Sot lamtumira për ish-ministren
e Kulturës Uruçi

TIRANE – I është dhënë sot lamtumira ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi jetë dje në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj.

Ish ministrja e Kulurës gjatë qeverisjes së socialistëve Esmeralda Uruçi dhe i shoqi u plagosën ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre në autostradën Tiranë – Durrës. Ata janë përplasur me një automjet tjetër, me targa TR 6058 K, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Homazhet për nder të ish-ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare u zhvilluan sot nga ora 10.00 - 11.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja, Valentina Leskaj shprehu ngushëllimet në emër të Partisë Socialiste. “Dua të shpreh ngushëllimet e mia, ngushëllimet e PS-së për këtë humbje që u nda jeta, nga aktiviteti publik dhe politik në një moshë shumë të re dhe padyshim që do të mbetet i çmuar kontributi i saj në jetën politike, në jetën akademike, kontributi si Ministre e Kulturës, kontributi i saj si një grua që ka ofruar vetëm mirësi ndaj të gjithëve”, tha zonja Leskaj. Të pranishëm në homazhe ishin edhe deputetët Gramoz Rucci, Namik Dokle, Arta Dade, Eglantina Gjermeni si dhe Mimi Kodheli.

Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, Pëllumb Pipero tha dje për “Shqiptarja.com”, se ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT dhe jo në Austri siç u përfol në fillim. Sipas tij, Uruçi është shtruar para dy ditësh në infektiv, ku u dyshua për meningjit purulent dhe hidrocefali, pasoja të shkaktuara nga aksidenti i 17 dhjetorit. Nga aksidenti shpëtoi i shoqi.

JETA E URUCIT
Esmeralda Uruçi ka drejtuar Ministrinë e Kulturës në vitet 1999 – 2001 në kohën kur qeverisnin socialistët dhe respektivisht Kryeministrat Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Ajo u largua nga kabineti në vitin 2001 kur në krye të qeverisë u zgjodh Fatos Nano. Me krijimin e partisë së re të Ilir Metës, Uruçi u angazhua duke drejtuar LSI-në në Shkodër, por më pas vendosi që të japë dorëheqjen.Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë. Është autore e disa teksteve universitare dhe botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit.

(ek/aq/im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'