Pas Gjermanisë sot në mbrëmje do mësohet kush është finalistja e dytë e Kupës së Botës Brazil 2014. Në “Arena Korinthias” në Sao Paolo, Holanda përballet me Argjentinën në një duel spektakolar dhe që premton shumë.
 
“Kam gati një plan për të bllokuar Messin dhe Argjentinën. Kjo është deklarata e prerë e trajnerit të tulipanëve Luis Van Gal i cili premton luftë ndaj amerikano-jugorëve dhe saktëson se nuk mendon vetëm për Messin.
 
“Ne do të përballemi me Argjentinën dhe jo me një lojtar të vetëm. Në këtë përballje nuk ka asnjë favorit shanset janë 50 me 50, tha Van Gal.
 
Lajm i mirë për portokallinjtë është rikthimi i De Jong i cili nëse mjekët japin ‘Ok’ mund të luajë, ndërsa portën do vijoje ta mbroje Silise.
 
Në kampin e Argjentinës i pari që karikon skuadrën dhe ambientin është kapiteni Leo Messi, i cili thotë se për një lojtar nuk ka asgjë më të bukur se të fitojë një Kupe Bote. Kjo është diçka qe ëndërrohet që kur je fëmijë.
 
Messi do jetë rreziku numër një për Holandën ndërsa trajneri i Argjentinës Sabeja në konferencë sqaron: “Ne erdhëm në Brazil me objektivin e parë arritjen mes katër më të mirave dhe ja ku jemi. Tani ne do përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje dhe të arrijmë në finale. Robben është një lojtar nga i cili duhet të kemi kujdes por Messi është më i mirë”.
 
Gjysmëfinalja e dytë Holandë-Argjentinë do gjykohet nga turku Cakir.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)