Ministrja e Jashtme në samitin virtual: Sulmi ndaj Ukrainës i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë! Zelensky zotohet të rimarrë gadishullin: Lufta nisi dhe do të përfundojë aty

Ministrja e Jashtme në samitin virtual: Sulmi ndaj Ukrainës i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë! Zelensky zotohet të rimarrë gadishullin: Lufta nisi dhe do të përfundojë aty

Olta Xhaçka

Lufta e tanishme e Ukrainës është rezultati i pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014, kështu e nisi fjalën e saj në samitin virtual Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Në samiti i iniciuar nga presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskyy i quajtur ‘Platforma e Krimesë’, ky i fundit bëri thirrje se do të zotohet për të rimarrë gadishullin e Krimesë, gadishull në të cilin lindi dhe do të përfundojë agresioni rus.

Rivendosja e ‘ligjit të ri botëror’ sipas Zelenskyt do të bëhet sapo Ukraina të rimarrë kontrollin e aneksimit të këtij territori.

Ministrja Xhaçka ndërkohë në fjalën e saj u shpreh se vendi ynë ka qenë një ndër shtetet e para që mori iniciativën për të mbështetur Ukrainën duke dërguar municione luftarake.

Xhaçka theksoi gjithashtu se viti 2014, me pushtimin e Krimesë bota nuk reagoi siç duhet dhe se Shqipëria, tashmë bashëkpenëmbajtëse me SHBA është duke mbështetur Ukrainën në mënyrë diplomatike për të izoluar Rusinë.

“Shqipëria ka mbështetur në maksimum Ukrainën dhe rezistencën e saj heroike, duke qenë një nga vendet e para që dërgoi municione, duke kontribuar në Konferencën e Donatorëve, duke miratuar ligjin e nevojshëm kornizë që na lejon të mirëpresim në vendin tonë ukrainasit që ikin nga lufta, duke u rreshtuar plotësisht me të gjitha sanksionet e BE-së dhe duke bërë maksimumin në Këshillin e Sigurimit, si bashkëpenëmbajtës me SHBA, për të mbështetur Ukrainën në mënyrë diplomatike dhe për të izoluar Rusinë”, tha ajo. 

E drejta ndërkombëtare ishte elementi tjetër në të cilën Xhaçka u ndal në samit ku tha se çdo shtet i cili beson në të duhet ta mbështesë Ukrainën, në mënyrë që veprime të tilla të paligjshme të mos përsëriten nga vende të tjera.

Pushtimi i Ukrainës nisi mbrëmjen e 24 shkurtit të këtij viti ku Rusia nisi bombardimet e saj në disa rajone të këtij territori. Një tjetër pushtim nga Rusia ka qenë në vitin 2014 ku ish bahskimki Sovjetik arriti të aneksonte Krimenë, për t’u rikthyer më vonë për të marrë territore të tjera. Perëndimi, BE dhe SHBA sëbashku me vendin tonë i cili më 1 janar nisi mandatin e saj 1-vjeçar në Këshillin e Sigurimit këtë vit, i janë bashkuar me sanksione të njëpasnjëshme Rusisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Samiti virtual, Zelensky zotohet të rimarrë Krimenë: Lufta filloi dhe do të përfundojë në atë gadishull

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë Samititi virtual “Platforma e Krimesë” , i cili kryesohej nga ai vetë, u zotua për rimarrjen e gadishullit të Krimesë.

 "Gjithçka filloi me Krimenë dhe gjithçka do të përfundojë me Krimenë. Unë besoj 100% se për të kapërcyer terrorin, për të rifituar sigurinë në rajonin tonë, në Evropë, në mbarë botën, është e nevojshme fitorja në luftën kundër agresionit rus.", u shpreh Zelensly.

Ora 18:26
Ministrja e Jashtme: Shqipëria mbështet Ukrainën, ashtu siç duhet ta bëjnë të gjithë deri në çlirimin e territoreve të pushtuara

Ministrja për Punët e Jashtm edhe Evropën është prezente sot në samitin virutal të Krimësë. Xhaçka është shprehur se mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës është sepse besojmë në të drejtën ndërkombëtare, në Kartën e OKB-së dhe se kjo mbështetje do të vijojë derisa të çlirohen të gjitha territoret e pushtuara. 

'Por ka edhe një arsye tjetër, ndoshta edhe më të rëndësishme, pse Shqipëria mbështet Ukrainën dhe pse ne besojmë se çdo vend që beson në të drejtën ndërkombëtare, në Kartën e OKB-së, në rendin e bazuar në rregulla, duhet të mbështesë Ukrainën deri në çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara, rivendosjen e sovranitetit të saj mbi të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse nga çdo pjesë e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Sepse duke mos e bërë këtë tani, do të rrezikohet i gjithë rendi i bazuar në rregullat ndërkombëtare, e gjithë arkitektura e sigurisë në të cilën ne të gjithë mbështetemi për paqen dhe stabilitetin në botë dhe do të inkurajonte çdo vend dhe lider autoritar në botë, që të ndërmarrë të njëjtat veprime si këto.'- tha Xhaçka. 

Ora 17:56
Xhaçka: Lufta në Ukrainë i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë! Aso kohe, bota nuk reagoi siç duket! Në vend që të ishte pengesë, shërbeu si inkurajim

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në samitin virtual ‘Platforma e Krimesë’ duke dhënë mesazhin e saj për rritjen e numrit të pjesëmarrësve. Sipas Xhaçkës, kjo tregon mbështetjen ndaj Ukrainës ndërsa vijojn sulmet nga Rusia.

Xhaçka shton se lufta i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë pasi aso kohe bota nuk reagoi sic duhej, ndaj Rusia ndërmorri një tjetër hap për të sulmuar Ukrainën.

“Një vit më parë përfaqësues nga vendet tona u mblodhën në Kiev për prezantimin e Platformës së Krimesë. Jam shumë e lumtur të shoh që sot, një vit më pas, numri i pjesëmarrësve si dhe niveli i përfaqësimit nga vende dhe organizata është rritur. Unë besoj se nuk është vetëm një deklaratë e qartë e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimit pa mëdyshje të agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër një vendi të pafajshëm, por edhe një njohje e qartë e faktit se gjithçka filloi me pushtimin e paligjshëm të Krimesë në 2014.

Lufta e tanishme, një luftë e pakuptimtë, kriminale që ka shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të tilla, i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë dhe në faktin se në atë kohë bota nuk reagoi siç duhet ndaj asaj që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë rendit të bazuar në rregulla. Reagimi i botës ishte i butë. Çmimi që Rusia pagoi për veprimin e saj të paligjshëm ishte i tillë, saqë në vend që të shërbente si pengesë, shërbeu thjesht si inkurajim për luftën aktuale”, tha Xhaçka.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 23/08/2022 18:33

    Shqiptarët po, por agjenti rus Edvin shkjau shqipfolës me kukullat e tija kurr jo !

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 23/08/2022 18:11

    Ama duhet te kisht reaguar dhe Rama, por i doli nga mendja ne ate kohe.

    Përgjigju
    • Blloku: 23/08/2022 19:32

      Pse Ardit Gjebra je ti o dhender apo je kollovar?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës