Ndikim i kushteve atmosferike të paqëndrueshme do të vijojë edhe në ditën e sotme në të gjithë vendin. Sot do të ketë mot kryesisht të vranët e reshje shiu. Sipas parashikimit të motit nga Meteoalb priten stuhi të përqendruara në zonën veriperëndimorë, ndërkohë që gjatë mbrëmjes reshjet do të spostohen në pjesën jugore të vendit.
Temperaturat minimale do të luhaten 5 deri në 12 gradë, teksa temperaturat maksimale parashikohen 13 - 14°C në veri, 18 -19°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi 15-255 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.