Sot lamtumira për Havel
Berisha në Pragë

Sot lamtumira për Havel<br />Berisha në Pragë
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në funeralin shtetëror për ish- presidentit çek Vaclav Havel, në Pragë. Ceremonia do të nisë sot në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në katedralen më të madhe të vendit, St. Vitus Cathedral, në Kështjellën e Pragës.

Kryeministri dhe krerë të tjerë të lartë të shtetit, përfshi dhe presidentin Topi, zhvilluan homazhe në ambasadën çeke në Tiranë si dhe lanë një shënim në librin e ngushëllimeve.

“Presidenti Havel do të mbetet në kujtesën tonë si modeli i një udhëheqësi vizionar, i moderuar dhe i aftë për të ndryshuar sistemet totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë. Iu prehtë shpirti në paqe!” shkroi Topi në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Ish presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Havel vdiq të dielën në moshën 75 vjeçare. Havel ishte presidenti i fundit i Çekosllovakisë në vitet 1989-92 dhe i pari i Republikës Çeke në vitet 1993-2003. Ai u bë symbol i lirisë në Evropë dhe për këtë mori shumë çmime si atë Presidencial Amerikan për Paqe, Medaljen e Lirisë së Philpadelphias, Urdhërin e Kanadasë dhe shumë të tjera. Në vitin 2005 nga revista Prospect u zgjodh në mesin e 100 intelektualëve. Havel është vlerësuar gjithmonë për mënyrën paqësore me të cilën udhëhoqi vendin drejt rrëzimit të komunizmit. U njoh botërisht si politikani disident që luftonte pushtetin e ashpër komunist të Çekosllovakisë. Ai ishte lideri opozitar që udhëhoqi “Revolucionin kadifejtë” që e solli në pushtet e më pas solli demokracinë duke i bërë republika Çekinë e Sllovakinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?