fushën e rindërtimit.

Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër. Raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se procesi i rindërtimit u bë pis pasi u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë

Ne, nuk kemi asnjë informacion jo vetëm se kur pritet të përfundojë procesi i rindërimit? Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 mld lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit (siç edhe do të tregohet më vonë).

Sikundër na mungojnë informacione në lidhje me kostot totale të këtij procesi; Sa është fatura e rindërtimit në total? Sa është vlera totale e fondeve që janë alokuar me VKM?

Në tre vjet e gjysmë pas rënies së tërmetit ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është vlera pasi ish ministri i financave dhe ekonomisë dhe përgjegjës për sektorin e rindërtimit ka deklaruar më herët që ky është një proces dinamik. Sot, a mendon njësoj ministrja Ibrahimaj? A mendon dhe ajo që ky është një proces dinamik që ndryshon nga çasti në çast apo ka për shqiptarët një përllogaritje të saktë të vlerës që do të marrë dhe ka marrë deri më tani rindërtimi?

Në vitin e katërt pas Fatkeqësisë (mars 2023), Qeveria ka Buxhetuar, Alokuar dhe Konsoliduar total 75 miliard lekë. Konkretisht në 2020 u konsoliduar 16.6 miliard lekë, në 2021 janë 29.5 miliard dhe në vitin 2022 janë 28.9 miliard lek shpenzime të realizuara. Viti aktual 2023 ka një Plan të Buxhetuar për Programin e Rindërtimit në masën 5 miliard lekë.

Ndërsa Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program.

Kjo do të thotë që sipas buxhetimit qeveria e mbyll programin me 80 mld lekë, por a është kjo vlera përfundimtare dhe reale me të cilën do të mbyllet rindërtimi? Mjafton të hedhim një sy në zonat ku është premtuar se do të investohet për projektin e rindërtimit për të kuptuar që qeveria shqiptare ende nuk e ka përfunduar procesin e rindërtimit.

Së dyti, në buxhetin faktik 2020 qeveria ka deklaruar se në lidhje me kreditë nga Konferenca e Donatorëve, 11% e huave (90 mln euro) janë finalizuar në marrëveshje konkrete ndërsa 160 mln euro ishin në proce negoçimi. Kjo shifër në fund të 2021 ka qenë në 150 mln euro për kreditë e buta.

Sa është sot e kësaj dite vlera e kredive të buta të nënshkruara nga qeeveria shqiptare? Pra sa kredi të buta ka marrë ministria e financave dhe ekonomisë për të lehtësuar situatën e shpenzimeve për rindërtimin nga buxheti i shtetit? Nëse lexojmë buxhetin faktit ne shohim se një raport kontradiktor me regjistrin e borxhit pasi nuk kemi asnjë reflektim të kredive të marra për rindërtimin referuar përshkrimit të kredive. Kjo situatë paraqitet si në vitin 2021 por edhe në fund të vitit 2022 madje dhe në janar të vitit 2023 vërehet se nuk kemi asnjë përpjekje të qeverisë për të marrë një kredi të butë.

Në raportin e KLSH për vitin 2020 raportohet se “Në bazën e të dhënave të investimeve me financim të huaj për vitin 2020, rezulton se nuk ka projekte të reja që mund të lidhen me Rindërtimin” Duke pasur parsysh këto fakte do të ishte në interes të opinionit publik që Ministria e Financave dhe Ekonomisë si gardiane e buxhetit të shtetit dhe arkës së madhe të financave të na shpjegojë qartësisht se çfarë ka ndodhur me vlerën e 1.13 mld euro të donacioneve mbi tërmetin të marra nga konferenca ndërkombëtare.

Sa është lista e të gjithë marrëveshjeve të huave që janë nënshkruar nga qeveria në lidhje me rindërtimin?

Si janë detajet e këtyre marrëveshjeve? A janë ato publike dhe të aksesueshme jo vetëm nga deputetët por edhe nga palë të treta? A kemi ne një vlerë të marrëveshjeve dhe objektin e secilës marrëveshje të huasë përfshirë datën e nënshkrimit të saj, normën e interesit, kohëzgjatjen, institucionin kreditues dhe vlerën totale të huasë të disbursuar? Qytetarët janë sot në errësirë të plotë në lidhje me shumën e parave që është përdorur nga fondi i thuajse 300 mln euro grante që ka përfituar vendi. Në raportin e buxhetit 2020 shkruhet që qeveria ka nënshkruar 277 mln euro nga grantet por sot e kësaj dite nuk kemi asnjë detajim për këto grante.

A janë përkthyer në investime për qytetarët shqiptarë në procesin e rindërtimit grantet që raporti i buxhetit faktik 2020 pretendon se janë marrë në vlerën e 277 mln eurove?

A janë raportuar këto grante të marra, sipas buxhetit faktik 2020, në raportin e investimeve vjetore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë? Përpos situatës me donacionet dhe grantet nga konferenca një tjetër situatë interesante na shfaqet në buxhetin e shtetit. Në buxhetin e shtetit për vitin 2021 në tablenë e treguesve fiskalë të buxhetit të konsoliduar pjesa e fondit të rindërtimit është parashikuar në vlerën e 29 mld lekëve për vitin 2021 dhe në vitin 2022 janaë parashikuar 6 mld lekë ndërsa për vitin aktual 0 lekë. Si ka mundësi që qeveria ka ndryshuar mendim duke akorduar edhe këtë vit një shumë prej 5 mld lekësh? Përse qeveria nuk ndërmorri ndryshimet e nevojshme në këtë parashikim edhe kur preku disa herë me radhë buxhetin e shtetit për 2021 me rastin e pandemisë?

A kanë lidhje këto donacione shtesë me detyrimet e prapambetura që ka krijuar qeveria shqiptare si pasojë e keqmanaxhimit të procesit të rindërtimit nga ana e saj? Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program. Por a është realisht viti i fundit? Mgjths deri më tani qeveria shqiptare ka buxhetuar 80 mld lekë për procesin e rindërtimit, na rezulton se vlera totale e tenderave të hapura për këtë proces është ajo e 96.6 mld lekësh; nga ku tender që kanë shpallur fituesin kanë vlerën e 84 mld lekësh.

Si shkpjegohet që kemi një diferencë mes vlerës ne buxhetim dhe asaj në tenderim?

Ndonëse qeveria u zotua se ajo do të zbatonte faturat e rindërtimi mbi bazën e legjislacionit në fuqi vërehet se vlera e alokuar nga qeveria shqiptare nga 2020 deri më tani nuk është reflektuar në treguesit fiskalë.

Çfarë fshihet pas kësaj situate ku vetë Ministria e Finacave ka dështuar që të paraqesë sipas parashikimeve ligjore për manaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjit përkatës në buxhetin vjetor? A kanë lidhje me rindërtimin detyrimet e prapambetura të dala edhe në buxhetin e vitit 2023 në vlerën e 5 mld lekëve? A ka ndikuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura procesi i rindërtimit duke rënduar pozitat e buxhetit? A kemi detyrime të fshehura nga procesi i rindërtimit? Sa më shumë që kalon koha aq më e paqartë shndërrohet situata në lidhje me fondet e rindërtimit dhe vetë procesin e rindërtimit. Ajo çfarë është e sigurtë deri më tani është se ky proces më shumë është përdorur arbitrarisht nga qeveria por duke dështuar në përmbushjen e premtimeve të mbajtura.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilaçe iu befshin te pangopur: 31/03/2023 13:32

    Ilaçe iu befshin te pangopur

    Përgjigju
  • Gripi: 31/03/2023 10:29

    Hera e pare qe i jap te drejte Saliut. Taksimi kaq i larte i profesioneve te lira eshte mbytes dhe do shkaktoje largim te profesioneve. Nuk rriten taksat ne periudhe krize o Edi Rama. Administro mire ato qe duhen mbledhur. Ka zona te tera ne tirane qe subjekte te grupuara nuk japin kupon dhe paguajne rryshfet.Turp

    Përgjigju
  • Naku: 31/03/2023 08:09

    Shume mire ben opozita qe kerkon ulje te taksave

    Përgjigju
  • Emigrant: 31/03/2023 07:42

    Ore si shpjegohet qe asnje deputet nuk ngre shqetesimin qe paten unxhineret dhe intelektualet qe ndertuan kaskaden e drinit dhe hidrocentralet e tjera qe saliu ua fali turkut te Korumit

    Përgjigju
  • vlonjati: 30/03/2023 23:45

    Diçka ke mesuar ti komentuesi i vetem i gazetes Shqiptarja.com,nuk i ben me komentet minute mbas minuti por tani ben pak pushim .

    Përgjigju
  • Mario: 30/03/2023 16:29

    Kjo Tabakaja eshte nje tarallake dhe teper acaruese. Nuk e di kush ia ka mbush mendjen se eshte e zgjut.

    Përgjigju
  • Linda: 30/03/2023 15:17

    Filloj prap kjo asnje nga diskutimet qe ben nuk eshte analiz e fakteve po sulm kunder zhvillimit te vendit.

    Përgjigju
    • Dritan: 31/03/2023 09:02

      O Linda sufllaqja, zhvillim i vendit qe te rrjepesh me taksa ata qe luftojne orar pa orar per mireqenien e familjes se tyre, ndersa oborrtaret e mbretit te tallen me keto taksa neper tendera? e

  • ganiu: 30/03/2023 14:04

    Turp per ty o tabak o flliqsire

    Përgjigju
  • Ledina: 30/03/2023 13:55

    Jorida tabaku fitoi pike ne opinion me kryesimin e Komisionit te Inceneratoreve, por i humbi me kundershtimin e PD-se zyrtare per te dale ne garen e kryetarve ne 61 bashki te Shqiperise, qe coi uje ne mullirin e kreut te agjenturses serbo-ruse ne Tirane.

    Përgjigju
  • klodjan: 30/03/2023 13:50

    o taraku po ti me ke je se se kemi marr vesh akoma

    Përgjigju
  • Taveni Kasemi: 30/03/2023 13:39

    Si ka mundësi që mbahet në politik biri kurvēs çuni Shegës në politik ? ? ? Ky bir kurve është mashtr<s ordiner komplet pler e vëndin e ka në burg. Po ky jo vetëm që sbën burg por dhe lef pa pushim. Kto gjëra ndodhin vetëm në Albanistanin e Evropës.

    Përgjigju
  • loni: 30/03/2023 13:10

    kjo tabaku nfakt eshte shume e afte per vete e ka goje te flas per te tjeret, po ik moj shushke

    Përgjigju
  • Mario: 30/03/2023 12:25

    tatim dividenti edhe per obligacionet e fondeve private te pensionit dhe bonot e thesarit qe vetem u ulet vlera nga investimi nominal ne vend te jene stimuluese si portofole investimi ne skemen e pensioneve shtese

    Përgjigju
  • Nertila: 30/03/2023 12:00

    Vetem keto te PD-se nuk i shohin shifrat qe nxirren nga qeveria Rama ku ne cdo moment jan transparent me ne

    Përgjigju
  • Gerta: 30/03/2023 11:59

    Shyqyr foli dhe kjo Tabaku njehere se po vdiste per pak vemendje

    Përgjigju
    • Italja si moter: 30/03/2023 13:43

      Oj tabakse trego nje here si e bleve vilen ne Lalez pastaj fol ,populli i kupton shifrat e qeverisr ,prandaj mos e prish fjalorin ,laj gojen kur te permendesh fjalen popull moj idiote .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës