PRAGË- Ditën e sotme është mbajtur në Pragë takimi i Komunitetit Politik, ku u diskutua për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mes 5 folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti Zelenksy, kryeministrja britanike Truss, kryeministri Store dhe kryeministri Fiala. Rama mbajti fjalën nga ora 13.30-13.40. Gjatë ditës së sotme pati takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në Komunitetin Politik Evropian u shpreh se ky është një moment kritik i cili e ka thelbin nga lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë vlerësoi komunitetin e politik evropian në aspektin e integrimit në BE.

“Ideja është që jemi në një moment kritik, prej luftës në Rusi. Dhe ky është një moment mundësie gjithashtu. Për të pyetur veten nëse jemi gati për të bërë gjënë e duhur, jo prej frikës, por sepse është gjëja e duhur. Edhe pse ideja e Komunitetit Politik Evropian është e tre shekujve më parë, fakti që kjo ide është rikthyer sot në këtë tavolinë është e rëndësishme, pasi ne duhet të jemi të aftë për të qenë të gjithë bashkë, pavarësisht nëse jemi ose jo aktualisht pjesë e BE.-  u shpreh Rama. 

Kryeministri u shpreh se nga agresioni rus mund të marrin mesazhin se Ballkani nuk mund të lihet vetëm njëlloj si në periudhën e pandemisë. Një tjetër problematikë që kreu i qeverisë ngriti në fjalën e tij ishte dhe largimi i të rinjve nga vendi i tyre nga bashkëpunimi i pakët me universitetet evropiane.

Edhe pse kam publikuar dje një editorial me Mark Rutte, ku sigurisht unë shpreha mbështetjen për këtë nismë, unë njëkohësisht dua të ndaj edhe frikën. Ballkani mund të lihet sërish vetëm, në çështjet e energjisë ku çmimet kanë prekur qiellin. Njëlloj siç u lamë vetëm në fushatën e vaksinimit gjatë pandemisë. Kam frike se të rinjtë tanë më të mirë, mund të largohen drejt universiteteve europiane për sa kohë universitetet tona në Ballkan nuk do jenë pjesë e bashkëpunimit dhe rrjetit evropian.- tha Rama. 

Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike. Në një intervistë për Politico, Rama dhe kryeministri i Holandës Mark Rutte thanë se do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar Ukrainën dhe theksoi se nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë. 

Rama u shpreh ndër të tjerase të gjithë kanë nevojë për një platformë ku mund të takohen e të diskutojnë, janë apo jo anëtarë të BE-së. Një tjetër pikë që do të diskutojnë është si të punojnë për një sistem energjetik europian me efekte zero në klimë.

Nuk do të mbetet jashtë vëmendjes siguria kibernetike për t’u mbrojtur nga sulmet apo kërcënimet si dhe investimi për të rinjtë duke thënë se duhet nxitur bashkëpunimi midis universiteteve europiane.

 Agjenda e komunitetit politk europian

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Rama publikon foton duke ngrënë nga Praga: Kur mbarojnë takimet edhe bufeja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të veçantë nga Praga, ku po mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian. Kreu i qeverisë në foto duket teksa po ha diçka, ndërsa thekson se bufeja tashmë është drejt përfundimit.

‘Kur mbarojnë takimet dhe ka mbaruar edhe bufeja’- shkruan kreu qeverisë.

Ora 13:28
Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër mbledhje

 

Nga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian.

“Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim” tha Rama.

Ora 12:30
Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri, pa Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha para gazetarëve në Pragë se 44  liderët e vendeve evropiane do t’i dërgojnë një mesazh Rusisë, se do të krijohet një rendi ri, po pa të duke e cilësuar si një ‘Rusi e Putinit’.

 “Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend”, u tha Borell gazetarëve në Pragë. Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar... Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”,  u shpreh Borell.